U përurua xhamia e parë e Xhematit Ahmedia në Japoni
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

U përurua xhamia e parë e Xhematit Musliman Ahmedia në Japoni

Nagoya xhamia ahmediane

Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia përuroi xhaminë “Bejtul Ahad” në Nagoja (Nagoya) të Japonisë.

Xhemati Musliman Ahmedia ka kënaqësinë t’ju njoftojë se më 20 nëntor 2015, Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, udhëheqësi botëror i Xhematit Ahmedia, Hazret Mirza Masrur Ahmedi përuroi xhaminë “Bejtul Ahad” (Shtëpia e të Vetmit) në Nagoja, elhamdulil-lah! Kjo është xhamia e parë e Xhematit në mbarë vendin.
2015-11-20-JP-Nagoya-xhamia-002Shenjtëria e tij mbërriti në xhami në orën 1 pasdite dhe, pas zbulimit të pllakës përkujtimore, mbajti predikimin e tij të xhumasë, fjalim i cili u transmetua drejtpërdrejt në mbarë botën në kanalin MTA International.

Gjatë hytbes së tij, shenjtëria e tij nënvizoi qëllimin e vërtetë të një xhamie dhe theksoi nevojën që muslimanët ahmedianë të Japonisë kanë për të arritur standardet më të larta morale dhe shpirtërore.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

Xhamia u ndërtua. Tani, ajo që është thelbësore është gatishmëria dhe angazhimi juaj për të përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë tuaja, në shenjë mirënjohjeje ndaj Zotit të Madhërishëm. Nuk mjafton të thoni vetëm me gojë “elhamdulil-lah” (Lavdi Zotit!), sepse kemi pranuar Mesihun e Premtuar (paqja qoftë mbi të) ose sepse jemi muslimanë ahmedianë. Ka nevojë që të vini përditë këtu për ta adhuruar Zotin e Madhërishëm, për të ngritur standardet tuaja morale dhe për t’u përpjekur që të shpërndani mësimet e Islamit të vërtetë në mbarë vendin.  

2015-11-20-JP-Nagoya-xhamia-003Duke dënuar ekstremizmin që po përhapet në një pjesë të muslimanëve, Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

Që muslimanët të shpërndajnë mësimet e vërteta të Islamit, së pari kërkon që ata të adhurojnë sinqerisht Zotin e Madhërishëm dhe së dyti, të përpiqen maksimalisht për të gjallëruar xhihadin e vetvetes, e jo t’i përfshihen gjakderdhjes dhe brutalitetit.

2015-11-20-JP-Nagoya-xhamia-004Shenjtëria e tij dënoi kategorikisht sulmet terroriste që u bënë në Paris ditët e fundit dhe tha se autorët e këtyre sulmeve kanë shërbyer vetëm ta njollosin padrejtësisht emrin e Islamit.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

Sulmet e fundit terroriste në Paris ishin të neveritshme dhe barbare. Akte të tilla janë tërësisht kundër mësimeve të Islamit, andaj, muslimanët ahmedianë kanë përgjegjësi të madhe të shpërndajnë mësimet e vërteta dhe paqësore të Islamit.

Duke iu drejtuar ahmedianëve të ardhur nga Pakistani, shenjtëria e tij tha se Allahu i Madhërishëm u mundësoi në Japoni një jetë me paqe, mbrothësi dhe lirinë fetare që nuk e gëzonin në Pakistan.

2015-11-20-JP-Nagoya-xhamia-005Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

Duhet të keni parasysh bekimet e Zotit që Ai ju bëri duke ju sjellë këtu. Këtu nuk keni kufizime në adhurimin e Zotit. Nuk burgoseni kur i thoni ‘xhami’ xhamisë suaj. Jo vetëm që nuk dënoheni për këto obligime, në këtë vend, vlerësohet dhe mirëpritet përshëndetja juaj kur u thoni “selam” të tjerëve.

Shenjtëria e tij gjithashtu tha se ahmedianët vendas e kanë për detyrë të tregojnë fytyrën e vërtetë e të bukur të Islamit në Japoni, sepse kjo ka qenë edhe dëshira e Mesihut të Premtuar a.s.

Kjo liri fetare që gëzoni në Japoni, a nuk ju kërkon një reformë shpirtërore dhe morale brenda vetes suaj? A nuk ju kërkon kjo liri që të lini dëshirat tuaja vetjake dhe të luteni për pëlqimin e Zotit të Madhërishëm? A nuk ju kërkon kjo liri që të shfaqni dashurinë dhe dhembshurinë në mes veti dhe ta shpërndani atë edhe në shoqërinë ku jetoni?

Në fund të fjalimit të tij, Hazret Mirza Masrur Ahmedi tregoi edhe parametrat e xhamisë. Ai tha se ka qenë një kohë kur mendohej si krejtësisht e pamundur të merrnim leje ndërtimi nga autoritetet lokale, por Allahu i Madhërishëm i hoqi të gjitha pengesat.

Shenjtëria e tij lëvdoi sakrificat financiare që ahmedianët e Japonisë, burra, gra dhe fëmijë, kanë bërë për ta ndërtuar këtë xhami dhe, gjithashtu, lëvdoi edhe komunitetet lokal jo-musliman, për mbështetjen dhe dashamirësinë e tyre.

Xhamia “Bejtul Ahad” është një ndër xhamitë më të mëdha në Japoni që ka vend për 800 namaz-falës. Ajo ka edhe dhomë të pritjes, zyra dhe një bibliotekë. Xhamia ndodhet në rrugën kryesore të Nagojas, ku lidhen të gjitha mjetet e transportit urban.

 

 

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp