Përurimi i xhamisë "Fat'h-e-Azim" në Sion, Amerikë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Përurimi i xhamisë “Fat’h-e-Azim” në Sion, Amerikë

Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht

Sot jeni mbledhur këtu për përurimin e xhamisë në Sion. Allahu i Madhërishëm e ka mundësuar Xhematin e Amerikës që ta ndërtojë këtë xhami, dhe ta realizojë këtë vepër pikërisht në atë qytet që shënon një rëndësi të veçantë në historinë e Xhematit. Para dy ditësh, një gazetar më shtroi një pyetje që përse kjo xhami ka një rëndësi historike për këtë vend. Sigurisht, çdo xhami për ne ka një rëndësi të veçantë. Gazetari ishte i mendimit se gjoja unë kam ardhur këtu posaçërisht vetëm për këtë xhami. Unë i sqarova se unë kam bërë turne edhe në të kaluarën për përurimin e xhamive. Megjithatë, unë i thashë atij se sigurisht kjo xhami ka një rëndësi historike për ne sepse ajo është ndërtuar në një qytet, i cili ishte themeluar nga një kundërshtar i Islamit. Ata, të cilëve fusha e historisë u ngjall interes dhe kureshtje, padyshim do të përpiqen ta gjurmojnë këtë histori. Meqë, jashtë Xhematit Musliman Ahmedia, shumëkush nuk di këtë çështje, madje askush nuk ka idenë se kush ka qenë Douie (Dowie), prandaj Xhemati ka organizuar gjithashtu një ekspozitë që sqaron aspekte të ndryshme të kësaj historie, në bazë të të cilave, ky qytet ka një rëndësi të veçantë në këndvështrimin e Xhematit. Prandaj, të gjithë ata që janë të interesuar ta zbulojnë këtë histori, mund të përfitojnë diçka nga kjo ekspozitë apo të bëjnë shkrime rreth saj.

Megjithatë, siç kam përmendur më lartë, vlera historike e këtij qyteti, pretendimi i një të ashtuquajturi profet, retorika e tij e shëmtuar kundër Mesihut të Premtuar a.s., përfundimi i tij i keq dhe më pas themelimi i Xhematit të Mesihut të Premtuar a.s. në këtë qytet e bën çdo ahmedian mirënjohës dhe falënderues ndaj Allahut dhe e tillë duhet të jetë sjellja e çdo anëtari. Prandaj, në përputhje me porosinë e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., ne u shprehim mirënjohje edhe banorëve të këtij qyteti, të cilët kishin bërë presion mbi Këshillin Bashkiak, i cili më parë ishte shprehur publikisht kundër ndërtimit të xhamisë, por pas presionit të opinionit të gjerë publik, u detyra të ndryshonte qëndrimin dhe ta lejonte ndërtimin e kësaj xhamie.

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:

لا يَشْكُرُ اللهَ مَن لا يَشْكُرُ الناسَ.

ai që nuk i falënderon njerëzit, nuk e falënderon as Allahun. (Sahih ebi- Daud, hadith numër 4811)

Prandaj, në përputhje me këtë porosi, ne duhet të falënderojmë Zotin e Madhërishëm, i Cili na mundësoi ndërtimin e kësaj xhamie. Prandaj, kjo nuk është vetëm një ditë gëzimi për ne ahmedianët, madje një ditë për të shprehur mirënjohjen dhe falënderimin më të thellë ndaj Allahut, i Cili bashkë me këtë xhami, na tregoi një shenjë të qartë të vërtetësisë së Imamit të kësaj epoke, i cili është gjithashtu një shërbëtor i përulur i të Dërguarit të Allahut s.a.v.s..

Unë do t’ju rrëfej gjithashtu disa elemente të rëndësishëm nga faqet e historisë, të cilët tregojnë jo vetëm rëndësinë e kësaj ngjarjeje, po gjithashtu vërtetësinë e Mesihut të Premtuar a.s.. Sa më shumë do të falënderojmë Zotin e Madhërishëm, aq më shumë mirësitë Ai do të na zbresë dhe kështu do të na shfaqen shenjat e vërtetësisë së Mesihut të Premtuar a.s..

