Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia mbërriti në Kanada

Më 3 tetor 2016, Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Kalifi i Pestë, Hazret Mirza Masrur Ahmed mbërriti në Kanada, ku ai u mirëprit nga mijëra muslimanë ahmedianë në Fshatin e Paqes.
Pas katër vitesh, Hazret Mirza Masrur Ahmed vizitoi Kanadanë, ku ai mbërriti më 3 tetor 2016. Ai u mirëprit nga mijëra muslimanë ahmedianë në emocione të shumta në Fshatin e Paqes, në Vaunghan, Ontario.
Shenjtëria e tij u mirëprit në aeroportin e Torontosë nga z. Lal Khan Malik, President i Xhematit Musliman Ahmedia i Kanadasë dhe nga zyrtarë të tjerë të shumtë, për t’iu drejtuar më pas xhamisë “Bejtul Islam” në Fshatin e Paqes, qendrën kombëtare të Xhematit Musliman Ahmedia të Kanadasë.
Në momentin kur shenjtëria e tij mbërriti në Fshatin e Paqes, ai u mirëprit nga mijëra muslimanë ahmedianë, me slogane prej gëzimi e dashurie, duke shprehur kështu falënderim ndaj Zotit të Madhërishëm.
Shenjtëria e tij gjithashtu u përshëndet nga z. Maurizio Bevilacqua, Kryetar i Bashkisë së qytetit Vaughan, z. Steven Del Duca, Minister i Transportit të Ontariosë dhe z. Deb Schulte, deputet i Parlamentit Kombëtar.
Pas mbërritjes së tij, Shenjtëria e tij udhëhoqi namazin e drekës e të ikindisë në xhaminë “Bejtul Islam”.
Shenjtëria e tij ka vizituar Kanadanë për të marrë pjesë në Xhelse Salanën (Mbledhjen Vjetore) e 40-të të Xhematit Musliman Ahmedia të Kanadasë, e cila do të zhvillohet në datat 7-9 tetor në Mississauga, inshaAllah.
Vizita e tij gjithashtu përkon me 50-vjetorin e themelimit të Xhematit Musliman Ahmedia të Kanadasë.