Situata në Siri dhe thirrje për lutje – Udhëheqësi botëror musliman
Të gjithë ju jeni në dijeni për situatën aktuale të botës. Ajo që ndodhi në Siri nuk është e qartë ende. Sa për të thënë mund të thuash që sundimi i një diktatori të egër ka përfunduar. Megjithatë, lutuni që qeveria e ardhshme të bëjë drejtësi. Edhe pse deklaratat i kanë të mëdha që do të bëjmë drejtësi, por në përgjithësi, kemi parë që kur e marrin pushtetin, këta ndryshojnë totalisht. Allahu i ruajtë ahmedianët që jetojnë në këto toka!
Analistët po thonë se masat po festojnë për shkak të përfundimit të sundimit të dhunshëm, por se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, askush nuk e di. Po kështu, edhe Izraeli po i sulmon këto toka, pa arsye. Duket që planet e tyre për botën islamike janë të rrezikshme, dhe për këtë arsye, asnjë shtet nuk është i mbrojtur.
Lutuni edhe për Pakistanin. Edhe për Iranin, edhe për shtetet e tjera. Allahu u dhëntë muslimanëve mend dhe ndërgjegje, që ata të bashkohen duke i dhënë fund sekterizmit dhe etjes së tyre për pushtet. Nëse këta nuk e ndryshojnë sjelljen, atëherë si mund t’i ndihmojë vallë Allahu të padrejtët e tillë, të cilët po vrasin njerëzit e vet! Kështu që, lutuni shumë. Allahu rujatë çdo ahmedianë nga e keqja e tyre. Muslimanët ahmedianë nuk janë të mbrojtur as nga këta të ashtuquajtur muslimanë, e as nga të tjerët që po luftojnë kundër muslimanëve. Allahu na mëshiroftë dhe na ruajtë në çdo aspekt!
Po kështu, në shumë vende bota po përballet me përmbytje të mëdha këto ditë. Ditët e fundit ishujt Majote patën përmbytje. Ahmedianët atje, me bekimin e Allahut, janë të mbrojtur. Xhemati po jep kontribut humanitar, të cilin edhe shteti e ka përgëzuar. Aty ku njerëzit po shesin gjërat ushqimore me çmime tejet të larta, të uritur nuk po gjejnë bukë, Xhemati me bekimin e Allahut, është në krye të detyrës dhe po shpërndan gjërat ushqimore falas. Megjithatë, lutuni që Allahu t’i ruajë këta ishuj nga katastrofa natyrore!