Bekimet e Xhelsa Salanës së Anglisë 2021
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Bekimet e Xhelsa Salanës së Anglisë 2021

Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht

Elhamdulillah (lavdërimi është i Allahut) të premten e kaluar, është zhvilluar Xhelsa Salana e Mbretërisë së Bashkuar pas një ndërprerjeje një vjeçare, pra pas dy vitesh. Duke filluar nga e xhumaja, Xhelsa vazhdoi për tri ditë, dhe përcolli atmosferën e saj shpirtërore derisa përfundoi të dielën e kaluar. Në vitin 2020, nuk mund të zhvillohej Xhelsa, për shkak të pandemisë së Corona virusit. Meqë situata aktuale mbetet përafërsisht e njëjtë, organizatorët e Xhelsës ishin të mendimit, se nuk do të ketë xhelsa as këtë vit, dhe për shkak të këtij konceptimi të gabuar, nuk i kishin kushtuar asnjë vëmendje përgatitjes së saj, ashtu siç e kam përmendur në hutben e fundit të së xhumasë. Por, kur atyre u ishte thënë në mënyrë të qartë se Xhelsa insha’Allah do të zhvillohej patjetër, ata përveshën krahët dhe ia hyrën punës. Megjithatë, mua më dukej se ata nuk po punonin me zell dhe u mungonte pasioni për përgatitje. Unë po druhesha se nëse organizatorët nuk do të qëndronin në krye të detyrës e të tregonin shkujdesje, vullnetarët gjithashtu do të binin në të njëjtin mendim. Por, kisha besim në Allahun se Ai do të rregullojë organizimin e Xhelsës dhe se ne gjithashtu do të gjenim punëtorë të zellshëm. Kjo është arsyeja pse në një moment më duhej t’u thosha organizatorëve pak me rreptësi dhe në mënyrë të prerë se nëse ata vazhdojnë të sillen në mënyrë kaq të pakujdesshme dhe mendojnë se vallë a me të vërtetë do të bëhet Xhelsa, madje të shfaqin më tepër mungesën e vendosmërisë, atëherë unë më mirë të emëroj administratën e re. Fjalët e mia patën një ndikim tronditës tek ata, dhe ndonëse me vonesë, por punët filluan me një hov dhe intensitet të lartë. Forca jonë kryesore është baza e vullnetarëve që punojnë në nivelin më të ulët. Në të vërtetë janë ata që përbëjnë fuqinë punëtore të ekipin tonë themelor, dhe dukej se ata ishin të shqetësuar për ritmin e punës.

Vullnetarët iu përgjigjën thirrjes dhe ata menjëherë u shfaqën kudo për të përgatitur Xhelsën. Erdhën kaq shumë vullnetarë, saqë ata qëndronin në radhë të gjata, dhe ishte e vështirë të bëhej përzgjedhja e punonjësve për Xhelsa pasi ajo do të zhvillohej në një përmasë më të vogël. Megjithatë burrat dhe gratë zgjodhën vullnetarët e tyre. Lexhna Imaillah kishte zgjedhur vetëm një të pestën e vullnetareve që kishin ardhur, ndërsa burrat kishin shkurtuar numrin e të ardhurve duke pranuar vetëm dy të tretën e tyre. Ata që nuk u pranuan për ndonjë detyrë, kishin mbetur të pakënaqur, sepse nuk u ishte dhënë mundësi për të shërbyer.

Prandaj, në radhë të parë, do të doja t’u them të gjithë atyre burrave, grave, djemve, vajzave dhe fëmijëve, se Allahu do t’i shpërblejë për nijetin e tyre. Ju keni përmbushur qëllimin tuaj, për t’u shërbyer mysafirëve të Mesihut të Premtuar (as), megjithëse për shkak të rrethanave nuk patët mundësinë për ta realizuar atë. Allahu nuk do t’ju privojë nga shpërblimi për shkak të qëllimit tuaj. I lutem Allahut që Ai t’ju japë shpërblimin më të lartë për zellin tuaj në shërbim.