Kjo gjendje falënderimi dhe mirënjohjeje do të na bëjë dëshmitarë të kësaj vërtetësie. Ndonëse Allahu i Madhërishëm i ka bërë Mesihut të Premtuar premtime të panumërta lidhur me zhvillimin dhe përparimin e Xhematit. Zoti i premtoi Mesihut të Premtuar a.s. se do t’i tregojë përparimet e Xhematit, zhvillimet këto që ne i shohim sot. Megjithatë, ne do të jemi të denjë për t’u bërë dëshmitarë të këtyre përparimeve, vetëm atëherë kur do të jemi mirënjohës ndaj Allahut të Madhërishëm, kur do t’u bindemi urdhrave të Tij dhe kur të përmbushim detyrat tona karshi Tij. Ka premtime të pallogaritshme, përmbushjen e të cilave e kemi dëshmuar vetë me sytë tanë. Allahu shfaq përmbushjen e çdo premtimi në kohën e duhur. A nuk është kjo përmbushja e një premtimi të tillë që para njëqind e njëzet vjetësh, Hazret Mesihu i Premtuar a.s. me lejen e Allahut, kishte paralajmëruar për vdekjen e një gënjeshtari dhe kundërshtari të Islamit, i cili kishte deklaruar se asnjë musliman nuk do të hynte në qytetin derisa nuk pranonte krishterimin, sot me mëshirën e Allahut po ndërtojmë një xhami po në këtë qytet. Këto janë veprat e Allahut.

Allahu tregoi se si një milioner që gëzonte famën, madhështinë dhe pozitën shoqërore,  përfundoi duke qenë gënjeshtar dhe në anën tjetër përmbushi premtimin që i kishte bërë robit të Tij në një fshat të vogël të Indisë në lidhje me ripërtëritjen e Islamit, që sot është përmbushur në 220 vende të botës. Por, a përfundon detyra jonë me kaq? A të kënaqemi vetëm me kaq se kemi bërë xhami në një qytet të vogël të Amerikës dhe Xhemati ka shënuar hapat përpara në këtë aspekt. Allahu e ka bërë krejt tokën si fushë veprimi për Mesihun e Premtuar a.s.. Ne kemi për detyrë të sjellim qytete të vogla apo të mëdha si dhe vendet e botës nën robërinë dhe nënshtrimin ndaj të Dërguarit të Allahut s.a.v.s..

Nëse u hedhim një vështrim mjeteve që posedojmë, na duket kjo një punë e rëndë dhe masive. Megjithatë, Allahu na ka zgjedhur ne për përmbushjen e kësaj detyre.

Po ashtu, të gjitha këto arritje nuk janë veçse mirësia e Allahut që i ka premtuar Mesihut të Premtuar. Megjithatë, ai ka thënë: “E gjithë puna që kemi arritur të bëjmë është vetëm përpjekja jonë modeste. Por ajo që na nevojitet është lutja, e cila u jep përpjekjeve tona rezultate të duhura”.

Prandaj, ne duhet t’u kushtojmë vëmendje lutjeve dhe pikërisht ky është synimi prej xhamive, pra të tubohen njerëzit në të për adhurimin e Zotit. Të qëndrojnë para Zotit pesë herë në ditë. Të falin rregullisht namazin e së xhumasë. Të mos neglizhojnë a të harrojnë namazet e tyre në argëtimet dhe dëfrimet e dynjasë. Nëse i harrojmë adhurimet tona, atëherë ndërtimi i xhamive, nuk krijon asgjë më shumë se disa struktura, npëpërmjet të cilave, me u tregojmë të tjerëve se kështu kemi bërë një vend adhurimi për muslimanët, edhe pse sjelljet dhe moralet tona nuk do të jenë të tilla që të fitojnë diçka nga bekimet e kësaj xhamie, apo të konsiderohemi si ndihmës të Mesihut të Premtuar a.s., edhe pse ai ka thënë qartazi: “Bëhuni ndihmës të mi, përmes lutjeve të pandërprera, që të sohim sa më shpejt përmbushjen e mirësive të Allahut.

Kështu sot, secili prej nesh ka për detyrë të përmirësojë dhe të rregullojë nivelin e adhurimeve dhe t’i bëjë pjesë të pandashme të jetës së përditshme, me qëllim që të gëzojnë pranimin e lutjeve. Mësoni edhe fëmijët tuaj që të kultivojnë që tani praktikën e namazit. Përmirësoni namazet tuaja në përputhje me metodat e përmendura nga Allahu. Përkuluni para Allahut me sinqeritet dhe përkushtim të plotë dhe kërkojini atij fitore edhe në të ardhmen. Sa me fat do të jenë ata prej nesh, të cilët kanë zbuluar këto thesare dhe të bëhen dëshmitarë për zbirjten e këtyre bekimeve. Nëse ne arrijmë të lartësojmë nivielin e adhurimeve tona dhe t’i japim epërsi besimit para interesave materiale, ne sigurisht do të dëshmojnë përmbueshjen e atyre premtimeve në jetën tonë, që Allahu i ka bërë Mesihut të Premtuar a.s.. Prandaj, duhet të kushtojmë vëmendje ndaj gjendjes sonë të brendshme.

Mos u humbni në çështjet e kësaj dynjaje. Gjatë viteve të fundi, kanë ardhur azilkërkuesë të rinj, prandaj edhe ata nuk duhet të jepen pas dëshirave të kësaj bote. Secila xhami që ndërtohet këtu, duhet të na ngjallë një dëshirë të re, një përkushtim dhe një lidhje të re me Allahun e Madhërishëm. Sigurisht të gjitha premtimet e Allahut do të përmbushen patjetër, por mos ndodhë që për shkak të sjelljeve dhe veprave tona të dobëta, koha e përmbushjes së tyre të shtyhet ose të përmbushet me njerëzit e tjerë dhe ne të privohemi prej tyre.

Allahu i Madhërishëm i ka premtuar fitoren e Islamit të Dërguarit të Tij s.a.v.s. dhe kush mund të ishte profeti më i dashur tek Allahu përveç Hazret Muhammedit s.a.v.s., megjithatë në kohën e luftës së Bedrit, ky profet po i lutej Allahut me një mallëngjim, ngashërim, modesti, druatje dhe përgjërim të skajshëm. Zëri i tij dridhej nga mallëngjimi dhe çarçafi i tij shpesh rrëshqitej nga supet. Hazret Ebu Bekri r.a. i cili po shikonte gjendjen e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., i tha: O i Dërguar i Allahut! A nuk ju ka premtuar Allahu për fitore dhe ndihmë? Pse po bëheni merak dhe përse jeni kaq shumë në ankth? I Dërguari i Allahut s.a.v.s. iu përgjigj: Allahu është sovran dhe i plotfuqishëm. Nganjëherë, edhe fitoret janë lidhur me disa kushte të fshehura. Andaj detyra ime është t’i drejtohem me përmallim e ngashërim. Kjo ishte arsyeja se pavarësisht se armiku bëri disa beteja kundër muslimanëve, bëri sulme të pandërprera kundër atyre dhe u shkaktoi edhe dëme të mëdha, megjithatë, vetëm brenda pak vjetësh, Allahu u dha muslimanëve një fitore madhështore, shembulli i së cilës vështirë të gjendet në historinë njerëzore.

Armiqtë e përbetuar jo vetëm pranuan Islamin madje iu përkushtuan të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. me një dashuri e besnikëri të pashembullt. Kjo bindje, dashuri dhe besnikëri e tyre u shfaq disa herë dhe ata treguan sesi mund të flijoheshin për hir të Profetit s.a.v.s., madje këtë besnikëri e shfaqën botërisht kur u shprehën se armiku nuk mund t’i afrohej Profetit s.a.v.s., pa i shkelur nëpërkëmb kufomat e tyre, ndërsa ata për të cilët Allahu kishte vendosur humbje e disfatë, pësuan një shkatërrim poshtërues. Hazret Mesihu i Premtuar a.s. ka thënë:

“Ishin lutje përgjëruese të një robi të përhumbur në dashurinë e Allahut, të cilat shkaktuan këto ndryshime revolucionare”. Edhe sot, janë lutjet e shërbëtorit të atij robi të përhumbur në dashurinë e Allahut, të cilat do të përmbushen në kohën e duhur, duke bërë që bota të gjunjëzohet e të nënshtrohet para tij. Megjithatë Hazret Mesihu i Premtuar a.s. ka thënë: “Ju që më bindeni, duhet të më ndihmoni përmes lutjeve dhe veprave tuaja”.

Sot ndodhemi në këtë xhami, e cila po përurohet sot dhe quhet Fat’h Adhim d.m.th. “Fitorja Madhështore”. Kjo xhami quhet kështu, në bazë të një shpalljeje dhe profecie të Mesihut të Premtuar a.s.. Ai kishte paralajmëruar për vdekjen e Douit. Ai kishte thënë: “Kjo shenjë që përmban një fitore madhështore, do të shfaqet së shpejti”. Pastaj, bota dëshmoi se vetëm brenda 15-20 ditësh, Allahu e shkatërroi atë dhe ai pësoi një vdekje poshtëruese. Sjellja e Zotit me të, para këtij përfundimi është një temë me vete. Sidoqoftë, pas lajmërimit prej Allahut për shkatërrimin e Douit, Mesihu i Premtuar a.s. e quajti këtë një fitore madhështore. Hapja e xhamisë në këtë qytet është hapi i radhës. Para 115 vjetësh, dëshmuam përmbushjen e një pjese të kësaj profecie, ndërsa për pjesën tjetër jemi mbledhur këtu. Gazetat e asokohe kishin botuar thirrjen e Mesihut të Premtuar a.s. dhe më vonë ato gjithashtu lajmëruan për vdekjen e Douit.

Kjo është padyshim një shenjë e Allahut, të cilën bota e pranoi. Dua t’ju citoj vetëm një pjesë të shkrimit që u botua më 23 qershor 1907 nga gazeta “The Sunday Herald Boston”. Në fillim gazeta shkroi diçka rreth figurës së Mesihut të Premtuar a.s. dhe më pas shtjelloi deklaratat e tij si dhe thirrjen për Douin. Tani ju citoj pjesërisht diçka nga ky shkrim i gazetës. Gazeta vuri titullin “I madh është Mirzai, Mesihu i Premtuar, i cili paralajmëroi për vdekjen poshtëruese të Douit dhe tani ka bërë disa profeci rreth përhapjes së murtajës, përmbytjeve dhe të tërmeteve. Gazeta shkruan:

“Kishin kaluar 23 ditë nga muaji gusht, kur Mirza Ghulam Ahmedi nga Kadijani i Indisë kishte paralajmëruar për vdekjen e Aleksandër Douit, i cili e quante veten Elia II, profeci kjo që u përmbush në marsin e kaluar. Ky indian është një figurë tashmë e njohur prej disa vjetësh në vendet e Lindjes. Ai deklaron se është i njëjti Mesih i vërtetë, ardhja e të cilit është paralajmëruar në kohë të mëvonshme. Zoti i ka dhënë famë e nder.

Emri i tij ishte bërë i njohur për herë të parë në Amerikë në 1903, kur u publikua përballja dhe polemika e tij me Elian III. Pas vdekjes së Douit, fama e këtij profeti indian nuk i njeh kufijtë, pasi ai kishte paralajmëruar se Doui do të pësojë një përfundim të keq e të përvuajtur gjatë jetës së tij. Ai gjithashtu kishte shkruar se nëse z. Doui e pranon këtë duel lutjeje (Mubahilen) dhe deklaron, qoftë në mënyrë të qartë apo figurative, se qëndron përballë tij, ai me siguri do të largohet nga kjo botë me një vdekje tragjike e të dhimbshme. Por nëse z. Doui nuk e pranon këtë thirrje, atëherë ai (d.m.th. Mesih i Premtuar a.s.) i drejtohet popullit amerikan e europian se sjellja e Douit do të konsiderohet një humbje poshtëruese. Në këtë rast, njerëzit duhet të kuptojnë se deklaratat e tij, të qenit Elia nuk janë veçse gënjeshtra e mashtrime. Ndonëse, duke mos iu përgjigjur thirrjes sime, ai mund t’i shmanget një vdekjeje poshtëruese, por arratisja nga përballja gjithashtu përbën një lloj vdekjeje.

Të dini se qyteti i tij Sion shumë shpejt do të goditet nga një fatkeqësi, sepse ai do të pësojë njërën nga dy situatat e mundshme. Tani po e mbyll këtë shkrim me një lutje: O Zot i Plotfuqishëm dhe i përsosur! Ti gjithmonë u shfaqesh të dërguarve, si në të kaluar ose në të ardhmen, trego shpejt vendimin Tënd. Tregoji botës gënjeshtrën e Pigotit dhe të Douit, sepse falë tyre njerëzit kanë filluar të shenjtërojnë e të adhurojnë një njeri të dobët si vetë ata, dhe kështu janë larguar nga qenia jote.

Në fillim, Doui nuk i kushtoi ndonjë vëmendje të veçantë kësaj thirrjeje që i vinte nga Lindja e Largët, por më 26 shtator 1903, ai shkroi në gazetën e tij “Zion City Publications” se: Disa njerëz më pyesin se përse nuk i përgjigjem këtyre thirrjeve. A me të vërtetë se do të reagoj ndaj këtyre mizave dhe mushkonjave. Vetëm nëse vë këmbën mbi to, unë i shtyp dhe i ndrydh ato. Unë vetëm u jap mundësi, të lagohen dhe të shpëtonë veten.

Pra, vetëm njëherë ai përmendi shprehimisht se ishte në dijeninë e Mirza Ghulam Ahmedit dhe e quajti një mesih budalla Muhamedian. (MeazAllah)

Më 12 dhjetor 1903 ai shkroi se nëse nuk qenkam profeti i Zotit, atëherë nuk ka kush në rruzullin tokësor të deklarohet si i tillë. Në muajin janar të vitit të ardhshëm ai shkroi: Unë kam për detyrë t’i përzë njerëzit nga Lindja e Perëndimi dhe nga Veriu e Jugu dhe t’i tuboj ata në qytete të tjera sione. Në dashtë Perëndia, nuk do të rehatohemi derisa të kemi shfarosur krejt muslimanët nga bota”.

Kështu ishte shprehur Doui, kur Mirzai nga India e kishte sfiduar në duel. Mirzai i tha guximshëm dhe ballëhapur: “Lutju Zotit se ai që është gënjeshtar prej nesh, le të vdesë i pari”. Para se të vdiste Doui, shokët e kishin braktisur dhe ai vdiq në fatkeqësi. E kishte zënë paraliza dhe vuante nga çrregullimet mendore. Vdekja e tij ishte padyshim një përfundim i keq. Në të njëjtën kohë, u rrënua edhe qyteti i tij Sion dhe konfliktet dhe mosmarrëveshjet e çuan në shkatërrim të plotë.

Mirzai tashmë ka deklaruar hapur se ka fituar këtë duel dhe profecitë e tij janë përmbushur si ditë me diell. Ai gjithashtu i ka bërë thirrje çdokujt që kërkon të vërtetën, për të pranuar vërtetësinë e tij. Ai paraqet këtë ngjarje që i ngjau kundërshtarit të tij amerikan, jo vetëm si një hakmarrje prej Zotit por gjithashtu si drejtësi prej Zotit. Një pasues i tij (dmth. ahmedian) tregon se ata nuk duhet të shprehin gëzim për vdekjen e kundërshtarit të tyre, dhe vënia e disa aspekteve të jetës së tij, është diçka që nuk u shkon aspak ndërmend. Ne përmendim këto fakte vetëm për qëllimin tonë dhe për shfaqjen e vërtetësisë.

Padyshim, feja e shenjtë Islami nuk lejon përdhosjen dhe baltosjen e të vdekurve, por kjo nuk do të thotë të fshehim të vërtetën, ndërkohë shfaqja e tyre përkon me interesin e shoqërisë, me njerëzinë, me të vërtetën dhe porositë hyjnore. Duke dënuar Douin me ndëshkim dhe duke i dhënë atij një vdekje tragjike e të papritur, Zoti ka shapllur vedrdiktin e Tij, siç e kishte njoftuar profetin e Tij 3-4 vjet përpara se të ndodhej ajo”.

Ky ishte veç një shembul që ishte botuar në gazetë në atë kohë. Sigurisht kjo ishte një fitore dhe një argument i pathyeshëm për vërtetësinë e Mesihut të Premtuar a.s.. Misioni i tij është shumë i madh, ndërsa kjo profeci përbënte një fitore në një front. Kënaqësia jonë e vërtetë do të arrihet kur e gjithë bota do t’i nënshtrohet të Dërguaritt ë Allahut s.a.v.s.. Me këtë synim, pas ndërtimit të kësaj xhamie, duhet të gjurmojmë mjete të reja të përcjelljes së mesazhit. Duhet të përhapim argumentet për vërtetësinë e Mesihut të Premtuar a.s. anembanë botës. Duhet të përmirësojmë sjelljen tonë dhe të dëlirësojmë gjendjen tonë shpirtërore. Prandaj, kam thënë se fitorja e madhe ishte ajo fitorja e Mekës. Por, a kishin ndërprerë pas fitores së Mekës, i Dërguari i Allahut s.a.v.s., kalifët e drejtë apo muslimanët e mëvonshëm punën e thirrjes drejt Islamit? A nuk kishin shtuar përpjekje për të përcjellë Islamin deri në skajet e botës? A nuk kishin fituar territore përmes betejave? Padyshim, kanë pasur beteja, por këto luftëra nuk kishin për qëllim përhapjen e fesë, përkundrazi Islami u përhap kur ata pushtuan zemrat, dhe njerëzit nisën të përqafonin Islamin tufa tufa.

Prandaj, përmes thirrjes dhe lutjeve të pandërprera, ne duhet ta kthejmë këtë fitore të Mesihut të Premtuar a.s. në një fitore të përhershme. Sipas Kuranit Famëlartë, ndjekësit e Mesihut të Premtuar a.s. quhen të mëvonshmit, të cilët u ishin bashkuar të parëve. Këtu lind pyetja: A kishin ndërprerë punën e thirrjes, muslimanët e parë? A kishin pushuar së përpjekuri për përmirësimin e gjendjes shpirtërore a morale? A ishin dobësuar në adhurime?  Derisa muslimanët shquheshin në këto aspekte, edhe Islami i tyre vazhdonte të rritej e të shkëlqejë, ndërsa rënia e muslimanëve nisi vetëm atëherë, kur i pushtuan dëshirat materiale dhe druajtja dhe morali kishte filluar të zbehej, dhe ata treguan shpërfillje për adhurim.

Por, meqë Allahu i kishte premtuar të Dërguarin e Tij s.a.v.s. se kjo fe do të vijojë të shkëlqejë deri në ditën e Gjykimit, prandaj për ta mbështetur dhe forcuar atë, Ai dërgoi Mesihun e Premtuar dhe Imam Mehdiun a.s., i cili lajmëroi katërçipërisht ardhjen e tij. Pavarësisht mungesës së mjeteve në atë kohë, ai përcolli mesazhin e tij në Europë, Amerikë dhe në shumë vende të tjera. Një shembull i kësaj përhapje është edhe rasit i Douit.

Një farë modeste për ripërtëritjen e Islamit, të cilën Allahu mbolli përmes Mesihut të Premtuar a.s., po vijon të rritet me madhështi në botë. Allahu i kishte bërë premtime të panumërta dhe e njoftoi përmes një shpallje:

“Zoti kurrë nuk do të të lërë vetëm. Ai do të të nderojë në mënyrë të jashtëzakonshme. Njerëzit nuk do të të shpëtojnë, por Unë do të vij në ndihmë”.

Ky dhe premtime të tjera të shumta, që Allahu i bëri Mesihut të Premtuar a.s. po vijojnë të përmbushen përgjatë historisë së xhematit 133 vjeçare. Sot, nëse ky xhemat gjendet në 220 vende të botës, është dora e Zotit që ka mundësuar mjetet për përhapjen e këtij mesazhi dhe sot bota e njeh Hazret Mirza Ghulam Ahmedin si Mesih i Premtuar dhe Mehdi i Pritur. Ai sfidoi çdo kundërshtar dhe i bëri thirrje për ballafaqim por çdokush që zbriti në këtë arenë, nuk kishte veçse të arratisej ose të shkatërrohej nga Zoti. Ndonëse, xhematet e Zotit vazhdojnë të përballen me valat e kundërshtimit, kundërshtari kurrë nuk arrin atë që synon. Kjo po ndodh edhe me Xhematin Musliman Ahmedia. Kundërshtari bën çmos, duke ushtruar dhunë dhe trysni përmes mjeteve dhe fuqive që posedon. Nganjëherë, disa njerëz, të cilëve u mungon bindja e plotë, nuk i qëndrojnë dot para këtij kundërshtimi, por nëse ikën një, Zoti i dhuron xhematit mijëra të tjerë.

Nëse ne e konsiderojmë veten të sinqertë, nëse deklarojmë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi është i njëjti Mesih i Premtuar dhe Mehdiu i Pritur, ardhja e të cilit ishte paralajmëruar nga i Dërguari i Allahut s.a.v.s., ne duhet të bëhemi përkrahësit e tij në këtë mision, me të gjitha fuqitë dhe aftësitë tona. Duhet të shfaqim të njëjtin besim, siç kishin treguar sahabët. Është gjithashtu detyra jonë të bashkojmë mbarë muslimanët në një dorë të vetme, dhe të shfarosim të gjitha shtesat, besëtytnitë a bidatet në fe. Po ashtu, duhet të ftojmë edhe popullsinë jomuslimane në Islam dhe t’i tregojmë bukurinë e mësimeve islame. Në këtë mënyrë, ne mund t’i kthejmë jomuslimanët adhuruesit e një Zoti dhe t’i bëjmë të dërgojnë selavate të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.. Vetëm në këtë mënyrë, mund të përmbushim ashtu siç duhej betimin e bejatit me Mesihun e Premtuar a.s., për ndryshe ato janë fjalë boshe. Për ta arritur këtë synim, duhet të lartësojmë nivelin e adhurimit tonë. Ndërtimi i xhamive gjithashtu nuk i shërben asnjë qëllimi, nëse ne nuk kemi kuptuar qëllimin tonë. Çfarë është qëllimi i jetës? Këtë e sqaron Hazret Mesihu i Premtuar a.s. me këto fjalë:

“Njeriu vetë nuk mund t’i caktojë jetës ndonjë qëllim. Është Zoti ynë, i cili ka krijuar njeriun dhe Allahu i Madhërishëm ka thënë:

وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنْسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ

Unë i kam krijuar xhindët dhe njerëzit vetëm të Më adhurojnë. (Edh-Dharijat 51:57)”

Hazret Mesihu i Premtuar a.s. ka gjithashtu shpjeguar këtë ajet në disa vende. Ai e shtjellon ajetin në fjalë me këto fjalë:

“Qëllimi i vërtetë i krijimit të njeriut është që ai ta njohë Zotin dhe t’i bindet Atij, siç ka thënë Ai vetë:

وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنْسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ

Unë i kam krijuar xhindët dhe njerëzit vetëm të Më adhurojnë. (Edh-Dharijat 51:57)

Megjithatë, është për t’u ardhur keq se shumica e njerëzve, që jetojnë në këtë botë, pasi që arrijnë moshën e pjekurisë, në vend që të kuptojnë detyrën e tyre, të kenë parasysh qëllimin dhe objektivin e jetës së tyre, ata e lënë Zotin dhe jepen pas dynjasë. Pasuria dhe fama e kësaj dynjaje u pëlqen aq shumë, saqë në zemrën e tyre ka shumë pak vend për Zotin, madje një pjesë e madhe nuk ka aspak lidhje me Zotin. Ata punojnë vetëm për këtë botë dhe përfundojnë në të. Ata nuk dinë aspak se ekzistoka një Zot, ama e njohin kur u vjen engjëlli për t’ua marrë shpirtrat”.

Ne që deklarohemi se kemi pranuar Imamin e kohës, nuk na takon aspak të bëjmë një jetë të tillë. Përkundrazi, ne duhet të përpiqemi të njohim qëllimin e kësaj jete dhe të përmbushim të drejtën e adhurimit. Edhe njerëzve të tjerë, do t’u ngjallet kureshtje për këtë xhami vetëm atëherë, kur ne do të jemi në gjendje për t’u përcjellë mesazhin e Islamit ashtu siç duhet. Ne mund të kontribuojmë në përmbushjen e misionit të Mesihut të Premtuar a.s., kur të përpiqemi të kërkojmë ndihmën e Allahut, ndërsa kjo nuk mund të arrihet derisa nuk i përmbushim detyrën e adhurimeve tona. Prandaj, çdo musliman ahmedian, duhet të reflektojë në këtë aspekt dhe të orvatet për të adhuruar Zotin siç i takon. Kështu, mund të tërheqim mirësitë e Allahut dhe të zbukurojmë jetën tonë në këtë dynja e në ahiret.

Sot, inaugurimi i kësaj xhamie, mund të konsiderohet një ngjarje madhështore vetëm nëse arrijmë të zbulojmë se çfarë është qëllimi i jetës sonë, ndryshe bota ka plotë xhami, të cilat janë shumë herë më të bukura e më të shkëlqyera, edhe pse ata që hyjnë në të, nuk e përmbushin qëllimin e jetës. Ibadeti nuk do të thotë të falësh pesë namaze me nxitim, apo të bësh sikur çupitin pulat. Ibadeti do të thotë të falësh namazin ashtu siç duhej, duke e zbukuruar atë. Njëherë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. i tha një njeriu 3-4 herë për të përsëritur namazin, sepse sipas tij, ai njeri nuk po falej ashtu siç duhej, dhe nuk po i kushtonte vëmendjen e duhur.

Nëse ne i falim namazet tona në këtë mënyrë, ne me siguri do të fitojmë afërsinë e Allahut. Përveç kësaj, pranimi i namazeve kushtëzohet gjithashtu nga sjellja jonë me të tjerët, pra duke përmbushur të drejtat e krijesës së Allahut. Ata që rrëmbejnë apo mohojnë të drejtën e njerëzve, sipas Allahut, namazi i tyre kthehet mbrapsht, madje bëhet shkas për shkatërrimin e tyre. Qëllimi ynë kryesor është të mbushim xhamitë dhe të frekuentojmë ato duke iu bindur porosive të Allahut dhe duke synuar pëlqimin e Tij.

Çfarë kërkonte ai njeri, të cilin Mesihu i Premtuar a.s. kishte sfiduar për duel? Ai në emër të fesë, kërkonte pushtetin në tokë. Për këtë qëllim, ai përdori edhe emrin e Jezusit a.s.. Bëri deklarata të mëdha se çfarë donte të bënte me Mesihun e Muhammedit s.a.v.s., ashtu siç kam cituar nga gazeta e asaj kohe. Por, kur Mesihu i Premtuar a.s. e sfidoi atë në një përballje në lutje, i erdhi fundi, dhe bota dëshmoi sesi u përdhos emri i tij në mënyrë poshtëruese. Kjo ishte një shenjë kaq e madhe, saqë gazetat e asokohe, gjithashtu pranuan, dhe s’kishin të vepronin ndryshe, se Mirza Ghulam Ahmedi është i madh. Megjithatë, në shenjë mirënjohje ndaj kësaj fitore madhështore, a të mjaftohemi vetëm me ndërtimin e një xhamie përkujtimore dhe të ngazëllehemi? Ne kemi shijuar frutat e pranimit të lutjeve të Mesihut të Premtuar a.s., por ai gjithashtu u ka bërë thirrje pasuesëve të tij që të ndjekin gjurmët, të cilat na çojnë në rrugën e lavdishme të njohjes së Zotit.

Hazret Mesihu i Premtuar a.s. nuk kishte sfiduar dikë që të përfundonte në vdekje, por që të shfaqej vërtetësia e Islamit. Qëllimi i tij kryesor ishte që bota të bashkohet nën flamurin e Islamit. Përmes këtij ballafaqimi, ai dëshironte të tregonte se tani do të vendosej sundimi i Mesihut Muhammedian, i cili do të lartësojë flamurin e Muhammedit s.a.v.s. dhe kështu do të vendosë sundimin e Zotit të Vetëm në botë.

Ne, që deklarohemi se jemi pjesë e Xhematit të Mesihut të Premtuar a.s., kemi për detyrë të përhapim mesazhin e Mesihut Muhammedian në çdo cep të këtij vendi dhe t’i bindim ata (me argumente) për njëshmërinë e Zotit. Por, kjo punë mund të realizohet kur edhe ne kemi krijuar një lidhje personale me Zotin e Madhërishëm dhe jemi rritur në druajtje ndaj Tij. Hazret Mesih i Premtuar a.s. ka thënë:

“Xhemati ynë duhet t’i përmbahet veçanërisht druajtjes, e sidomos për shkak se ata janë lidhur me një njeri, i cili ka deklaruar se është caktuar prej Zotit, me qëllim t’i shpëtojë nga sprovat e të gjithë ata që ishin të përfshirë në urrejtje, armiqësi apo në veprat prej shirkut, apo ishin të zhytur në çështjet e kësaj bote.”

Pra, pastërtia e brendshme është gjithashtu shumë e rëndësishme, sepse vetëm pas kësaj pastërtie të brendshme, njeriu mund të arrijë druajtjen ndaj Zotit. Vetëm atëherë do të shfaqen njëra pas tjetrës shenjat e Allahut, dhe vetëm në këtë fazë, fillojnë të çelen rrugët e fitoreve të mëtejshme. (Insha-Allah) Vetëm, kështu mund të arrijmë esencën e fitores së madhe.

O shërbëtorë të Mesihut Muhammedian! Çdo fitore duhet të na ngjallë një revolucion. Le të betohemi se dita e sotme të bëhet për ne dita e revolucionit shpirtëror. Kjo ditë gjithashtu duhet të jetë për fëmijët dhe për pasardhësit tanë, dita e revolucionit shpirtëror. Për ndryshe, shkatërrimi i Douit dhe mosnjohja e emrit të tij nga banorët e këtij qyteti, nuk mund të na sjellin asnjë dobi. Ata nuk kishin asnjë njohuri për figurën dhe jetën e tij, dhe ne i kemi njoftuar ata. Mund të fitojmë dobinë prej kësaj fitoreje të madhe, nëse falë saj, edhe ne përjetojmë një revolucion shpirtëror brenda nesh, dhe bashkëqytetarët tanë dhe bota në përgjithësi t’i nënshtrohet Hazret Muhammedit s.a.v.s., t’i bindet njëshmërisë së Zotit dhe pranon të sakrifikojë gjithçka për të.

Allahu na mundësoftë ne dhe pasardhësve tanë të arrijmë këtë shkallë.

Pas hutbes së dytë, Huzuri tha:

“Më kishin dhënë edhe disa detaj në lidhje me xhaminë, por këtë do të mësoni edhe më vonë, dhe diçka tashmë ju kam përmendur.”

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp