Muslimanët për lirinë, paqen dhe besnikërinë

Islami është paqja dhe muslimanët janë për lirinë, paqen dhe besnikërinë. Ashtu siç në të gjithë botën, në Lindje e në Perëndim, Xhemati Musliman Ahmedia njihet si pishtar i paqes, prej vitesh edhe në trojet shqiptare po shpërndan mesazhin e paqes. Duke ndjekur udhëzimet e liderit tonë botëror, Hazret Mirza Masrur Ahmedit, Kalifit të Pestë të Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht, Xhemati Musliman Ahmedia është i angazhuar tërësisht për të përhapur paqen me çdo mjet, anembanë botës. Përveç të tjerash, muslimanët ahmedianë shkojnë fshat më fshat e qytet më qytet për t’i dhënë gjithkujt mesazhin e paqes, që sot i mungon botës më shumë se kurrë. Kjo fushatë, me bekimin e Zotit, u nis edhe në trojet shqiptare, e cila bëhet nëpërmjet shpërndarjes së një fletëpalosjeje, të titulluar “Muslimanët për lirinë, paqen dhe besnikërinë”.