Xhelsa Salana e 13-të e Xhematit Musliman Ahmedia të Shqipërisë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Xhelsa Salana e 13-të e Xhematit Musliman Ahmedia të Shqipërisë

xhamia e tiranes

Xhemati Musliman Ahmedia i Shqipërisë zhvilloi me datën 9 tetor 2022 Xhelsa Salanën (Tubimin Vjetor) e 13-të në ambientet e Xhamisë Bejtul-Evel, në Tiranë. Ky është një aktivitet i përvitshëm i Xhematit, i cili fatkeqësisht kishte munguar për dy vitet e kaluara për shkak të pandemisë Covid-19.

Ky tubim synon mbledhjen anëtarëve të Xhematit dhe jo vetëm, për të diskutuar dhe mësuar tematike fetare, sociale dhe për të rifituar energji të reja shpirtërore.

Pas rregjistrimit të secilit pjesmarrës, organizimi filloi në orën 09:30 me ceremoninë e ngritjes së flamujve nga presidenti dhe zëvëndës presidenti i xhematit, z.Samad Ahmed Ghori dhe z. Bujar Ramaj. Ceremoni kjo që u mbajt në ambjentin e jashtëm, përpara godinës së misionit.

Më pas burrat dhe gratë, të ndarë, iu drejtuan ambjenteve të Xhelsës, respektivisht burrat brenda Xhamisë Bejtul-Evel dhe gratë në sallën e mbledhjeve brenda godinës së misionit.
xhamia e tiranes

Sesioni i parë i drejtuar nga z. Bujar Ramaj, zëvëndës president i Xhematit Musliman Ahmedia të Shqipërisë dhe nga z.Xhinahudin Saif, president i Xhematit Musliman Ahmedia të Kosovës, filloi me recitimin e Kuranit të Shenjtë nga z. Besmir Yvejsi i cili lexoi dhe përkthimin.

Fjala e mirëseardhjes u mbajt nga z. Sali Beja i cili pa u zgjatur shumë, ftoi në podium panelin drejtues. Fjalimin e parë e mbajti z. Samad Ahmed Ghori, presidenti i Xhematit Musliman Ahmedia të Shqipërisë, mbi temën “Kriza sociale dhe zgjidhja e saj”. Fjala e tij u përqëndrua në faktin se të gjithë ne dëshirojmë që ankthi dhe stresi të jenë larg prej nesh, dhe të gjithë të jetojmë të lumtur por, situata e botës këtë gjë na e bën gjithnjë e më të paarritshme. Megjithatë sipas z. Ghori ka një ushqim shpirtëror që na ndriçon shpirtin, falë së cilit ne mund t’ja dalim.

Më pas në monitorët e Xhelsës, në të dyja sallat, atë të burrave dhe atë të grave u shfaq video-insert-i i Saeed Mateas Gessler, gjermai që u udhëzua prej Zotit për të pranuar Islamin.

Pas një prezantimi të shkurtër të përkthimeve të Kuranit në gjuhë të ndryshme të botës, fjalën e mori zëvëndës presidenti i Xhematit Musliman Ahmedia të Shqipërisë, z. Bujar Ramaj. Ai mbajti një fjalim shumë emocionues me temën “Feja Islame në natyrën njerëzore”. Harmonia mes trupit dhe shpirtit, mes formës dhe përmbajtjes, mes së jashtmes dhe së brendshmes, është ajo që gjithmonë do t’ju sigurojë paqe dhe prosperitet. Ky ishte një nga mesazhet e filozofisë së Islamit që përcolli zoti Ramaj në fjalimin e tij.

Pas një ndërprerje të shkurtër për shplodhje dhe kafe, mbledhja rifilloi në orën 11:40 me fjalimin e titulluar “Dielli që po lind nga perëndimi”, i mbajtur nga z.Sali Beja. Ai foli rreth faktit se cilët janë sot përfaqësuesit e denjë të Islamit në botë. Ato popuj që as vetë nuk janë në paqe, që janë larg shkencës dhe logjikës, jashtë realitetit dhe të cilët vetëm e keqpërdorin emrin Islam, të ndarë dhe të përçarë, nuk mundet të jenë kurrsesi përfaqësues të vërtetë të Islamit. Z. Beja tha se është Xhemati Musliman Ahmedia ai që sot po mbron vlerat e pastra e të vyera të Islamit nëpër botë, nën udhëheqjen e Kalifatit të bekuar.
xhamia e tiranes

“Rruga e kërkimtarëve” ishte një dokumentar shumë emocionues dhe besimnxitës, i përgatitur nga kanali zyrtar i Xhematit, MTA (Muslim Television Ahmadiyya International) dhe i titruar në shqip i cili u ndoq nga të gjitë të pranishmit.

Zuber Khalil Khan, drejtor i organizatës bamirëse Humanity First i Gjermanisë për vendet e Ballkanit, mbajti një fjalim përshëndetës duke rrëfyer histori se si kjo organizatë bamirëse ka fituar respekt ndërkombëtar falë punës së saj të palodhur me qëllimin e vetëm të shërbimit ndaj krijesave të Zotit pa asnjë lloj axhende të fshehur.

Në orën 12:45 në ambjentin e xhamisë Bejtul Evel u falën të bashkuara namazet e drekës dhe të ikindisë dhe pastaj të pranishmit dolën në ambjentet e jashtme, ku ishte servirur me përkujdesje të veçantë dreka për burrat dhe për gartë.

Koha ishte e ngrohtë dhe me diell, çka e bëri të ngrënit jashtë të shijonte edhe më shumë.

Në orën 14:10 filloi sesioni i tretë dhe përfundimtar nën drejtimin e Dr. Abdul Shakoor Khan, ish-president i Xhematit Musliman Ahmedia të Shqipërisë, dhe presidentit aktual, z. Samad Ahmed Ghori.

Pas recitimit të Kuranit të Shenjtë, një tjetër video-insert e pati radhën, kësaj here një histori emocionuese e një gruaje europiane në rrugëtimin e saj drejt Islamit.

Fjalimi i fundit i kësaj Xhelse u mbajt nga z. Mariglen Beja, “Xhemati Musliman Ahmedia, një paraqitje”. Ai pohoi para të gjithëve se Islami i vërtetë është ai që buron nga Kurani dhe nga Profeti Muhamed s.a.v.s dhe që gjithashtu është i mbështetur përmes shenjave nga Zoti i Madhërishëm. Z. Beja shpalosi para të gjithëve kushtet dhe kriteret morale të deklaruara nga Hazert Mesihu i Premtuar a.s që secili nga ne ta quajë veten pjesë e Xhematit të tij të bekuar.
xhamia e tiranes kurani

Në vitet 1900 Xhon Aleksandër Doui, themeloi qytetin Zion në Illinois SHBA me qëllim shkatërrimin e Islamit. Ai deklaroi se kushdo që do futet në këtë qytet duhet që së pari të konvertohet në të krishterë. Ai përdori një gjuhë tepër të ligë kundër Islamit dhe kundër Profetit Muhammed s.a.v.s.. Mesihu i Premtuar a.s., si shërbëtori i përkryer i Profetit Muhammed s.a.v.s., iu përgjigj sfidës së tij kundër Islamit me një sfidë personale në formën e një dueli lutjesh ku gënjeshtari do të demaskohej dhe do të vdiste brenda jetës së tjetrit. Profecia u përmbush. Dowie vdiq në mënyrë të poshtëruar duke pësuar paralizë, në vitin 1907, gjatë jetës së Mesihut të Premtuar a.s.. Ditët e sotme Hazret Kalifi i V-të i Xhematit Musliman Ahmedia përuroi xhaminë Fat’he Adhim (Fitorja Madhështore) pikërisht në këtë qytet duke vulosur kështu një fitore madhështore të Mesihut të Premtuar a.s kundër një armiku të përbetuar të Islamit.

Ishte kjo përmbajtja e dokumentarit të fundit të kësaj Xhelse që u ndoq me shumë interes nga të gjithë të pranishmit.
xhamia e tiranes

Më pas, pak para fundit, presidenti i Xhematit z. Samad Ahmed Ghori mbajti fjalën e tij të falënderimit dhe të urimit për gjithë pjesëmarrësit dhe në fund, Dr. Abdul Shakoor Khan mbajti fjalën e tij përshëndetëse duke falënderuar Allahun për sukseset e këtij Xhemati dhe duke u lutur në heshtje, sëbashku me audiencën për suksese të mëtejshme.

Në orën 15:30 Xhelsa Salana e 13-të e Xhematit Musliman Ahmedia të Shqipërisë u shpall e mbyllur, foto të rastit u mbajtën aty-këtu me grupe të ndryshme.

Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp