Humanity First e Gjermanisë dhuron 45 tabletë për fëmijët e Komunës së Prishtinës
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Humanity First e Gjermanisë dhuron 45 tabletë për fëmijët e Komunës së Prishtinës

Humanity First

Kosova është njëra ndër shtetet e fundit në Gadishullin Ballkanik që është prekur me Koronavirus dhe sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, rasti i parë në Kosovë është shënuar më datë 13 mars 2020. Mirëpo, Qeveria e Kosovës (përkatësisht Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit) duke parë rrezikun e përhapjes së pandemisë, dy ditë më herët, më 11 mars, përmes një mase të përkohshme, ndërpreu procesin edukativo-arsimor në institucionet arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet në Kosovë.

Ministria e Arsimit e Kosovës në fund të muajit Mars ka filluar mësimin online për të gjitha klasët e shkollave fillore dhe të mesme, dhe nga ekspertiza e qeverisë së paku ky mësim online do të zgjasë më shumë se 6 muaj. Problemi është se mësimi online do të jetë i arritshëm për fëmijët vetëm përmes internetit. Fëmijët që nuk janë në një situatë të mirë financiare dhe prindërit e tyre janë në asistencë sociale do të kenë vështirësi për të marrë pjesë. Qeveria nuk është në gjendje financiare për t’i ndihmuar këto familje, sepse ajo po i ndihmon ata me pako ushqimore.

Një kërkesë për Humanity First nga Komuna e Prishtinës erdhi për t’u pajisur këta fëmijë me laptopë ose tabletë që përmes kamerës së laptopit nxënësi mund të marrë pjesë në mësimnxënie virtuale ku mësuesi mund të shohë nxënësin dhe nxënësin mësuesin gjithashtu. Kështu që javën e kaluar, më 24 prill, Humanity First e Gjermanisë i dhuroi Komunës së Prishtinës 45 Tabletë Lenovo.

Kryetari i Prishtinës Z. Shpend Ahmeti, ka falënderuar Humanity First e Gjermanisë në të gjitha rrjetet e tij zyrtare sociale (në Facebook, Instagram dhe Twitter) për këtë ndihmë të suksesshme duke thënë:

Thirrjes tonë për të dhuruar pajisje elektronike për fëmijët e Prishtinës i janë përgjigjur shumë qytetarë dhe kompani të ndryshme. Sot kemi pranuar 45 tableta nga Humanity First… I falenderojmë të gjithë për përkrahjen e iniciativës që asnjë fëmijë në Prishtinë të mos mbetet pa e vijuar mësimin në distancë”.

Gjithashtu edhe Komuna e Prishtinës (në Facebook, Instagram, dhe Twitter) ka falënderuar për këtë donacion duke thënë:

Jemi të mahnitur me përgjigjen e qytetarëve, institucioneve dhe bizneseve për pajisjet që po i dhurojnë për fëmijët e qytetit tonë. Ky solidaritet më kujton kohët më të vështira por edhe më gëzon tej mase për komunitetin tonë e veçanërisht për fëmijët tanë. Gjatë këtyre ditëve të aksionit tonë ju bashkangjiten shumë individë, biznese dhe organizata, andaj në emër të fëmijëve të qytetit dhe Komunës së Prishtinës, ju faleminderit të gjithëve për kontributin tuaj”.

Disa gazeta online kanë botuar lajmin për këtë donacion dhe totali i atyre që e kanë ndjekur këtë donacion është afro 900 mijë persona.

E gjithë kjo ndihmë na kujton fjalimin kryesor në Konferencën Ndërkombëtare të Humanity First më 2018 të Imamit dhe Kalifit tonë të dashur, Hazret Mirza Masrur Ahmedit (Zoti e ndihmoftë fuqimisht), ku tha:

Kudo ku njerëzit përballen me vuajtje materiale dhe privim të çdo lloji, Humanity First duhet të kërkojë të jetë në pararojë të ofrimit të ndihmës dhe mbështetjes. Pavarësisht se ku gjenden në botë, ose nga cili komunitet thërrasin ata, Humanity First duhet të përpiqet të sigurojë ndihmë për ata që jetojnë në varfëri ose vështirësi”.

Humanity First

Humanity First

Humanity First

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp