
Më 8 e 9 tetor 2021, u zhvillua Xhelsa Salana e 45-të e Gjermanisë, në Mai Markt, Mannheim. Për shkak të masave të rrepta kundër Covid-19, administrata shtetërore kishte lejuar një numër të vogël pjesëmarrësish, të cilët duhet të ishin të vaksinuar. Pjesëmarrësit ishin zgjedhur nga kompjuteri, të cilëve u ishin dërguar ftesa personale. Gjatë dy ditëve, gjithsej 9369 mysafirë morën pjesë në xhelsa. Ndërsa anembanë Gjermanisë, anëtarët ndoqën programin e Xhelsës nëpër Xhamitë apo shtëpitë e tyre.
Në këtë xhelse, u mbajtën 8 fjalime në gjuhën urdu dhe gjermane. Në seancën mbyllëse Hazret Kalifatul Masih i Pestë (Allahu e ndihmoftë fuqimisht) iu drejtua pjesëmarrëve të Xhelsës përmes lidhjes satelitore.