Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Xhemati Musliman Ahmedia ndihmon 35 familje në nevojë

Xhemati Musliman Ahmedia më 18 shkurt 2016 mori një nismë për t’u ardhur në ndihmë 35 familjeve në nevojë, në fshatin Rrubjekë të Maminasit. Në këtë aktivitet humanitar 35 familje morën secila nga një paketë ndihme, në të cilën gjendeshin ushqimet bazë. Familjet shprehën mirënjohjen dhe falenderimet e tyre, ku ndër të tjera thanë, se fushata të tilla nuk janë ndërmarrë nga askush në atë zonë përveç këtij rasti.

Xhemati Musliman Ahmedia ka zhvilluar këtë aktivitet humanitar, në vazhdën e shumë aktiviteteve të ngjashme, në Tiranë, Fier, Novoselë të Vlorës, Kashar, Berat etj.

Kjo bashkësi bën thirrje që çdokush që e ka të ndezur humanizmin në brendësinë e tij, të ndihmojë ato që i ka pranë dhe që janë në nevojë. Të dhënit nuk varfëron askënd, përkundrazi kthen shpresën, buzëqeshjen dhe mbush librin me të cilin çdokush do të dalë para Zotit.

18 shkurt 2016

1-Ndihmë71-Ndihmë1 1-Ndihmë2 1-Ndihmë3 1-Ndihmë4 1-Ndihmë5 1-Ndihmë6