Zhvillohet seminari, “Roli i internetit në përhapjen e mesazhit të Islam-Ahmediatit”
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Zhvillohet seminari, “Roli i internetit në përhapjen e mesazhit të Islam-Ahmediatit”

Është zhvilluar më 6 mars 2016 seminari i parë nga Xhemati Musliman Ahmedia me temë: “Roli i internetit në përhapjen e mesazhit të Islam Ahmediatit”. Ky seminar u mbajt në Kukës, ku pjesëmarrës kishte nga Shqipëria dhe Kosova.

Ligjëruesi Samad Ahmed Ghori, duke cituar profecinë e Kuranit,

“Është Ai që dërgoi të dërguarin e Tij me udhëzimin dhe fenë e vërtetë, që ta bëjë atë të triumfojë mbi të gjitha fetë, edhe pse mohuesit nuk e pëlqejnë këtë”.(Kurani Famëlartë 61:10),

tha se, ky ajet nga shumë prej dijetarëve të Islamit pranohet se i dedikohet kohës së Imam Mehdiut a.s dhe është paralajmërimi për triumfin e së vërtetës.

Teknologjia është një dhuratë e çmuar, e cila edhe pse e shpikur në rastet më të shumta nga shkencëtarët jomuslimanë, ne duhet të dimë se si ta përdorim atë në funksion të së vërtetës. Është dhuratë për Xhematin e Imam Mehdiut. Kjo u mbështet edhe nga një këshillë e dhënë nga Kalifi i V i Mesihut të Premtuar a.s (Allahu e ndihmoftë fuqimisht), drejtuar ahmedianëve në fjalimin e xhumasë së datës 15 tetor 2010, në të cilin ai tha: “Shfrytëzojeni teknologjinë moderne për të përhapur mesazhin e Islam Ahmediatit!”.

Në këtë seminar u dhanë disa nga mënyrat se si të punohet me teknologjinë e fundit, në përhapjen e Islam Ahmediatit, u ndanë edhe disa detyra për pjesëmarrësit, në mënyrë që e vërteta të buçasë në të gjitha trojet ku ka shqiptarë.

Në fund të takimit u shtrua një drekë për të pranishmit, ku si nga ligjëruesi por edhe nga udhëheqja e xhematit të Shqipërisë dhe Kosovës, u premtua se ky nuk do ishte seminari i fundit, por ky ishte vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë.

6 mars 2016

Seminar1Seminar2

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp