Lexoni online librat rreth Islamit, kudo, kurdo dhe në cilindo aparat që keni!
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Lexoni online librat rreth Islamit, kudo, kurdo dhe në cilindo aparat që keni!

Nga sot e tutje, me bekimin e Zotit të Madhërishëm, po postojmë librat online rreth Islamit të vërtetë në uebfaqen tonë, që vizitorët tanë të nderuar ta kenë më të lehtë leximin e tyre. Fitoni dije të përsosur dhe praktikojeni në jetën tuaj.

Ndonëse librat kanë qenë të pranishëm në uebfaqen tonë, ato ishin në formatin PDF. Në Librat Online nuk do të keni vështirësi për të hapur dhe nuk do të keni nevojë ta shkarkoni dhe ta zmadhoni atë për ta lexuar. Çdo libër do të ketë kapitujt e vet, të renditur, në mënyrë që të zgjidhni cilindo prej tyre. Elhamdulillah!

acefabbe

Klikoni “Librat” në Menu dhe zgjidhni librin “Njohja e Zotit” ose klikoni në imazhin sipër.

Si fillim, kemi postuar librin fenomenal “Njohja e Zotit”, të Hazret Kalifit të Dytë (r.a.), libër i cili është një udhërrëfyes për të arritur njohjen e vërtetë të Krijuesit dhe afrimin me Të.

Abonohuni:

përditësohuni falas
Mjafton të shkruani adresën tuaj elektronike (Email) në dritaren e abonimit, do të merrni çdo postim që do të bëhet në uebfaqen tonë www.alislam.al Inshallah!

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp