Tragjedi në Mekë – ngushëllime

Anëtarët e Xhematit Musliman Ahmedia janë tronditur dhe janë pikëlluar thellë duke dëgjuar lajmin tragjik të shtyrjeve gjatë ritualeve të haxhit në Mekë të Arabisë Saudite. Sipas lajmeve të deritanishme, qindra besimtarë kanë humbur jetë dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur në këtë incident. Ne u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta të gjithë atyre që janë prekur nga kjo tragjedi tronditëse, dhe i lutemi Allahut të Gjithëmëshirshëm për shërim të shpejtë për të gjithë të plagusurit. @AhmadiyyatIslam