Humanity First i dhuron lavanderinë Institutit të Nxënësve që Nuk Shikojnë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Humanity First i dhuron lavanderinë Institutit të Nxënësve që Nuk Shikojnë

Instituti i nxenesve qe nuk shikojne

Xhemati Musliman Ahmedia me organizatën e tij humanitare “Humanity First” pati mundësinë t’i ofrojë ndihmë me bazë materiale Institutit të Nxënësve që Nuk Shikojnë (INNSH), Tiranë, Elhamdulil-lah.

Instituti i Nxënësve që Nuk Shikojnë, përveçse u ofron shkollimin e nevojshëm nxënësve, shërben edhe si konvikt për 68 nxënës nga mosha 6 – 15 vjeçare, që vijnë nga e gjithë Shqipëria. Lavanderia e Institutit ishte në kushtet më minimale, gjë që e bënte të vështirë pastrimin e rrobave të konviktorëve. Humanity First, me bekimin e Zotit të Madhërishëm, i dhuroi Institutit:

  • 2 Lavatriçe me kapacitet 10 kg secila.
  • 1 Tharëse rrobash
  • 1 Hekur profesional

Instituti i nxenesve qe nuk shikojneInstituti i nxenesve qe nuk shikojneInstituti i nxenesve qe nuk shikojneXhemati Musliman Ahmedia falënderon Drejtorin e Institutit Z. Gjet Ndoj për bashkëpunimin dhe për pranimin e kësaj ndihmese modeste.

Më datën 6 shkurt 2019, Instituti organizoi takimin për këtë akt-dhurim, ku ndër të pranishmit, ishin Z. Gjet Ndoj, Drejtori i Institutit, përfaqësuesja e Bashkisë së Tiranës Znj. Migena Spaho, Drejtore e Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale, Samad Ahmed Ghori, Kryetar i Xhematit Musliman Ahmedia të Shqipërisë si dhe mësues dhe nxënës të dashur të Institutit.

Organizata Humanitare e Xhematit Musliman Ahmedia, #HumanityFirst, me bekimin e Zotit të Madhërishëm, i dhuroi Institutit të Nxënësve që Nuk Shikojnë pajisjet për lavanderinë e konviktit të tyre.

Posted by Xhemati Musliman Ahmedia on Thursday, 7 February 2019

Në fjalën e tij Z. Ndoj falënderoi Humanity First për dhurimin që do të rrisë cilësinë e jetesës së nxënësve, si dhe përfaqësuesen e Bashkisë për të qenë si moderatore e kësaj nisme.

Samad Ahmed Ghori mori fjalën dhe tha se Xhemati Musliman Ahmedia ndihet me fat që arriti t’u ofronte një ndihmesë të vogël nxënësve të këtij Instituti. Ai gjithashtu tregoi se Humanity First është një organizatë bamirëse e Xhematit Musliman Ahmedia që vepron pa ndërprerë në zonat e varfra të Afrikës, të Azisë, të Amerikës Jugore. Vetëm në tetorin e kaluar, udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Masrur Ahmedi, inauguroi një spital të madh në Guatemala. Tanimë kjo organizatë është aktive edhe në vendet e Evropës Juglindore, në Kosovë, në Maqedoni, në Bosnjë dhe në Shqipëri. Dhe kjo që bëjmë nuk është ndonjë favor, por vetëm detyrë.

Ne në radhë të parë jemi krijesat e të njëjtit Zot dhe si të tillë, duhet të duam njëri-tjetrin me dashuri vëllazërore, madje me dashuri amnore. Ky është edhe thelbi i motos “Dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd.”

Një poet i shquar pers, Sa’di Shirazi thotë:

Njerëzit janë anëtarët e një tërësie
që gëzojnë një krijim dhe një shpirt
nëse një anëtar vuan nga dhimbja
anëtarët e tjerë patjetër do të shqetësohen
nëse nuk ke dhimbje për dhimbjen e njeriut
nuk mund të mbash dot titullin e njeriut

Në qoftë se e ndiejmë këtë dhimbje, kemi sy dhe kemi vizion. Nëse jo, edhe këta sy nuk na kanë hyrë në punë. Prandaj, Kurani thotë:

verberiaKuptimi është, në të vërtetë, njeriu nuk verbohet fizikisht, por shpirtërisht.

Kryetari i Xhematit Musliman Ahmedia falënderoi nxënësit dhe drejtorin e Institutit për pritjen, gjithashtu edhe Znj. Migena Spaho, përfaqësuesen e Bashkisë së Tiranës për koordinimin.

Instituti i Nxënësve që Nuk Shikojnë dhe Humanity First

#HumanityFirst, me bekimin e Zotit të Madhërishëm, i dhuroi Institutit të Nxënësve që Nuk Shikojnë pajisjet për lavanderinë e konviktit të tyre. Nxënësit e shpërblyen organizatën me këtë koncert duke shfaqur talentin e tyre të mrekullueshëm!

Posted by Xhemati Musliman Ahmedia on Thursday, 7 February 2019

Pas kësaj pritjeje, në nder të organizatës Humanity First, nxënësit e Institutit që Nuk Shikojnë, zhvilluan një koncert, në të cilën shfaqën talentet e tyre të shkëlqyera. Nxënësit nga mosha 6 deri në 15 vjeç, bënë shfaqje të ndryshme në skenë dhe me përgatitjet e tyre të shkëlqyera i emocionuan të gjithë spektatorët.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp