Udhëheqësi i Xhematit Musliman Ahmedia mbërrin në ShBA

Hazret Mirza Masrur Ahmedi u mirëprit nga 2000 muslimanë ahmedianë
Udhëheqësi botëror dhe Kalifi i Pestë i Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Masrur Ahmedi mbërriti në xhaminë “Bejtur Rahman” në Silver Spring, Maryland më 15 tetor. Shenjtëria e tij u përshëndet nga rreth dy mijë muslimanë ahmedianë, të cilët ishin mbledhur në selinë kombëtare të Xhematit Musliman Ahmedia të ShBA-ve për ta mirëpritur Udhëheqësin e tyre shpirtëror.
Muslimanët ahmedianë ishin mbushur me gëzim duke mirëpritur Shenjtërinë e tij, i cili nisi turneun e tij të katërt në ShBA që nga zgjedhja a tij si kalif në 2003. Para këtij turneu, ai ka vizituar ShBA në 2008, 2012 dhe 2013.
Shenjtëria e tij ka mbërritur në ShBA duke udhëtuar direkt nga Londra. Menjëherë pas mbërritjes në xhaminë “Bejtur Rahman”, Shenjtëria e tij udhëhoqi namazin e akshamit dhe jacisë.
Më 16 tetor 2018, Shenjtëria e tij bëri inspektimin e ambientit të xhamisë Bejtur Rahman. Ai gjithashtu inspektoi “Masroor Teleport” të MTA International, i cili është rinovuar kohët e fundit dhe udhëhoqi një lutje të heshtur.
Gjatë inspektimit, Shenjtëria e tij gjithashtu vizitoi zyrat administrative dhe kuzhinën (Langar Khana) në Bejtur Rahman si dhe takoi vullnetarët të cilët po kryejnë detyra të ndryshme në këtë periudhë.
Gjatë këtij turneu, Shenjtëria e tij do të përurojë tri xhami dhe do të takojë personalitete dhe zyrtarë të vendit si dhe mijëra muslimanë ahmedianë.