Xhemati Ahmedia u dhuron ushqime 110 familjeve në nevojë të Tiranës në gjatë pandemisë Covid-19

Me bekimin e Zotit të Madhërishëm, në javën e parë të prillit 2020, Humanity First, organizata humanitare e Xhematit Musliman Ahmedia, dhuroi pako ushqimore për 110 familje në nevojë të qytetit të Tiranës gjatë pandemisë së Coronavirusit.
Projekti u bë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe me Qendrën Komunitare “Gonxhe Bojaxhiu”. 2 tonë ushqim u shpërndanë mes familjeve në nevojë. 110 familje në nevojë të Njësive 4, 6, Vaqarr dhe Ndroq i morën pakot në shtëpitë e tyre gjatë vetë-izolimit për shkak të Pandemisë.
Në letrën e tij të drejtuar Fondacionit Xhemati Musliman Ahmedia, nr. prot 11619, dt. 01.04.2020., Kryetari i Bashkisë z. Erion Veliaj falënderoi Xhematin dhe Organizatën “Humanity First Deutschland” për ndihmën dhe mbështetjen gjatë këtyre ditëve. Z. Veliaj tha:
“Në emër të Bashkisë Tiranë dëshiroj t’ju falënderoj për mbështetjen që Fondacioni “Xhemati Myslyman Ahmadia e Shqipërisë” ka dhënë për realizimin e projekteve dhe nismave të ndryshme të ndërmarra për qytetin tonë.
Në këtë kuadër Fondacioni “Xhemati Myslyman Ahmadia e Shqipërisë” nëpërmjet bashkëpunimit me organizatën e vet humanitare të degës së Gjermanisë “Humanity First Deutchland” ka qenë mbështetës për të përballuar situatën e krijuar së fundmi nga pandemia e virusit Covid-19, duke ndihmuar me dhurimin e 110 pakove me ndihma ushqimore (produkte bazë të shportës) për familjet në nevojë, në territorin e Bashkisë Tiranë.”