Xhelsa Salana e Gjermanisë 2023 | disa porosi për përmirësim dhe përshtypje të mysafirëve
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Xhelsa Salana e Gjermanisë 2023 | disa porosi për përmirësim dhe përshtypje të mysafirëve

Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht

Është bekimi dhe mëshira e Allahut të Madhërishëm që Xhelsa Salana e Xhematit Musliman Ahmedia të Gjermanisë përfundoi me sukses. Andaj, ne duhet të falënderojmë Allahun e Madhërishëm i Cili na mundësoi zhvillimin e xhelsës në kushtet normale, pas një pauze. E gjithë administrata si dhe pjesëmarrësit e Xhelsës duhet t’i shprehin mirënjohje Allahut të Madhërishëm. Vullnetarët e Xhelsës duhet të falënderojnë Zotin në mënyrë të veçantë, sepse Ai u dha mundësi për t’u shërbyer mysafirëve të Mesihut të Premtuar a.s., po ashtu edhe pjesëmarrësit duhet të falënderojnë këta punëtorë e vullnetarë, sepse gjatë ditëve të Xhelsës ata u munduan t’u shërbejnë atyre.

Meqë Xhelsa Salana kërkon një organizim të madh, si dhe vendi ku është mbajtur xhelsa këtë vit, ishte gjithashtu një vend i rif, prandaj me siguri do të kenë mbetur disa mangësi, madje duhet thënë që kanë pasur disa dobësi. Sipas informacioneve që kanë mbërritur tek unë, mysafirët kanë hequr mundime gjatë qëndrimit, por meqë ata kishin ardhur këtu me qëllime fetare, prandaj nuk kanë shprehur ndonjë pakënaqësi. Me aq sa kam pyetur, kam mësuar se disa përgatitje nuk kanë qenë në shkallën e duhur, madje disa i kam vënë re vetë. Për sa u përket punëtorëve vullnetarë, në përgjithësi ata janë munduar të kryejnë detyrat e tyre me pëkushtim të plotë. Por, nëse flasim për mangësitë që kanë mbetur në disa departamente, ato në përgjithësi kanë ardhur si pasoja e udhëzimeve të gabuara të përgjegjësve të tyre. Nëse mysafirët kanë hasur vështirësi gjatë qëndrimit të tyre, për të mbajnë përgjegjësi disa drejtues dhe Kryetari i vendit (Amiri) duhet të reagojë në mënyrë të veçantë, sepse ai gjithashtu mban përgjegjësi për të. Ata duhet të bëjnë istigfar (kërkojnë falje) si dhe të shënojnë këto gabime dhe mangësi në regjistrin e kuq, që të përmirësohen në të ardhmen. Ata gjithashtu duhet të shqyrtojnë, nëse mund të organizojnë më mirë në këtë ambient, ose të kërkojnë ndonjë vend tjetër.

Gjatë xhelsës, në përgjithësi janë vërejtur këto mangësi:

  1. Dikush ka shkruar që shkallët lëvizëse kanë qenë jashtë shërbimit, dhe mysafirët kanë hasur vështirësi duke ngjitur apo zbritur nga një vend në tjetër. Ashensorët gjithashtu nuk funksiononin, dhe shkaktonin vështirësi.
  2. Edhe nëse mysafirëve u ishin siguruar vend për të fjetur, ata nuk kishin në disponim banjo të mjaftueshme, apo furnizimi i ujit nuk qenë i rregullt. Kur kishin vendosur të organizonin xhelsën në Karlsruhe, ata fillimisht më kishin treguar vend paraprakisht. Edhe atëherë, u kisha tërhequr vërejtje organizatorëve se kushtet për banjot duhet të ishin më të mira si dhe të sigurohej furnizimi me ujin. Po ashtu kisha kontrolluar cilësinë e zërit, nga vende të ndryshme të sallës. Ndonëse ato salla në krahasim ishin më të vogla, por mund të vërehej mangësi, dhe organizatorët ishin përpjekur të gjenin zgjidhje, dhe ata në përgjithësi e kishin zgjidhur problemin. Por, kjo nuk ishte kontrolluar këtu siç duhej. Mua nuk më kishin dërguar ndonjë plan të detajuar, veçse raporte pozitive, duke lëvduar vendin.
  3. Po ashtu, për shkak të porosive të gabuara, ata të sigurisë kanë krijuar pengesa të panevojshme. Ndonëse në përgjithësi kanë punuar mirë, megjithatë kanë ndodhur edhe disa ngjarje të veçuara. P.sh. gratë kanë njoftuar se për shkak të këtyre pengesave, kanë hasur vështirësi në furnizimin e ushqimit. Departamenti i sigurisë duhet të dijë, se detyra e tyre nuk përmbushet vetëm nga ndalimi, por ata duhet të japin zgjidhje. Ky departament duhet të ketë një ekip, i cili duhet të mundësojë transportimin e mysafirëve në vendin e duhur pa vështirësi.
  4. Unë jam njoftuar gjithashtu se në ditën e parë, gratë kanë hasur vështirësi në dëgjimin e përkthimit. Unë jam njoftuar nga gratë, por nga departamenti i përkthimit të MTA-së, se puna e përkthimit ka pasur probleme. Më vonë, disa mysafirë nga jashtë, ishin ankuar gjithashtu se për shkak të problemeve teknike, ata nuk kishin mundësi të dëgjonin përkthimin e hutbes.
  5. Në sallën e burrave, kryesisht ka qenë problemi i zërit. Unë u kam tërhequr vërejtje organizatorëve, dhe përgjegjësi i Xhelsa Salanës, Përgjegjësi i Sallës së Xhelsës dhe përgjegjësi i departamentit të Zërit mbajnë përgjegjësi për këtë. Njerëzit vijnë këtu për të dëgjuar xhelsën dhe nëse nuk ekzistojnë kushtet e duhura për të përcjellë xhelsën, atëherë çfarë dobie ka kjo xhelse. Ne mund të tolerojmë dhe durojmë mangësi të tjera në organizim, por çdo mangësi në përcjelljen e xhelsës është e papranueshme.
  6. Hazret Mesihu i Premtuar a.s. ka thënë se kjo xhelse nuk është si ndonjë festë dhe as nuk dua të tuboj njerëzit për të treguar fitoren time. Megjithatë, për shkak të mosdëgjimit të zërit, në disa vende në pjesën e fundit të sallës, atmosfera i ngjante tamam një feste. Disa kanë xhiruar video, të cilat i kam parë edhe unë. Ajo atmosferë nuk i ngjan aspak xhelsës. Nëse llogaris, mendoj se 7-8 mijë njerëz nuk kanë dëgjuar xhelsën. Organizatorët i fajësojnë të pranishmit se po bisedonin me njëri-tjetrin, por sipas meje përgjegjësi i sallës së Xhelsës, departamenti i zërit dhe departamenti i edukimit (Terbijetit) janë përgjegjës për këtë situatë. Ata duhet të reflektojnë. Kam ndierë turp nga ato pamje, dhe shpresoj se edhe ata duhet të ishin turpëruar prej tyre. Nëse njerëzit po bënin muhabet gjatë programit, kjo sjellje tregon mungesën e edukimit. Kryemisionari dhe imamët janë përgjegjës për këtë sjellje, sepse nuk i kanë edukuar njerëzit gjatë gjithë vitit dhe nuk u kanë mësuar rëndësinë e kuvendeve të tilla. Mos i fajësoni njerëzit. Nëse i tërhqeim vërejtje ndonjë ahmediani, ai në përgjithësi menjëherë reagon pozitvisht. Të gjithë këta njerëz kishin ardhur për xhelse, dhe nuk mundet që nëse do t’u kishin tërhequr vërejtje, të pranishmit nuk do të reagonin. Pra, të metat nuk ishin te të pranishmit, por te organizatorët dhe përgjegjësit, të cilat pastaj shkaktuan edhe probleme të tjera.

Unë gjithmonë kam vënë re që nëse përgjegjësi punon me përulësi dhe përkush tim, departamenti i tij shkëlqen dhe dallohet nga të tjerat. Ndryshe, edhe nëse vullnetarët dhe punëtorët duan të punojnë mirë, për shkak të sjelljes së përgjegjësit, mbeten mangësi në detyrat e tyre.

Prandaj, unë nuk jam i pakënaqur nga vullnetarët dhe punëtorët e xhelses. Unë i shpreh mirënjohje çdokujt, mashkulli apo femre, të ri apo të vjetër, të cilët kanë dhënë maksimumin për përmbushjen e detyrave, por janë përgjegjësit të cilët duhet të kushtojnë vëmendje për përmirësimin e tyre. Unë kam thënë edhe në të kaluar që këtë herë, disiplina te salla e grave më është dukur pak më mirë se te burrat. Kjo tregon se zyra e terbijetit duhet të punojë më shumë për edukimin e burrave. Popujt përparimtarë i ngulin sytë gjithmonë te dobësitë e tyre dhe ky është sekreti i suksesit të tyre. Mos e mbyllni derën e përparimit duke thënë se gjithçka është në rregull dhe nuk ka asgjë të keqe në këtë metodë. Allahu ua mundësoftë përgjegjësve të gjitha departamenteve për të përmirësuar veten!

Pavarësisht këtyre dobësive, Allahu i Madhërishëm na ka bërë mirësi se Ai na ka mbuluar dhe mysafirët e xhelsës në përgjithësi kanë përshtypje pozitive. Nëse Xhelsa ka qenë e suksesshme, arsyje ka qenë që Allahu ka mbuluar gabimet tona dhe i ka frymëzuar njerëzit, të cilët kanë shprehur emocioene të jashtëzakonshme. Po ashtu, edhe teleshikuesit e MTA-së të cilët janë shpërndarë anembanë botës dhe kanë përcjellë transmetimin e xhelsës nga shtëpitë e tyre gjithashtu kanë shprehur në përgjithësi pëlqimin e tyre. Tani do të ndaj me ju edhe përshtypjet e disa mysafirëve, të cilat janë mjaft pozitive dhe mbresëlënëse. Xhemati i Gjermanisë duhet të jetë falënderues dhe mirënjohës ndaj Allahut të Madhërishëm, që përmes kësaj xhelse, e ka mundësuar përjhapjen e mësimeve të shkëlqyera dhe të vërteta të Islamit te audienca e pranishme.

Për më shumë, ndiqeni videon.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp