Humanity First financon këndin e lojërave në Karaçevë të Kamenicës
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Humanity First financon këndin e lojërave në Karaçevë të Kamenicës

Humanity First

Organizata “Humanity First” – dega e Gjermanisë gjatë dy viteve të kaluara ka investuar dhjetra projekte në Kosovë. Ky është projekti i parë për vitin 2020 dhe, falë Zotit, është pëmbyllur me sukses.

Më datë 3 mars 2020, kryetari i Komunës së Kamenicës, z. Qëndron Kastrati së bashku me z. Fatmir Agaj nga Drejtoria Komunale e Arsimit kanë pritur në një takim në zyret e komunës koordinatorin e Organizatës “Humanity First” për Ballkan, z. Zubejr Khan dhe përfaqësuesin e kësaj organizate në Kosovë, ku kanë diskutuar për projektin e financuar nga kjo organizatë në fshatin Karaçevë e Poshtme.

Pas takimit, kryetari Kastrati së bashku me koordinatorin z. Khan, përfaqësuesin për Kosovë si dhe drejtorin e shkollës “Asllan Thaçi” z. Ramadan Guda kanë udhëtuar për në Karaçevë e Poshtme për të përuruar këndin e lojërave që gjendet në parkun e këtij fshati.

Kryetari Kastrati gjatë përurimit dhe shpalosjes së pllakës tha:

Ndihem tejet i lumtur që organizata “Humanity First” ka shprehur gatishmërinë për të financuar një projekt të tillë. Falënderoj zotëri Khan për interesimin e tij, që të realizojë këtë projekt. Uroj e shpresoj që të ketë kushte më të mira për fëmijët që të kalojnë kohën e lirë”.

Humanity FirstKoordinatori i Humanity First për Ballkan, drejtori i shkollës dhe kryetari i Kamenicës gjatë shpalosjes së pllakës
Humanity FirstKoordinatori i Humanity First për Ballkan dhe kryetari i Kamenicës gjatë shkëmbimit të mirënjohjeve

Më tej përmes rrjetit social Facebook, kryetari Kastrati ka falënderuar edhe z. Premtim Fazliun për angazhimin e tij në këtë projekt si dhe banorët që morën pjesë në kryerjen e punimeve.

Koordinatori i organizatës “Humanity First” për Ballkan, z. Zubejr Khan ka falënderuar kryetarin Kastrati për mundësinë e dhënë që të kontribuojnë në këtë projekt, duke thënë:

Jam shumë i lumtur që kemi bërë sado pak një kontribut këtu. Shpreh ndjeshmërinë time për këta fëmijë të këndshëm dhe të lumtur. Këta janë e ardhmja e Kosovës, dhe nëse këta janë të lumtur atëherë jemi edhe ne. Këtu do të jemi edhe për raste tjera brenda mundësive tona”.

Z. Ramadan Guda i cili është drejtor i shkollës “Asllan Thaçi” në fshatin Karaçevë të Poshtme, ka falënderuar organizatën “Humanity First” për financimin e projektit. Ai ndër të tjera tha:

Ky projekt është në të mirë të komunitetit dhe nxënësve. Projektet e tilla janë të mirëseardhura. Në emër të nxënësve dhe komunitetit iu falënderoj shumë”.

Humanity FirstFëmijët janë përfituesit më të mirë të këtij projekti të këndit të lojërave

Në këtë projekt të investuar përfshihen elemente të ndryshme të lojërave, veranda për diskutime dhe rekreacion, si dhe pajisje të tjera sportive. Për mirëmbajtjen e mëtutjeshme e këtij këndi të lojërave do të përkujdeset Komuna e Kamenicës. Ky projekt i “Humanity First” është mbuluar nga disa uebsajte, si dhe nga shumë përdorues në rrjetet sociale. Numri i fëmijëve që përfituan nga ky projekt është mbi 300.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp