Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Mikpritja dhe përgatitjet e Xhelsa Salanës Britanisë së Madhe, 2016

Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht

(Pjesë e shkëputur)

InshaAllah te’ala nga xhumaja e ardhshme, do të fillojë Xhelsa Salana (Mbledhja Vjetore) e Xhematit Musliman Ahmedia të Britanisë së Madhe. Me bekimin e Zotit, ka filluar ardhja e mysafirëve nga vende të ndryshme të botës. Zoti i aftësoftë organizatorët e Xhelses t’u shërbejnë denjësisht të gjithë mysafirëve që vijnë qoftë nga vende të ndryshme të botës, qoftë nga vende të ndryshme të Britanisë së Madhe!

Me bekimin e Zotit, burra, gra, pleq, të rinj e fëmijë nga e gjithë Britania e Madhe vijnë për të dhënë kontributin e tyre duke iu shërbyer mysafirëve në sektorë të ndryshëm. Sa më shumë që po rritet numri i pjesëmarrësve, aq më shumë na duhen edhe vullnetarë për Xhelsen. Me bekimin e Zotit, fëmijë, të rinj, burra e gra, që të gjithë shërbejnë me kënaqësi të madhe dhe pa pasur hezitim aspak. Ata besojnë se është një bekim dhe mirësi shumë e madhe e Zotit, i cili po u jep mundësi për t’u shërbyer mysafirëve të Mesihut të Premtuar a.s.. Me bekimin e Zotit, ky pikërisht është bërë karakter i anëtarëve të xhematit në mbarë botën. Çdo shtresë e xhematit dhe çdo person i xhematit, i cilitdo moshe qoftë, duhet t’u shërbejë mysafirëve të Xhelses.

Javën e kaluar, nga e premtja deri në të dielën u zhvillua Xhelsa Salana e Amerikës. Programet e tyre janë transmetuar përmes internetit dhe i gjeni edhe në YouTube. Aty pashë një intervistë. Një gazetar intervistonte një djalosh të xhematit, i cili ishte edhe përgjegjës në një sektor të caktuar. Ai tregonte se si të rinjtë e xhematit kanë shërbyer me zell e me patos për përgatitjet e Xhelses. Aty ishte një djalë 19 a 20 vjeç, i cili lindi në Amerikë dhe aty u rrit.

Gazetari e pyeti – Gjithë këtë punë që ke bërë, sa do të paguhesh për këtë? Sa dollarë do të marrësh për mundin tënd? Ky djalë ahmedian iu përgjigj, siç ju thashë, edhe pse u rrit në Amerikë dhe që mund të kishte një mentalitet shumë materialist, iu përgjigj gazetarit – Kam punuar për hir të Zotit. Ajo që fitojmë nga ky shërbim, s’mund të rroket nga imagjinata e njerëzve që punojnë për botën. Kjo përgjigje nuk ishte vetëm e atij, por gazetari pyeti edhe shumë të tjerë, dhe që të gjithë i dhanë thuajse të njëjtën përgjigje.

Kjo është karakteristika e ahmedianëve në çdo vend të botës. Shkoni daç në Afrikë, daç në Indonezi, daç në Lindje e daç në Perëndim në këto vende të zhvilluara. E sidomos këtu, ku gjatë verës, kur përfundojnë shkollat, njerëzit marrin pushime dhe preferojnë të kalojnë kohën duke u çlodhur, duke shëtitur, duke kaluar kohën me të afërmit e tyre etj. Kurse ahmedianët kanë preferenca të tjera. Nëse atyre u bie Xhelsa Salana gjatë kësaj periudhe, që të gjithë, si intelektualët, si nëpunësit, si tregtarët, si punëtorët e thjeshtë, si studentët, si nxënësit, japin kohën e tyre të vyer, duke iu shërbyer mysafirëve të Mesihut të Premtuar a.s.

Në vendet e tjera të zhvilluara, Xhelsa Salana zakonisht zhvillohet nëpër salla të mëdha të pajisura me çdo shërbim të nevojshëm, ndërsa këtu në Angli, Xhelsa zhvillohet në një vend, ku gjithçka ndërtohet përkohësisht. Organizatorëve u duhet të bëjnë të mundshme pasjen e çdo shërbimi të nevojshëm. Edhe këtë, Bashkia i lejon ta bëjnë me një kusht: që gjithçka të rrëzohet sërish dhe ta kthejnë vendin në një truall bujqësor. Për ta bërë gjithë këtë, Bashkia u jep vetëm 28 ditë. Ky afat fillon që dy-tri javë përpara Xhelses, me fillimin e përgatitjeve të saj. Kështu që, na bie një punë shumë e madhe për ta përfunduar në një afat të kufizuar. Andaj, na duhen shumë vullnetarë. … Disa vullnetarë janë të tillë, të cilët i japin një muaj e gjysmë dhe disa të tjerë edhe dy muaj kohë i japin xhematit. Që të bësh punë vullnetare për një kohë kaq të gjatë, nuk është diçka e vogël. Këto shërbime, anëtarët e xhematit po i bëjnë prej vitesh.

(Ju lutemi, ndiqeni videon, për të dëgjuar hytben e plotë! Faleminderit)