Xhelsa Salana e Gjermanisë 2015 përfundoi me fjalimin besimshtytës të Udhëheqësit të Xhematit Musliman Ahmedia
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Xhelsa Salana e Gjermanisë 2015 përfundoi me fjalimin besimshtytës të Udhëheqësit të Xhematit Musliman Ahmedia

Më shumë se 36000 veta morën pjesë në këtë tubim tri-ditor në Karslruhe

Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Kalifi V, Shenjtëria e tij Hazret Mirza Masrur Ahmedi përfundoi Xhelsa Salanën e 40-të të Xhematit Musliman Ahmedia të Gjermanisë më 7 qershor 2015 me një fjalim frymëzues rreth rëndësisë së përhapjes së mesazhit të vërtetë paqësor të Islamit në të gjitha anët e botës.

Përpara se të nisej seanca përmbyllëse, shenjtëria e tij udhëhoqi 36 mijë muslimanët ahmedianët në ceremoninë e besëlidhjes (bejtit).
2015-06-07-DE-Jalsa-07
Gjatë fjalimit, Shenjtëria e tij tha se Xhemati Musliman Ahmedia tashmë është bërë gjerësisht i njohur në Gjermani si në popullsinë civile por edhe në arenën politike, vetëm përgjatë disa viteve të fundit. Për shembull, xhemati tashmë është njohur zyrtarisht si një autoritet për Islamin në shtetin Hesse. Shenjtëria e tij shtoi se ky është rezultati i drejtpërdrejt i mbështetjes hyjnore.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi u shpreh se është detyra e çdo muslimani ahmedian që të përhapë mesazhin e vërtetë dhe paqësor të Islamit. Shenjtëria e tij tha se muslimanët ahmedianë kurrë nuk do të përdorin dhunë, madje do të përpiqen gjithnjë për t’i bindur të tjerët vetëm me anë të dashurisë dhe logjikës.

I Dërguari i Allahut sas ka porositur se çdo person duhet ta pëlqejë për të tjerët atë që e zgjedh për vetveten dhe muslimanët ahmedianë synojnë për të përhapur mesazhin e vërtetë të Islamit, pikërisht duke u ushqyer me këtë frymë, nënvizoi Shenjtëria e tij.
2015-06-07-DE-Jalsa-03
Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

Xhemati Musliman Ahmedia nuk ka asnjë ambicie materiale apo politike. I vetmi qëllimi ynë është që të ndriçojmë botën me mësime të vërteta dhe madhështore të Islamit. Askush nuk mund të detyrohet për të besuar diçka, madje e vetmja detyra jonë mbetet që të përcjellim mesazhin, e pastaj kjo çështje i përket Zotit që t’ua hapë zemrën njerëzve për të pranuar të vërtetën.

2015-06-07-DE-Jalsa-04
Hazret Mirza Masrur Ahmedi nënvizoi porosinë e Kuranit Famëlartë se përhapja e Islamit duhet realizuar me urtësi. Andaj, të gjithë ata që predikojnë fenë Islame duhet të përpiqen për të bindur të tjerët me logjikë, arsyetim dhe mirësjellje, dhe ata gjithashtu duhet të përvetësojnë vetitë e vetëpërmbajtjes, durimit dhe dashamirësisë në karakterin e tyre.
2015-06-07-DE-Jalsa-05
Kalifi gjithashtu theksoi se për përhapjen e mesazhit të Islamit, është e domosdoshme që edhe predikuesi duhet të gjendet në standardin më të lartë moral dhe të jetë shembulli i denjë për t’u ndjekur nga të tjerët.

Shenjtëria e tij e shpjegoi këtë duke thënë se nëse një pijanec këshillon për vetëpërmbajtjen dhe një përdhunues predikon dëlirësinë dhe lartësinë morale, askush nuk do t’u kushtojë vëmendje. Po kështu, nëse njeriu i pamoralshëm fillon t’u bëjë thirrje të tjerëve ndaj moralit, veprimi i tij do të jetë plotësisht prej hipokrizie.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi përfundoi fjalën e tij duke lutur që muslimanët ahmedianë të bëhen flamurtarë të denjë të mesazhit të vërtetë të Islamit, me qëllim që e gjithë bota të pranojë bukurinë dhe virtytet e Islamit.
2015-06-07-DE-Jalsa-06
Përpara gjatë ditës, rreth 36 mijë muslimanë ahmedianë, që ishin të pranishëm në këtë eveniment në Karlsruhe morën pjesë në ceremoninë emocionuese të besëlidhjes (Bejtit) mbi dorën e Kalifit, ndërsa muslimanët ahmedianë nga e gjithë bota u bënë dëshmitarë të kësaj ngjarje duke ndjekur transmetimin Live në MTA International. Në ceremoninë e bejtit, një numër i konsiderueshëm personash morën këtë betim për herë të parë.

Foto të tjera të këtij eventi

2015-06-07-DE-Jalsa-02 2015-06-07-DE-Jalsa-09 2015-06-07-DE-Jalsa-08

Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp