Humanity Frist - Xhemati Ahmedia për nevojtarët në vende të varfra
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Udhëheqësi botëror i Xhematit Ahmedia drejton konferencën vjetore të Humanity First

bamirësia

Fjalimi i Kalifit te pestë ne konferencën e Humanity First (Humanizmi në radhë të parë)

“Qëndroni pranë dhe fshijuni lotët atyre që janë lënë pas dore, dhe që janë zemërthyer e të lënduar”. (Hazret Mirza Masrur Ahmed)

Udhëheqësi botërorë i Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Masrur Ahmedi mbajti fjalimin kryesorë në konferencën ndërkombëtare të organizatës bamirëse Humanity First të shtunën më 3 mars 2018.

Projekti i Humanity First “Ujë për jetën”

  • Deri më tani vendosën 2,600 pompa uji në 19 shtete të botës duke u ofruar ujë më shumë se 3,6 milionë njerëzve.
  • 1,700 pompa uji në vendet afrikane: Gambia, Senegal, Sierra Leone, Liberia, Bregu i Fildishtës, Cameroon, Burkina Faso, Mali, Benin, Nigeri, Togo, Ghana dhe Nigeria.
  • 360 puse uji në Sind, të Pakistanit
  • Në Afrikën lindore çdo ditë më shumë se 430,000 njerëz marrin ujë nga pompat e instaluara nga Humanity First.
  • Në Afrikën perëndimore çdo ditë 2 milionë njerëz marrin ujë të pijshëm e të pastër nga pompat e instaluara nga Humanity First.

Projekti i Humanity Firt “Dija për jetën”

  • Janë ndërtuar 14 shkolla në Afrikën perëndimore në vendet: Gambia, Mali, Benin, Togo dhe Ghana.
  • 20 Qendra të formimit profesional po funksionojnë në këto vende

Përkrhaja ndaj refugjatëve të Rohingyasë

Xhemati Musliman Ahmedia në ndihmë të muslimanëve të Rohingyasë

www.alislam.alXhemati Musliman Ahmedia në ndihmë të muslimanëve të #Rohingya -sëOrganizata bamirëse #HumanityFirst e Xhematit Musliman Ahmedia e pranishme në Bangladesh. Vullnetarët e Xhematit duke qëndruar pranë dhe duke u ardhur në ndihmë refugjatëve të përvuajtur dhe të persekutuar të Rohingya. Humanizmi në radhë të parë! Dashuri për të gjithë, urretje për askënd!www.alislam.al

Posted by Xhemati Musliman Ahmedia on Friday, 8 December 2017

Konferenca 3-ditore, e mbajtur në xhaminë Bejtul Futuh në Londër, kishte një pjesëmarrje prej më shumë se 220 delegatë nga 27 vende të botës.

bamirësia humanity firstGjatë fjalimit kryesor, Hazret Mirza Masrur Ahmedi foli për objektivat e Humanity First duke përshkruar misionin e saj për të ndihmuar njerëzit në nevojë. “pa dallim race, besimi apo ngjyre”.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha;

Pothuajse në të gjithë botën, problemet, shqetësimet dhe konfliktet janë në rritje.  Shumë nga trazirat dhe vuajtjet janë të shkaktuara nga njeriu dhe si rezultat i sjelljes së gabuar dhe i padrejtësive të bëra nga njerëzit. Luftëra po bëhen, konfliktet po përhapen dhe mizori të tmerrshme po kryhen… Si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar, shoqëria po bëhet gjithnjë e më shumë e përçarë dhe e coptuar”.

bamirësia humanity firstHazret Mirza Masrur Ahmedi vazhdoi:

Fatkeqësi natyrore katastrofike po ndodhin në të gjithë globin, duke bërë kërdinë dhe duke shkaktuar shkatërrime të papërshkrueshme dhe mjerim. Kështu, padiskutim, bota në të cilën ne po jetojmë është e paqëndrueshme dhe e trazuar

Shenjtëria e tij tha që Humanity First duhet të jetë në pararojë për të dhënë lehtësim për ata që vuajnë.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha;

Pavarësisht nga shkaqet e vuajtjeve, nëse ne deklarojmë se jemi muslimanë te vërtetë, është obligimi për ne dhe detyrë kryesore t’u vijmë në ndihmë të gjithë njerëzve të cilët po përballen me vështirësitë dhe të përpiqemi të lehtësojmë dhimbjet dhe vuajtjet e tyre”.

Shenjtëria e tij tha se, qëllimi kryesor i organizatës Humanity First duhet gjithmonë të jetë “të lehtësojë vuajtjet fizike dhe mendore të njerëzimit.” Ai përshkroi “shërbimin ndaj njerëzimit” si një pjesë thelbësore dhe bazike të fesë islame.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

Kurdo që njerëzit përballen me vështirësi materiale ose vuajtje të çdo lloji, Humanity First duhet të jetë në pararojë për të ofruar ndihmë dhe asistencë. Pa pasur rëndësi se ku në botë, ose kujt komunitet ata i përkasin, Humanity First duhet të përpiqet t’u ofrojë ndihmë atyre që janë zhytur në varfëri dhe në mjerim. Ky është misioni juaj. Kjo është detyra juaj. Ky është besimi juaj”.

bamirësia humanity firstShenjtëria e tij tha se themelimi i Humanity First ishte të përmbushte përgjegjësitë islame vetëmohuese duke i shërbyer njerëzimit.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

Sigurisht, ishte përmbushja e objektivit të shërbimit ndaj të tjerëve në mënyrë vetëmohuese arsyeja e themelimit të organizatës Humanity First. Kjo është ajo që ju bën juve të ndryshëm nga organizatat e tjera sepse ju nuk po shërbeni në Humanity First vetëm nga natyra juaj e mirë apo nga detyrimet ndaj botës, por edhe sepse shërbimi juaj është njëkohësisht  kërkesë dhe thirrje e besimit tuaj.

bamirësia humanity firstHazret Mirza Masrur Ahmedi vazhdoi:

Islami na kërkon të fashojmë plagët e atyre që kanë dhimbje, të largojmë shqetësimet e atyre që janë të pikëlluar dhe t’u dhurojmë atyre dashuri dhe mëshirë pa pritur ndonjë çmim a vlerësim nga bota. Kështu, kurdo që një person përballet me vuajtje ose me mizori, është detyra juaj të jeni atje për ta ndihmuar dhe suportuar atë.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të Humanity First t’i fokusojnë të gjitha aftësitë e tyre drejtë përmirësimit të jetëve të atyre që janë më të pafat.

Hzret Mirza Masrur Ahmedi tha:

çdo kohë, ne duhet të përdorim në maksimum te gjithë aftësitë tona për të larguar të gjitha mundimet e njerëzve të pafajshëm dhe t’u japim rehati atyre që janë të lënduar nga mjerimi. Ne duhet të jemi atje për t’u fshirë lotët atyre që janë lënë mënjanë,që janë zemërthyer e të lënduar. Ne duhet te jemi atje për t’u dhënë shpresë atyre që kanë qenë të pashpresë.

bamirësia humanity firstShenjtëria e tij vlerësoi projektet humanitare të ngritura nga Humanity First në të gjithë botën, duke përfshirë spitalet dhe kampet mjekësore që janë në rritje ashtu si dhe uji i pijshëm i pastër që u është privuar  t’i sigurohet vendeve të largëta të botës.

Shenjtëria e tij përmendi Spitalin Nasir, i ndërtuar nga Humanity First në Guatemala i që do të hapet së shpejti. Ai kërkoi që Humanity First duhet të sigurohet që spitali të provojë qëndrueshmërinë dhe të përmbushë  nevojat për t’i shërbyer njerëzimit.

bamirësia humanity firstHazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

Në Guatemala, Humanity First i SHBA-së ka ndërtuar spitalin Nasir, i cili tani është drejt përfundimit. Gjithsesi, mos mendoni që ndërtimi është fundi, por është vetëm fundi i fillimit. Tani, ju duhet të merrni mjekë, infermierë dhe pjesën tjetër të stafit për t’u siguruar që spitali nuk do të bëhet një elefant i bardhë por do të për të përmbushur detyrat dhe misionin e tij për t’u shërbyer njerëzve të zonës duke u ofruar atyre ndihmë shëndetësore të niveleve të larta”.

Shenjtëria e tij foli për rëndësinë e përulësisë. Ai tha që suksesi i Humanity First nuk është i varur nga individët, s’ka rëndësi talenti apo aftësia, por suksesi varet nga mirësia dhe bekimet e Zotit të Plotfuqishëm. Ai tha se ata që shërbejnë në Humanity First duhet ta konsiderojnë si një privilegj të madh shërbimin ndaj të tjerëve dhe të veprojnë sipas mësimeve të besimit të tyre.

bamirësia humanity firstHazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

Ju duhet të mbani mend gjithmonë se çfarëdo mundësie që keni për të shërbyer ju jeni nën bekimin dhe pëlqimin e ALLAHUT të Plotfuqishëm dhe se po ndiqni mësimet e vërteta të Islamit, ashtu si Mesihu i Premtuar (paqja qoftë mbi të) na ka mësuar”,

Hazret Mirza Masrur Ahmedi më tutje tha:

Çdo musliman ahmedian që shërben në Humanity First duhet të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj ALLAHUT të Plotfuqishëm për mundësinë që ka për të shërbyer dhe për të fituar bekimet dhe shpërblimet e Tij”.

Në mbyllje të fjalimit të tij, Hazret Mirza Masrur Ahmedi u lut:

Unë lutem që Humanity First të vazhdojë të forcohet dhe të përmbushë qëllimin e shërbimit ndaj njerëzve, pavarësisht nga raca, besimi apo ngjyra, në të gjithë botën. Allahu ju shpërbleftë të gjithëve për përpjekjet tuaja të sinqerta dhe ju mundësoftë të rrisni shërbimin ndaj njerëzimit.

bamirësia humanity firstEventi përfundoi me një lutje të heshtur të udhëhequr nga Shenjtëria e tij.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp