Armëpushimi në Gaza | Thirrje për lutje për Pakistanin dhe Palestinën
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Armëpushimi në Gaza | Thirrje për lutje për Pakistanin dhe Palestinën

Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht

Në hutben e së xhumasë të mbajtur më 17.01.2025, Hazret Mirza Masrur Ahmedi, Kalif i Pestë i Xhematit Musliman Ahmedia, tha:

Vazhdimisht ju bëj thirrje për lutje për situatën në Pakistan. Herë pas here situata atje përshkallëzohet tej mase, aq sa duket qartazi që edhe shteti është bërë një lodër në duart e mullave. Deri më parë nëse dëgjonim që kanë rrëzuar minaren ose mihrabin e kësaj xhamie ose të asaj xhamie, por tani në qytetin Deska e rrëzuan gjithë xhaminë. Fillimisht na thanë se po ndërtojnë rrugën dhe na dërguan lajmërimin që do të merrnin një pjesë të xhamisë, ku do të punonte fandroma. Në këtë pjesë, xhamia kishte tualete etj.. Por kur erdhi fadroma, punonjësit e shteti nën mbikëqyrjen e hoxhallarëve e rrëzuan krejt xhaminë. Kjo ishte një xhami historike, e ndërtuar përpara vitit 1947, dhe me gjasë, ishte ndërtuar nga vetë Hazret Çaudhri Zafrullah Khan sahibi.

Pra, këta kanë kaluar çdo kufi dhe lutemi që Vetë Allahu t’i ndëshkojë sa më shpejt duke ua shkatërruar edhe intrigat. Andaj, ahmedianët, sidomos ahmedianët e Pakistanit, duhet të luten shumë. Andaj, kushtojini vëmendje kësaj detyre.

Po kështu, në lidhje me Palestinën po dëgjojmë se po bëhet marrëveshja e armëpushimit. Dikur thonë se është realizuar, e dikur jo. Pas marrëveshjes, shohim sërish sulme. Disa njerëz po gëzohen më kot. Ata duhet të dinë që nuk ke besë nga fuqitë dexhalliste. Këta diçka tjetër thonë, dhe diçka tjetër bëjnë. Andaj, nuk duhet të kemi pritshmëri të larta. Edhe për palestinezët kemi nevojë të bëjmë shumë lutje. Muslimanët duhet t’i thërrasin mendjes dhe të bashkohen për të marrë të drejtat e tyre. Allahu u dhëntë mend popullit musliman!

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem