Humanity First dhuron pajisje higjienike në tri vende në Kosovë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Humanity First dhuron pajisje higjienike në tri vende në Kosovë

Humanity First

Kosova është njëra ndër shtetet e prekura nga Pandemia Covid-19, dhe menaxhimi i situatës është shumë i mirë, falë shumë shteteve dhe organizatave që janë duke e ndihmuar në mënyrë institucionale. Deri më tash numri i të prekurve me Coronavirus ka arritur në mbi 800 persona.

Njëra ndër organizatat që është duke e ndihmuar Kosovën në këtë kohë pandemie, falë Zotit Fuqiplotë, është edhe Humanity First e Gjermanisë. Në fillim të kësaj jave Drejtoria për Mirëqenie Sociale ka pranuar një donacion me produkte mbrojtëse për stafin e Kuzhinës Popullore në Komunën e Prishtinës. Ky donacion përfshinë materiale mbrojtëse si dorëza, maska dhe dezinfektues të duarve. I pranishëm në momentin e pranimit të donacionit ishte edhe Koordinatori për Projekte pranë Drejtorisë për Mirëqenie Sociale Z. Premtim N. Fazliu. Ai në lidhje me këtë donacion tha:

Edhe Kosova si i gjithë globi është prekur nga Pandemia Covid-19. Ne si Komunë e Prishtinës tashmë kemi ndërmarrë masa të cilat synojmë të bëjmë parandalimin e shpërndarjes të mëtutjeshme të Coronavirusit. Masat e ndërmarra deri më tani nga Komuna e Prishtinës kanë përfunduar të suksesshme, mirëpo ne gjithmonë kemi shprehur edhe gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar me partnerët tonë të ndryshëm. Si edhe herave të tjera, edhe kësaj radhe kemi gjetur bashkëpunim dhe mirëkuptim të jashtëzakonshëm me Humanity First dhe Organizatën AMJ (inicialet anglisht për Xhemati Musliman Ahmedia).

Së fundi, kemi pranuar një donacion të produkteve të ndryshme medicinale, që bëjnë parandalimin e përhapjes së Koronavirusit. Donacioni në fjalë është i dedikuar për tri institucione të ndryshme, duke filluar nga Komuna e Gjilanit, respektivisht për Spitalin Regjional të Gjilanit, gjithashtu për Policinë e Rajonale të Prishtinës, por edhe për Qendrën Kulturore dhe Sociale për të Moshuar, ku ne në baza ditore ofrojmë shujtë të ngrohtë për të gjitha familjet në nevojë. Rrjedhimisht, ne kërkojmë që ta vazhdojmë partneritetin tonë dhe kërkojmë mbështetjen e mëtutjeshme nga ju. Njëkohësisht, në emrin tim personal, në emër të qytetarëve të Komunës së Prishtinës, të Komunës së Gjilanit dhe në emër të stafit policor, unë shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për kontributin e juaj. Ju faleminderit!

Gjithashtu përmes Komunës së Prishtinës, një donacion tjetër me pajisje higjienike Humanity First e Gjermanisë e ka dhuruar edhe për Policinë e Kosovës. Në zyret e Policisë së Kosovës, na priti kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës për Regjionin e Prishtinës, Z. Imer Zeqiri. Ai pas marrjes së donacionit ku përfshinë: 100 pako dorëza, 300 maska, 40 litra dezinfektues për duar dhe 8 litra dezinfektues për tokë, tha:

Si kryetar i shoqatës për Regjionin e Prishtinës i Sindikatës së Policisë së Kosovës, unë falënderoj për ndihmën e dhënë për masat mbrojtëse në kohën e kësaj pandemie për Policinë e Kosovës, siç janë një sasi e konsiderueshme e dorëzave, maskave dhe dezinfektuesve për duar dhe dysheme. Në këtë rast dua ta falënderoj edhe drejtorin e Drejtorisë së Mirëqenies Sociale Z. Dren Kukaj, për shkak se fillimisht ne kemi kontaktuar me të dhe kemi kërkuar (mjete) për shkak të mungesës së mjeteve fillimisht të masave mbrojtëse që pjesërisht kemi pasë mungesë të tyre. Kështu që, edhe njëherë faleminderit shumë edhe për donatorin edhe për zyrtarët e Prishtinës”.

Humanity First

Z. Dren Kukaj, i cili është drejtor i Drejtorisë për Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës, ka qenë gjithashtu i pranishëm gjatë dhurimit të këtyre tri donacioneve në tri institucione, dy në Komunën e Prishtinës dhe një në Komunën e Gjilanit. Ai në shenjë falënderimi u shpreh:

Nuk është hera e parë që Humanity First i qëndron pranë Komunës së Prishtinës. Kësaj radhe kjo organizatë na ndihmoi me mjetet mbrojtëse në këtë kohë të jashtëzakonshme të emergjencës, jo vetëm në Komunën e Prishtinës dhe Kuzhinën Popullore të saj, por edhe policët që janë në detyrë dhe në vijën e parë të frontit. Dua ta shfrytëzoj këtë rast që ta falënderoj edhe një herë jashtëzakonisht shumë gjithë Organizatën Humanity First, që nuk është, po them prapë, nuk është hera e parë që po na ndihmojnë. Shpresoj që të tilla ndihma të kemi edhe në të ardhmen. Faleminderit shumë”.

Një qytet tjetër i prekur nga Coronavirusi është edhe Komuna e Gjilanit i cili është rreth 50 kilometra larg nga kryeqyteti i Kosovës – Prishtina. Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Z. Arbër R. Ismajli së bashku me Dr. Ukshin Ismaili kanë pranuar një donacion të vlefshëm nga Humanity First i Gjermanisë, si mbështetje me pajisje elementare higjienike dhe të nevojshme për Spitalin Rajonal dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komunën e Gjilanit. Gjatë marrjes së donacionit, nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Z. Arbër R. Ismajli tha:

Faleminderit përzemërsisht në emër të të gjitha institucioneve komunale në Gjilan. Është hera e dytë që Komuna e Gjilanit që merr donacion nga Humanity First me seli në Gjermani. Është kënaqësi e veçantë dhe është inspirim për ne për të qenë në luftë kundër Covid-19, një virus i panjohur tashmë. Shpresoj shumë që ndihma dhe asistimi i kësaj organizate do të jetë i vazhdueshëm për të gjitha institucionet. Faleminderit shumë edhe një herë përzemërisht për të gjithë këtë që keni bërë për ne dhe për qytetin e Gjilanit”.

Humanity First

Ndërsa përmes postimit në rrjetin social Facebook, duke e falënderuar donatorin, Z. Arbër Ismajli ndër të tjera tha:

Ne, u jemi shumë mirënjohës Organizatës Humanity First, për donacionin e dhënë, duke e konsideruar shumë jetik për nevojat të cilat po i kërkon koha. Kjo mbështetje e kësaj organizate do t’i përmbushë disa nga nevojat dhe kërkesat e mantelbardhëve, për t’ua bërë sa më të lehtë dhe të sigurt punën dhe operimin e tyre përgjatë situatës pandemike. Poashtu, për menaxhimin e sukseshëm të situatës pandemike nga ana e Komunës së Gjilanit, por, edhe Spitalit Rajonal, morëm nga një mirënjohje në shenjë falënderimi për luftën që po e bëjmë në frontin e parë të operimit ndaj Pandemisë Covid-19”.

Humanity First

Elhamdulil-lah, lavdia është e Allahut, mbulueshmëria mediale e këtij donacioni ka qenë e mirë. Mbi 25 gazeta online dhe persona zyrtarë e kanë postuar lajmin në rrjetet sociale dhe në uebsitet e tyre, dhe shikueshmëria totale është mbi 360 mijë ndjekës ose shikues.

Humanity First

Humanity First

Humanity First

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp