Kalifi i Xhematit Musliman Ahmedia vendosi gurthemelin për bllokun e ri administrativ të xhamisë Bejtul-Futuh të Londrës

Xhemati Musliman Ahmedia rindërton zonën administrative që ishte djegur nga zjarri.
Më 4 mars 2018, Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Masrur Ahmed vendosi gurthemelin për bllokun e ri administrativ në kompleksin e xhamisë “Bejtul Futuh” ne Morden të Londrës.
Blloku administrativ, i cili do të ketë hapësira multifunksionale, zyra dhe hapësira akomodimi, është duke u rindërtuar pas dëmtimeve që shkaktoi zjarri i rënë në zonën përreth në shtator të vitit 2015.
Pas faljes së namazit të ikindisë ne xhami, Hazret Mirza Masrur Ahmedi vendosi gurthemelin ne këtë zonë.
Pas kësaj, bashkëshortja e tij, Znj. Amtul Sabooh Begum gjithashtu vendosi një gur, e ndjekur nga përfaqësues të ndryshëm të Xhematit Musliman Ahmedia.
Eventi u mbyll me një lutje të heshtur të udhëhequr nga Hazret Mirza Masrur Ahmedi.
Në fjalimin e së xhumasë të mbajtur më 2 tetor 2015, pas rënies së zjarrit, Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:
“Është thelbësore për një besimtar të vërtetë të kuptojë domethënien e vërtetë të durimit. Durim nuk do të thotë që një person nuk duhet të ndjejë keqardhje apo dhimbje për një humbje. Por, do të thotë që ai ose ajo nuk duhet të tronditet ose të ndihet i konsumuar nga hidhërimi ne atë nivel që të humbë sensin dhe shpresën e vet.
Hazret Mirza Masrur Ahmedi vazhdoi:
“Sigurisht, keqardhja është normale, por përkrah saj, njeriu duhet të kërkojë të gjejë dhe të bëjë një zgjidhje te qëndrueshme për të arritur një shkallë më të lartë në të ardhmen. Kështu, gjatë kësaj sprove, ne duhet të zotohemi dhe të tregojmë me veprimet tona që do të kalojmë me sukses këtë periudhë me durim dhe duke bërë sexhde përpara Allahut të Plotfuqishëm.
Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:
Siç e përmenda më parë, shumë dëme u shkaktuan nga zjarri. Megjithatë, InshaAllah, ne së shpejti do të ndërtojmë një ndërtesë më të mirë dhe më të fortë dhe ne do të jemi ata që me sinqeritet do të themi SubhanAllah! (I shenjtë është Allahu) dhe Masha’Allah! (Me dëshirën e Allahut).
Puna e rikonstruksionit do të fillojë së shpejti dhe pritet që objekti do të përfundojë dhe do të jetë funksional brenda dy viteve.