Ndihmë për shkollën speciale për të verbrit “Xheladin Deda” në Pejë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Ndihmë për shkollën speciale për të verbrit e me shikim të dobët “Xheladin Deda” në Pejë

shkolla per te verbrit

Humanity First – Serving Mankind” është një shoqatë bamirëse ndërkombëtare me moton:

Dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd.

Kjo shoqatë këtë vit ka ndihmuar në vende të ndryshme të Kosovës, duke dalë në ndihmë në sfera të ndryshme.

Humanity First” më 06 dhjetor 2018 i është përgjigjur nevojës së shkollës speciale për të verbër dhe me shikim të dobët “Xheladin Deda” në Pejë, i cili është institucioni i vetëm në Kosovë që ofron shkollim për nxënësit me nevoja të veçanta. Kjo shkollë daton në vitin 1982 dhe pavarësisht pengesave me të cilat ajo është përballur gjatë viteve, ajo ka pranuar studentë deri më sot.

Në objektin e kësaj shkolle zhvillohet mësimi dhe përgatitja e nxënësve të arsimit fillor dhe të mesëm nga mosha parashkollore deri në klasën 13, janë afro 30 nxënës brenda për brenda, mbi 40 nxënës janë të integruar në sholla të tjera të rregullta, shkolla ka po ashtu konviktin, staf pedagogjik janë 20 mësimdhënës, ndërsa staf teknik 15 deri 17 persona.

Problemi dhe nevoja e kësaj shkolle ka qenë të ftohtit gjatë këtij dimri në kabinetin për fëmijë sepse mjeti kryesor për leximin e Brajlit janë gishtat dhe nxënësit e kanë shumë të vështirë qëndrimin në të ftohtë.

Kësaj radhe shoqata iu përgjigjet nevojës së asaj kategorie. “Humanity First” i është përgjigjur kërkesës që ishte parashtruar nga Prof. Gani Gashi, i cili është profesor i gjuhës shqipe po në këtë shkollë, sipas kërkesës, shkollës i nevojiten disa mjete për mbështetjen dhe adaptimin e hapësirës së kabinetit të shkrimit dhe leximit të Brajlit.

Humanity First” iu ka dalë në ndihmë duke siguruar: tavolinë pune, tavolinë për aktivitete, laptop, mjete për ngrohje, perde etj. Profesor Gani Gashi i cili punon vullnetarisht në këtë kabinet komentoi:

Gjatë dimrit në këtë kabinet për fëmijë ka qenë shumë e vështirë për të lexuar sepse ka qenë shumë ftohtë, por tani ku ‘Humanity First’ ka dhuruar nxemjen do të jetë më lehtë”.

Drejtori dhe stafi i kësaj shkolle ishin shumë mirënjohës për këtë ndihmë që iu është dhuruar kësaj shkolle. Koordinatori i “Humanity First” për Ballkanin, zotëri Zubair Khan gjatë dhurimit të mjeteve tha:

Ky është vetëm një fillim dhe premtoj se edhe në të ardhmen do të jemi të gatshëm t’iu dalin në ndihmë”.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp