Humanity First dhuroi pako higjienike për më shumë se 500 persona në Istog të Kosovës
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Humanity First dhuroi pako higjienike për më shumë se 500 persona në Istog të Kosovës

HF Humanizmi

Kosova është ndër vendet e fundit në Gadishullin Ballkanik që është prekur nga Koronavirusi, dhe më 12 prill ka kaluar një muaj që nga rasti i parë i infektimit me këtë virus, dhe menjëherë Qeveria e Kosovës i ka shtuar masat e mbrojtjes së qytetarëve të saj. Por, në fillim të javës së kaluar, me shtimin e rasteve të reja (79 persona të infektuar vetëm brenda dite), qeveria ka ndërmarrë masa të rrepta dhe shumë qytete të vendit janë futur në karantinë për të parandaluar shpërndarjen e kësaj pandemie.

Kur jemi tek aspekti i pastërtisë, feja islame përveç pastërtisë shpirtërore, i jep përparësi shumë edhe pastërtisë fizike, ku përveç marrjes së abdestit para çdo namazi, na mëson që:

Pastërtia është pjesë e besimit”.

Humanity First i Gjermanisë së bashku me Xhematin Musliman Ahmedia të Kosovës dhe në bashkëpunim me Komunën e Istogut, ka ndërmarrë projektin e shpërndarjes së pakove higjienike për më shumë se 532  persona që janë të regjistruar në Qendrën për Punë Sociale në Komunën e Istogut. Qëllimi i kësaj ndihme është që me e mbajtë pastërtinë në nivelin shtëpiak gjatë kohës së karantinës.

Shpërndarja u bë përmes transportit shtëpi me shtëpi dhe pako higjienike përfshin 25 gjëra themelore për mbajtjen e pastërtisë shtëpiake: gota të plastikës, sapun, brushë për dhëmbë, pastë për dhëmbë, ajrosës për toalet, dezinfektues për duar, shampo për flokë, shpuzë për pastrim, detergjent për dysheme, detergjent për tesha dhe enë etj.. Brenda pakos higjienike është shpërndarë edhe një letër informuese në lidhje me 10 gjërat e rëndësishme të pastërtisë që duhet të kujdesemi për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Gjatë monitorimit dhe përgatitjes së pakove higjienike, kanë ardhë Drejtori i Drejtorisë për Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim Z. Enver Rugova, Drejtori i Arsimit Z. Hajrush Shoshi dhe Drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis Z. Besart Dreshaj, ata kanë kanë falënderuar për donacionin dhe thanë që:

Pakoja higjienike është dhuruar në kohën e duhur”.

Gjithashtu, Drejtori i Drejtorisë për Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Z. Enver Rugova përmes telefonit na ka kontaktuar duke thënë:

Në mbledhjen e Komunës kemi diskutuar se si do të shpërndahen pakot higjienike. Pakot do të shkojnë në vendin e duhur. Kemi zgjedhur familjet më skamnore dhe shpërndarja ka filluar. Familjarët (që kanë përfituar nga kjo ndihmë) janë të kënaqur dhe ne jemi shumë mirënjohës për këtë donacion të mjaftueshëm për familje”.

Ndërsa Drejtori i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis, Z. Besart Dreshaj ka qëndruar në vendin e shpërndarjes së pakove higjienike, ka dërguar disa foto dhe ka thënë:

Kjo është një pako e mjaftueshme dhe jemi mirënjohës për punën që po bën Humanity First”.

Humanity First i Gjermanisë, falë Zotit, është duke bërë punë të shkëlqyer duke i ndihmuar në vazhdimësi përmes rrugëve institucionale shtetet e rajonit në përgjithësi dhe shtetin e Kosovës në veçanti.

HF Humanizmi

HF Humanizmi

HF Humanizmi

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp