Xhelsa Salana, bekim i Zotit të Madhërishëm
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics

Xhelsa Salana, bekim i Zotit të Madhërishëm

Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht

(Pjesë e shkëputur)

Me bekimin e Zotit të Madhërishëm, javën e kaluar u zhvillua Xhelsa Salana (Mbledhja Vjetore) e Xhematit Musliman Ahmedia të Kanadasë dhe përfundoi, duke na shpalosur një varg bekimesh të Zotit të Madhërishëm. Sado që ta falënderojmë Zotin për këtë, është pak. Është vetëm bekimi i Tij, që Ai na mundëson të zhvillojmë mbledhje të tilla kudo nëpër botë, pavarësisht nga mundësitë tona të kufizuara, dhe, në përgjithësi edhe organizimet, me bekimin e Zotit, shkojnë shumë mirë.

Ne nuk kemi profesionistë apo mjeshtër në sektorë të ndryshëm për këto lloj organizimesh, që të punojnë profesionalisht e të na japin një rezultat siç duhet. Por kemi vullnetarë, të rinj, fëmijë, të moshuar, gra dhe vajza. Prej tyre caktohen përgjegjës dhe po prej tyre caktohen edhe vullnetarë të tjerë që punojnë nën përgjegjësit.

Në këto organizime, nganjëherë ndodh që caktohet një përgjegjës, i cili mund të jetë më pak i arsimuar dhe nën të shërbejnë vullnetarë, të cilët mund të jenë mjekë, inxhinierë ose doktorë shkencash, por nuk vihet re asnjë shenjë mosbindjeje nga ana e tyre ndaj eprorit. Ky është standardi i bindjes që ka Xhemati Musliman Ahmedia. Ata jo vetëm që i binden eprorit të tyre, por edhe bashkëpunojnë me të gjitha mundësitë e tyre, duke përmbushur me përpikëri detyrat që u jepen.

Gjatë këtyre tri ditëve të Xhelsës, u duk që njerëzit, sidomos vullnetarët e kishin harruar krejtësisht botën. Të gjithë vullnetarët kishin mendjen vetëm të shërbenin me vetëmohim të plotë. Pra, kjo nuk është punë e njeriut, sepse njeriu nuk mund t’i drejtojë mendjet në një hulli në këtë mënyrë. Është vetëm Zoti i Madhërishëm që i mundëson ahmedianët të shërbejnë me vetëmohim dhe përulësi të skajshme. Po të mos kishim bekim të veçantë të Zotit, këta vullnetarë, të rinj, të moshuar, fëmijë, gra e burra, nuk mund të punonin me ndjenja kaq të larta. Është vetëm Zoti i Madhërishëm që i frymëzon, që t’u shërbejnë mysafirëve të Mesihut të Premtuar a.s., duke sakrifikuar çdo dëshirë dhe çdo mendim personal dhe duke synuar vetëm e vetëm pëlqimin e Zotit të Madhërishëm dhe shërbimin ndaj mysafirëve të Mesihut të Premtuar a.s.

Andaj, më së pari ne duhet t’i jemi mirënjohës Allahut të Lartësuar, i cili i mundësoi xhematit shërbëtorë të tillë, të cilët pavarësisht se janë shumë të arsimuar, nuk ngurrojnë të pastrojnë edhe tualetet, nuk ngurrojnë të punojnë në kuzhinë dhe nuk ngurrojnë t’u shërbejnë njerëzve me ushqim e ujë. Ata bëjnë edhe detyrën e sigurisë, edhe të parkimit dhe në këtë mënyrë shërbejnë në çdo sektor, me vetëmohim të plotë.

Në xhelsa, fëmijët bëjnë detyrën e tyre me shumë qejf. Në sallën e Xhelsës, kur ata u shërbejnë me ujë pjesëmarrësve, me vëmendje të plotë dhe pa bërë asnjë zhurmë, të ftuarit nuk mbeten pa u ndikuar. Ata pyesin të befasuar – Si arrini t’u mësoni fëmijëve ndjenja kaq të larta për të shërbyer?! Në këtë kohë, kur bota më shumë dëgjon për fëmijët që shkojnë nëpër medrese a xhami dhe marrin mësimet e xhihadit me armë, mësime për përhapur dhunë e për të marrë jetë njerëzish, fëmijët dhe të rinjtë e Xhematit Ahmedia bëjnë shërbime jetëdhënëse.

Pra, të rinjtë e të rejat e Xhematit punojnë për të gjallëruar edhe sofra ushqimi aty ku Xhemati hap sofra shpirtërore. Në këtë mënyrë, ata i bashkohen xhihadit të vërtetë, i cili nuk bëhet për marrë, por t’u dhënë jetë njerëzve.  Këtë e shprehin pjesëmarrësit e Xhelsës. Natyrisht, kur shikon fëmijë të vegjël që shërbejnë me përkushtim e përgjegjësi të plotë, bëhesh gati t’u japësh zemrën.

Andaj, ne e falënderojmë Zotin e Madhërishëm që na mundësoi një xhemati të tillë. Nga ana tjetër, të gjithë pjesëmarrësit e Xhelsës gjithashtu duhet të falënderojnë vullnetarët. Një pjesë e madhe e vullnetarëve janë edhe ata, që shërbejnë edhe para Xhelsës dhe edhe pas saj. Atyre nuk u interesojnë as vendet e punës dhe as shpenzimet personale që bëjnë. Disa që më kanë takuar më thanë se e lanë punën, sepse nuk u jepnin leje. Vijnë në Xhelsa dhe punojnë natë e ditë. Punojnë me një interesim të lartë për të bërë sa më mirë organizimin e Xhelsës. Andaj, unë personalisht i falënderoj të gjithë vullnetarët, fëmijët, të rejat e të rinjtë, gratë dhe burrat, të cilët vullnetarisht dhanë shërbimet e tyre dhe edhe punët më të vogla, i bënë me përkushtim dhe përgjegjësi të madhe. Kjo puna juaj pa dyshim është një tablig i heshtur. Vullnetarët në dukje bëjnë punë të tyre, por për pjesëmarrësit ata bëhen fener udhëzimi.

(Ju lutemi, ndiqeni videon për dëgjuar hutben e plotë)

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp