Humanity First u dhuron pako me ushqime 100 familjeve në nevojë të Shkodrës

Me bekimin e Allahut, më 23 prill 2020, organizata bamirëse e Xhematit Musliman Ahmedia “Humanity First”, në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës, shpërndau pako me ushqime dhe produkte të higjienës mes 100 familjeve në nevojë të Shkodrës.
Kryetarja e Bashkisë Znj. Voltana Ademi priti në zyrën e saj delegacionin e Humanity First dhe e falënderoi atë për ndihmën. Ajo gjithashtu siguroi që kjo ndihmë u shkon familjeve më në nevojë të Bashkisë së saj.
Humaniyt First përpiqet t’u vijë në ndihmë në sektore të ndryshme të jetës gjatë situatës kritike të Pandemisë Covid-19, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në vende të tjera të Ballkanit.