Po ashtu, sipas zakonit tim, unë i falënderoj vullnetarët të cilët kanë shërbyer në departamente të ndryshme, në xhumanë e parë pas përfundimit të Xhelsës. Njerëzit më kanë shkruar nga vende të ndrysmë të botës dhe u kanë shprehur mirënjohje vullnetarëve të Xhelsës, të cilët kanë përmbushur detyrën e tyre, në çdo sektor. Për shkak të shiut, nxjerrja e veturave, të cilat ishin ngecur në baltë nëpër parkingje, ishte kthyer në një ankth dhe vullnetarët kanë punuar në mënyrë të jashtëzakonshme. Veturat të cilat ishin ngecur në baltë, ata sikur i kanë nxjerrë me duart e tyre. Vullnetarët nga departamentet e tjera, kur ishin të lirë, gjithashtu u bashkoheshin këtyre djemve. Disa prej tyre më kanë shkruar për këtë. Duke parë gjendjen e parkimit, administrata kishte organizuar parkimin e veturave në një vend tjetër. Megjithatë, në ditën e parë dhe të dytë të Xhelsës, ose pjesërisht në ditën e dytë, nxjerrja e veturave që kishin ngecur në baltë, ishin kthyer në një problem të madh. Këtë punë të mundimshme e kishte kapur lenta e kameras së MTA-së dhe ajo ua përcolli këtë pamje krejt botës. Ata që i kanë parë këto pamje, qofshin anëtarë të xhematit apo jashtë xhematit, nga vende të ndryshme të botës, kanë reaguar me habi. Disa teleshikues jo-ahmedianë apo jo-muslimanë, pasi kanë parë pamje të tilla, kanë thënë se pamje të tilla në botën e sotme janë të pabesueshme. Qoftë një drejtor apo një punonjës i thjeshtë, të gjithë ishin bërë një për të nxjerrë veturat nga balta, madje në këtë përpjekje ata vetë ishin përlyer në baltë. Allahu i Madhërishëm i ka dhuruar Xhematit të Mesihut të Premtuar a.s. njerëzit e tillë, të cilët punojnë si xhinde.

Po kështu, ka edhe departamente të tjera: higjiena, përgatitja dhe gatimi i ushqimit, shpërndarja e ushqimit. Megjithatë detyra më e rëndësishme që duhej kryer qysh në fillim ishte përgatitja e Xhelsës që përfshinte ngritjen e çadrave, shtrimin e pistave me pllakat etj. për të cilat kanë ardhur vullnetarë për javë të tëra dhe pas përfundimit të Xhelsës, sërish po japin kohën e tyre. Kështu që ka departamente të ndryshme, dhe të gjithë ata që kanë ndjekur këto punë, përmes MTA-së ose transmetimit të drejtpërdrejtë në internet, kanë mbetur të impresionuar. Mysafirët që kishin ardhur, ishin gjithashtu mbushur me ndjenjat mirënjohjeje.

MTA-ja gjithashtu ka punuar në mënyrë të jashtëzakonshme, duke ia përcjellë këto pamje botës dhe duke prodhuar emisione të posaçme për të dhënë njohuri të ndryshme. Me siguri, MTA-ja e ka përmbushur detyrën e saj në mënyrë të shkëlqyeshme. Ajo jo vetëm që i ka transmetuar pamjet e Xhelsës anembanë botës, por ka sjellë edhe pamjet e pjesëmarrësve, që ishin grumbulluar në vende të ndryshme të botës për të ndjekur Xhelsa salanën, këtu në sallën kryesore. Në këtë mënyrë, MTA-ja ka përcjellë të gjitha programet e Xhelsës, duke nisur nga fillimi i punës së vullnetarëve, duke vazhduar me punën gjatë tri ditëve të Xhelsës dhe me transmetimin e seancave me programe intelektuale e edukative në sallën kryesore. MTA-ja ka përmbushur këtë mision në një mënyrë të tillë, se të gjithë shikuesve të Xhelsa Salanës, qofshin ahmedianë apo jo-ahmedianë nga e gjithë bota, ajo u ka lënë përshtypje të thella dhe ata gjithashtu shprehin mirënjohje se dëshmuan shfaqje të tilla. Sikur ajo kishte ndërtuar një banesë të çuditshme, ku banonin kombe dhe popuj të ndryshëm. Andaj, dua të falënderoj të gjithë punonjësit, burra dhe gra, se ata pavarësisht rrethanave të papërshtatshme, pas një njoftimi afatshkurtër për të organizuar Xhelsën, në një mot të ashpër, punuan me vetëmohim të plotë dhe përmbushën detyrat e tyre.

Unë gjithashtu dua t’i falënderoj vullnetarët, në emër të shikuesve të Xhelsës nga e gjithë bota, të cilët më kanë shkruar dhe kanë shprehur falënderime.

Unë kisha menduar që sot, pasi të falënderoja ekipin e vullnetarëve, do të vazhdoja me temën e fjalimeve të së xhumasë së kaluar. Ndërkohë, numri i madh i përshtypjeve nga e gjithë bota, përjetimet dhe dobitë që kanë arritur njerëzit, emocionet e jashtëzakonshme të ahmedianëve dhe jo-ahmedianëve; e gjithë kjo që është përcjellë në raporte dhe letra të shumta, më ka nxitur që edhe këtë vit, siç është tradita e viteve të kaluara, t’ju përcjell përshtypjet dhe bekimet e Allahut. Sigurisht që nuk do të jetë e mundur të përmendet gjithçka, prandaj kam përzgjedhur vetëm disa shembuj prej tyre.

Xhelsa Salana e këtij viti nuk ishte unike vetëm nga organizimi, por ajo gjithashtu ka çelur portat e bekimeve kaq të mëdha, saqë njeriu vazhdon t’i përulet Allahut në shenjë mirënjohjeje. Pavarësisht nga këto rrethana, Allahu i Madhërishëm vijon të zbresë bekime të mëdha mbi këtë Xhemat.

Megjithatë, njerëzit në përgjithësi janë shprehur për një mangësi në lidhje me mungesën e Bejatit ndërkombëtar, të cilin e kishin pritur me padurim. Sidoqoftë, ishte e vështirë të mbahej Bejati në këto kushte.

Tani do t’ju përmend në mënyrë të përmbledhur disa raporte dhe përshtypje. Këtë vit për herë të parë, Xhematet kanë marrë pjesë në Xhelsa Salana përmes transmetimit LIVE. Me fjalë të tjera, Xhematet kanë ndjekur xhelsën në vendet e tyre, ndërkohë ato pamje po transmetoheshin edhe nëpër ekrane në sallën kryesore. Në Angli, këto programe, për të ndjekur Xhelsën bashkërisht, ishin organizuar në 5 vende. Në disa vende të tjera, pavarësisht nga ndryshimi i madh i orarit, programi i Xhelsës u ndjek kolektivisht. Ndër këto shtete përfshihen Australia, Indonezia, Guatemala, Bangladeshi etj. Përveç Britanisë së Madhe, në 37 vende që shtriheshin në 22 shtete, anëtarët kanë marrë pjesë në Xhelsa Salana duke bërë organizime kolektive.

Transmetimi LIVE ishte organizuar gjithashtu për sallën e grave, i cili u prit shumë mirë nga gra nga vende të ndryshme. Në takimin e grave, afërsisht 30-35,000 gra ndoqën programin. Vendet pjesëmarrëse përfshijnë SHBA, Kanadanë dhe Guatemalën, ku pjesëmarrja e përbashkët në Xhelsa u organizua në dy, tri ose katër vende në shtetet përkatëse. Përveç këtyre ishin bërë organizime edhe në këto shtete: Guajana, Australia, Indonezia, Bangladeshi, Mauritius, Kababir, India, Burkina Faso, Gana, Nigeria, Gambia, Tanzania, Franca, Zvicra, Gjermania, Suedia, Belgjika, Finlanda dhe Holanda etj.

Në Niger, një mik jo-ahmedian Isa Sahibi erdhi në shtëpinë e misionit gjatë tri ditëve të Xhelsës për të dëgjuar fjalimet e mia. Ai thote:“Më parë kisha dëgjuar se Xhemati Musliman Ahmedia ishte kundër Islamit dhe se ata kanë vendosur një televizor në xhami, gjë që është e ndaluar. Por, pas ndjekjes së xhelsës, arrita në përfundimin që nëse e gjithë bota muslimane të bashkohet me Xhematin Ahmedia dhe të shtrihet mesazhi i Islamit kudo në botë, atëherë muslimanët do të përbëjnë një fuqi të madhe që edhe vendet e tjera të fuqishme nuk do të guxojnë të flasin kundër Islamit. Në Xhematin Ahmedia, ekziston një unitet dhe kohezion, që kam ndjerë gjatë Xhalesë, gjë që është dëshmi e vërtetësisë së tij”.

Në Zambia, përveç anëtarëve ahmedianë, disa njerëz jo-ahmedianë gjithashtu kanë ndjekur Xhelsën. Ishin 35 persona jo-ahmedianë të mbledhur në një vend. Një mësues i krishterë ndoqi Xhelsën dhe përshkroi përshtypjet e tij me këto fjalë:

“Jam shumë i nderuar që kam parë takimin e sotëm të Xhelsës. Kam kuptuar nga afër mësimet islame dhe në bazë të logjikës dhe arsyes sime, kam kuptuar që Islami është feja e vërtetë. Nuk ka fe tjetër që ndihmon nevojtarët. Isha në gjendje të mësoja shumë”.

Kryemisionari nga Gaboni shrkuan:“Një oficer policie i cili nuk është ahmedian, erdhi në shtëpinë e misionit bashkë me gruan e tij për të dëgjuar Xhelsën. Ai nuk kishte treguar shumë interes për Xhematin më parë. Në Xhelsa ai dëgjoi për historinë e një libanezi i cili kishte pranuar Xhematin. Pastaj, ai pyeti se si mund të ndiqte MTA-në pas Xhelsa Salanës. Ne e informuam se MTA-ja mund të shihet edhe në YouTube. Ai menjëherë hapi Youtube-in në telefonin e tij, filloi MTA-në në frëngjisht dhe filloi të shikojë Xhelsën. Ai tha se do të donte të mësonte më shumë rreth Xhematit Ahmedia përmes këtij kanali në të ardhmen”.

Në Nigeri, një mik joahmadian pasi kishte parë Xhelsën, u shpreh: “Nga kjo Xhelse, jam i bindur se nëse ekziston ndonjë bashkësi e vërtetë fetare në botë, ajo është Xhemati Musliman Ahmedia. Unë shumë shpejt do të bashkohem me këtë Xhemat”.

Një tjetër mysafir jo-ahmedian i përshkroi përshtypjet e tij duke thënë: “Sigurisht, ky Xhemat është një Xhemat i vërtetë. Ky është Xhemati i besimtarëve të sinqertë. Kam parë se si vullnetarët i ishin përkushtuar punës së tyre ndërkohë binte shi i rrëmbyeshëm dhe kujdeseshin për lehtësimin e mysafirëve”. Fjalimi im në sallën e grave gjithashtu i kishte bërë shumë përshtypje.

Krye-misionari nga Japonia shkruan:“Nishima Usamu Sahib është një jo-ahmedian nga qyteti Hiroshima dhe është në kontakt me Xhematin. Kur kam shkuar në Japoni dhe kam vizituar qytetin Hiroshima, ai më kishte pritur atje. Ai gjithashtu ka marrë pjesë në Konferencën e Paqes të vitit 2017. Ai shkruan: “Jam duke parë programin e Xhelsa Salanës dhe sot më 6 gusht kam dëgjuar hutben e së premtes. Më janë kujtuar kontributet e Xhematit Musliman Ahmedia në Japoni. M’u kujtua gjithashtu fjalimi i kalifit të dytë Hazret Mirza Bashiruddin Ahmed (r.a.) i cili më 10 gusht 1945, po në ditën e premte, kishte ngritur zërin kundër sulmit bërthamor në Hiroshima. Ky zë ishte nga të parët që u ngrit kundër sulmit bërthamor në Hiroshima. Po ashtu, ardhja e kalifit aktual në qytetin Hiroshima dhe mesazhi i tij për paqen në këtë qytet janë të një rëndësie të madhe për mua. Sot, në ditën e Hiroshimas, teksa po dëgjoja hutben e së premtes, më lindi dëshira që të kishim një kanal MTA-Japoni ashtu siç kemi një Kanal MTA-Afrikë. Së dyti, kur përjetoj emocionet dhe atmosferën e kësaj xhelse me pjesëmarrje kolektive nga anembanë botës, bëhem gjithnjë më i vetëdijshëm se Xhemati Musliman Ahmedia ka një rol shumë të rëndësishëm në vendosjen e paqes në botë dhe bashkimin e njerëzve në një platformë”.

Një mësues jo-ahmedian nga Lusaka, Zambia shkruan:

“Sot kemi mësuar nga kalifi se gratë në Islam gëzojnë të drejtën për të shprehur mendimin e tyre në mënyrë të pavarur dhe se Islami u jep atyre lirinë për të zgjedhur bashkëshortin sipas pëlqimit e tyre. Por për fat të keq, në disa kultura gjejmë martesa që kryhen me detyrim dhe të drejtat e njeriut shkelen nëpër këmbë. Islami është feja e vetme që u kushton rëndësi të drejtave të grave. Nëse Islami i ka dhënë mashkullit leje për t’u martuar më shumë se një herë, ai gjithashtu e ka detyruar atë për t’iu përmbajtur parimit të drejtësisë. Çfarë mësimi i mrekullueshëm është ky, i cili promovohet sot vetëm nga xhemati Musliman Ahmedia”.

Nga Nigeri, një jo-ahmedian i quajtur Maman Gali Sahib nga rajoni Tusawa shkruan:

“Kjo ishte hera e parë për mua dhe jam i impresionuar. Po ta ndjekin edhe muslimanët e tjerë këtë shembull, ata me siguri do të shënojnë shumë shpejt arritje të mëdha në këtë botë “.

Një inxhinier jo-ahmedian i quajtur Usama Sahib shkruan nga Nigeri:

“Ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte se kaq shumë njerëz të ndryshëm nga vende të ndryshme me gjuhë dhe kultura divergjente shfaqën bindje të plotë. Në një kohë kur bota është pushtuar nga një pandemi globale, zhvillimi i këtij programi në mënyrë kaq të organizuar e të përkryer ishte thjesht e lavdërueshme”.

Amir i Nigerit shkruan se një zonjë e quajtur Merjeme, e cila është ahmediane ishte shprehur: Sot kam dëgjuar hutben e kryetarit të Xhematit Musliman Ahmedia dhe kam mësuar në të vërtetë si cilat janë të drejtat si dhe detyrat e grave. Njerëzit në vendet e zhvilluara as nuk mund ta imagjinojnë se në ç’kushtesh e rrethanash gratë në Afrikë kalojnë jetën e tyre. Derisa fjalët e ahmedianëve përputhen me veprimet e tyre, nuk kam njerëz më të mirë se ju“.

Çdo ahmedian duhet ta zbatojë këtë mësim brenda familjes së tij. Këto nuk duhet të mbeten vetëm fraza demagogjike, por duhet të kthehen në realitet në mënyrë që njerëzit përfitojnë nga bekimet e Islamit.

Një mik jo-ahmedian nga Nigeri i quajtur Farid Musa ka vlerësuar fjalimin tim në sallën e grave. Po ashtu, një zonjë jo-ahmediane e quajtur Merjem Iljas shkruan:

“Pasi dëgjova kryetarin e Xhematit Musliman Ahmedian duke shpjeguar të drejtat e grave, jam ndjerë krenare që jam grua. Nëse të gjithë e kuptojnë këtë, kjo botë mund të bëhet një parajsë”.

Znj. Nafisa Armus nga Nigeri, e cila nuk është anëtare e Xhematit thotë:“Kur kam dëgjuar për herë të parë, fjalimin nga kryetari i Xhematit, m’u bë e qartë se ato të drejta të mrekullueshme që Profeti Muhammed (a.s.) u ka garantuar grave, sot mbrohen vetëm nga Xhemati Musliman Ahmedia.”

Megjithatë, unë e them përsëri se çdo mashkull ahmedian duhet t’i zbatojë këto mësime në shtëpinë e tij dhe jo të mashtrojë botën në mënyrë demagogjike.

Amir sahibi nga Najgeri shkruan se Haxhi Hussejni është një mik yni jo-ahmedian. Ai është një biznesmen dhe është shumë i zënë në punën e tij. Megjithatë, kur e ftuam në Xhelsa Salana, ai na pranoi ftesën. Pas Xhelsës, ai tha se para se të vinte, kishte menduar se ky do të ishte një tubim laik dhe se ai do të merrte pjesë vetëm në mënyrë simbolike. Sidoqoftë, kur dëgjoi fjalimet, ai vendosi që do të merrte pjesë në gjithë programin, gjatë tri ditëve të xhelsës. “Më ka bërë më shumë përshtypje vullnetarët. Kur i shikoja vullnetarët në punë, kam kuptuar se zelli dhe pasioni i tyre u jep hov dhe një forcë të re. Një person i orientuar nga bota materiale kurrë nuk mund ta bëjë këtë”.

Krye-imami nga Guinea Conakry shkruan se imami lokal nga rajoni Konjar raporton se e kishin ftuar kryebashkiakun e qytetit. Ai u përgjigj se për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, mund të merrte pjesë, por djali i tij do të jetë i pranishëm në këtë organizim. Kur erdhi ai, atëherë do të fillonte fjalimi im në sallën e grave. Furnizimi me energji elektrike është problematik në atë vend, dhe tani meqë ishte mot me shi, nëse ndërpritet drita njëherë, do të duhen disa orë për ta rikthyer atë. Vetëm disa çaste para se të fillonte programi, u ndërpre energjia. Mysafirët kishin mbërritur dhe ata nuk kishin as gjenerator. Murabbi shkruan se ata u lutën që Allahu të bënte një mrekulli për vërtetësinë e Xhematit dhe të rivendoste energjinë elektrike. Ai shkruan se ata u lutën me ngashërim e përgjërim të madh. Huzuri (a.b.a.) nuk kishte ardhur ende në foltore kur u kthye drita. Allahu u ishte përgjigjur lutjeve tona dhe shfaqi një shenjë të vërtetësisë së Xhematit. Kjo ngjarje u kishte shkaktuar një ndikim pozitiv mysafirëve. Pikërisht në momentin që përfundoi fjalimi, në mënyrë të çuditshme, dritat ishin ndërprerë përsëri. Ai gjithashtu tha se nuk kishte dëgjuar më parë fjalime kaq të pasura dhe gjithçka që thonë kundërshtarët e Xhematit, është një gënjeshtër e madhe.

Mualimi i Xhematit nga Kameruni tregon se nga një fshat i cili ndodhet në Veri të vendit, afër qytetit Merva, kryeplaku Haxhi Osman, i cili nuk është ahmedian, ndoqi programin e Xhelsës përmes MTA- Afrika. Ai tha:

“Qysh nga fëmijëria, kishim dëgjuar se kur të zbriste Imam Mehdiu, e gjithë bota do ta shikonte atë. Pasi kam parë programin e Xhelsës, jam bindur se Xhemati Musliman Ahmedia është me të vërtetë bashkësia e Imam Mehdiut. Njerëzit nga vende të ndryshme të botës, kishin marrë pjesë në Xhelsa përmes MTA-së dhe ata po shikonin dhe dëgjonin Imamin e Xhematit Musliman Ahmedia. Sot kam parë përmbushjen e fjalëve të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s”.

Amir Sahib nga Mali ka shkruar në lidhje me pranimin e Xhematit përmes Xhelsa Salanës. Një mësues Omer Bari nga qyteti Kita e telefonoi dhe e njoftoi se ndonëse ai nuk është ahmedian, megjithatë jo vetëm ai, por e gjithë familja e tij ka ndjekur transmetimin e Xhelsës me entuziazëm. Sidomos gjatë fjalimit të Kalifit të kohës, kur thirreshin parullat në ekran, ne të gjithë anëtarët e shtëpisë emocionoheshin dhe u përgjigjeshim me të njëjtin pasion dhe motivim të madh. Z. Omer Bari gjithashtu tha në dashtë Allahu, shumë shpejt, familja e tij do të vijë në Shtëpinë e Misionit dhe do të anëtarësohet në xhemat.

Krye-imami nga Kameruni njofton se kreu i hoxhallarëve në Kamerun Davala Faruk kishte dëgjuar fjalimet e Xhelsa Salanës përmes MTA-së. Ai është shprehur se njerëzit e etiketojnë Xhematin Ahmedia si qafir dhe si një organizatë terroriste. Përgjigja e këtyre akuzave ishte ajeti kryesor për vulën e profetëve i cili ishte shkruar në germa të mëdha në sfondin mbrapa podiumit. Insha-Allah, MTA-ja do të ndihmojë në largimin e keqkuptimeve.

Amir Sahibi nga Tanzania shkruan se Znj. Xhabu e cila nuk është ahmediane dhe jeton në rajonin Arusha ka shkruar: “Ishte hera e parë që kam përjetuar ngjarjen e Xhelsa Salanës. Unë kurrë nuk kam parë një tubim kaq paqësor në gjithë jetën time. Zakonisht njerëzit bëjnë zhurmë dhe organizatorët për të pasur vëmendjen e shikuesve, realizojnë shfaqjet absurde komedie. Megjithatë, ky eveniment nuk kishte asgjë të përbashkët me kësisoj skenash, përkundrazi në çdo seancë u paraqitën mësimet e vërteta të Islamit. Padyshim, nuk ka asnjë model tjetër në botë që mund të krahasohet me dashurinë që ahmedianët kanë për kalifin”.

Një lider lokal i qytetit Merva të Kamerunit po ndiqte programin e Xhelsa Salanës dhe ai u shpreh se kjo arritje i takon vetëm Xhematit Musliman Ahmedia që përkthimi i drejtëpërdrejtë i Xhelsa Salanës po ralizohej në aq shumë gjuhë dhe njerëzit po fitojnë dobi prej tre. Unë gjithashtu kam përfituar nga programi i xhelsës dhe kam shtuar diturinë. MTA-ja është një bekim i madh. Tani e tutje do të bëj kontratë për televizonin kabllor dhe do të përfitoj prej sofrës shpirtërore.

Kjo ngjarje tregon se jo vetëm antëarët e xhematit por edhe miqtë tanë jashtë xhematit po mbledhin dobi prej saj. Nëse Ahmedianët gjithashtu synonnë të arrijnë gradën më të lartë shpirtërore, ata duhet t’i kushtojnë vëmendje MTA-së.

Kryeimami nga Gaboni shkruan se një ahmedian i ri cili është anëtarësuar në xhemat kohët e fundit, u shpreh në këto fjalë: Kjo është në të vërtetë Xhelsa e mbarë botës, në të cilën ne dhe anëtarët nga e gjithë bota kanë marrë pjesë. Kjo gjë na forcon besimin. Pavarësisht dallimit të madh të orës, njerëzit nga e gjithë bota morën pjesë në Xhelsa. Këtë dukuri mund të shfaqin vetëm ahmedianët, dhe nuk është e mundur për muslimanët e tjerë ”.

Ali sahibi është një anëtar i ri nga qyteti Lusangazi, në lindje të Zambias. Ai është gjithashtu kryeplaku i vendit dhe shkruan:

“Ne kemi pranuar Islam-ahmediatin nga feja e krishterë. Xhemati është themeluar zyrtarisht në fshatin tonë në shkurt 2021. Që nga ky moment, hoxhallarët jo-ahmedianë filluan të frekuentonin herë pas here në vendin tonë dhe u përpoqën të ngjallnin lloj-lloj dyshimesh në zemrat tona. Për sa kohë që ne ishim të krishterë, askush ishte shqetësuar për ne, por sa u kthyem në Xhematin Ahmedia, hoxhallarët jo-ahmedianë mbërritën për të ndrequr bindjet e tyre. Ata njoftojnë se këtë herë ata patën mundësinë të ndiqnin drejtpërdrejt transmetimin e Xhelsa Salanës së Anglisë. Për herë të parë në jetën tonë, ne shikonim një tubim kaq të organizuar, ku, pavarësisht kushteve të pandemisë, kishin marrë pjesë një numër kaq i madh mysafirësh, ndërsa zyrtarët qeveritarë nga vende të ndryshme kishin dërguar video mesazhet e tyre. Pas shikimit të Xhelsës, me mirësinë e Allahut, të gjitha dyshimet tona tashmë janë asgjësuar dhe kemi parë që Xhemati Ahmedia nuk është emri i një grupi të vogël, por se është një bashkësi mbarëbotërore. Fjalimi i kalifit të kohës, në të cilin ai shpjegoi mësimet islame mbi të drejtat e grave dhe njerëzve të tjerë, na ka ngjallur çudi pasi kuptuam për herë të parë që edhe gratë paskan të drejta. Përpara, ne i konsideronim gratë tona si të pavlera. Në dashtë Allahu, kur do të kthehemi në shtëpinë tonë nga këtu, ne do t’ua përcjellim njerëzve të tjerë atë që kemi parë dhe dëgjuar në Xhelsa Salana në mënyrë që besimi i tyre të forcohet dhe ata të shkëlqejnë në veprim.

Një i ri i konvertuar z. Rusli ibn Mopasuli nga Malajzia thotë: “Pasi ndoqa transmetimin e Xhelsa Salanës, jam mbushur me ndjenja falënderimi ndaj Allahut i cili më mundësoi të bashkohesha me Xhematin Musliman Ahmedia dhe të njihja imamin e kohës. Ndonëse nuk qeshë në Mbretërinë e Bashkuar, pata rastin të shikoja Kalifin e kohës dhe të dëgjoja fjalimet e tij. Po të mos isha në këtë Xhemat, do të isha i privuar nga këto bekime. Unë jam zotuar se do të qëndroj gjithmonë besnik dhe i bindur ndaj Kalifatit”.

Një grua nga Brazili, Znj. Pesheli Marlin, është anëtarësuar në xhemat disa muaj më parë. Ajo rrëfen se ishte me fat që pati mundësinë për të ndjekur transmetimin e Xhelsa Salanës për herë të parë. Edhe pse nuk e kuptoja gjuhën, pata mundësinë të mësoja dhe të shihja shumë gjëra të reja. Falënderoj Zotin që më dha mundësinë të pranoj Ahmetijatin”.

Kryeimami i Xhematit nga Guinea-Bissau shkruan:

“Katër anëtare të reja nga rajoni i largët Kisini, kishin ecur 8 kilometra me këmbë për të mbërritur qendrën më të afërt në Meshra, që të ndiqnin programin e Xhelsa Salanës së Anglisë”. Kur ato dëgjuan fjalimin tim, ishin shprehur me këto fjalë: “Me mirësinë e Allahut ne ishim ahmediane, por sot duke ndjekur fjalimin e Kalifit, kemi kuptuar se ishim privuar nga një dhuratë kaq e madhe. Sot bindja jonë në xhemat është plotësuar 100%. Ne jemi zotuar se tani në vijim ne gjithmonë do ta bëjmë këtë rrugë për të dëgjuar hutben e së xhumasë nga Huzuri (a.b.a.)”. Shikoni se si Zoti po i krijon këto ndryshime të pastra.

Njerëzit nga Giana ishin gjithashtu të lidhur drejtpërdrejt me livestream. Një ahmedian i ri Muzafer Kijusi tregon se ishte Xhelsa Salana e tij e parë dhe njëkohësisht një përvojë e paharrueshme. Sidomos kur jam ulur me vëllezërit e mi ahmedianë për të ndjekur xhelsanë, për të parë Kalifin e kohës dhe për të dëgjuar fjalimin e tij. E gjithë kjo ishte një eksperiencë e shkëlqyer. Unë kurrë nuk kisha dëgjuar një grua muslimane duke kënduar Kuranin e Shenjtë me një zë kaq të mrekullueshëm”. Pastaj ai thotë: “Anëtarët e xhematit tonë nga rrethe dhe fshatra të ndryshme ishin mbledhur në një vend për të ndjekur transmetimin e Xhelsës. Këto janë bekimet e kalifatit dhe ahmediatit që Allahu i ka dhënë këtij Xhemati.

Po ashtu përfaqësimi i shteteve të ndryshme në xhelsa Salana në mënyrë virtuale, më ka lënë përshtypje të thellë. Kam parë pamjet nga vendet, për të cilat nuk kisha dijeni që xhemati tashmë ekziston atje. Unë gjithashtu kam mësuar se si anëtarët e xhematit po punonin bashkërisht për organizimin e Xhelsës. Pashë një vullnetar, i cili punonte në një bankë të Anglisë, ndërsa tani po shërbente vullnetarisht në xhelsa. Ai kishte marrë leje nga puna dhe pas detyrës, flinte në makinë. Të gjithë këta shembuj, tregojnë se anëtarët e xhematit janë mbushur me sinqeritet, përkushtim dhe me një frymë vetëmohuese. Kam mësuar për të drejtat e ndryshme përmes fjalimeve.

Sefvan Naik sahibi, është një anëtar i ri nga Mauritius. Ai ka shkruar:

“Ishte hera e parë që mora pjesë në Xhelsa Salana përmes transmetimit të drejtpërdrejtë. Kjo ngjarje më ka afruar me sistemin e Kalifatit. Çdo fjalë e kalifit më ka prekur zemrën dhe jam shumë i lumtur për vendimin për t’iu bashkuar këtij Xhemati. Përmes emisioneve të MTA-së kam arritur të mësoj më shumë rreth Hazret Mesihut të Premtuar (a.s.)”.

Eshref Zia sahibi nga Austria shkruan që Znj. Donnerteller kishte pranuar xhematin në fillim të këtij viti. Ajo ka shprehur përshtypjet e saj me këto fjalë:

“Fjalët e kalifit i kanë ngrohur ndjenjat e mia dhe gjatë fjalimeve të tij, lotët më shkonin rrëke. Islami është vërtet një fe që të ngjall jetë dhe është rruga që të çon te e vërteta. Gradualisht, jeta ime po ndryshon në mënyrë të gjithanshme. Falënderoj Zotin që më dha mundësinë të pranoj ahemdiatin”.

Kjo zonjë është austriake. Ka gjithashtu raste, kur njerëzit kanë pranuar Xhematin pasi kanë marrë pjesë në Xhelsa Salana.

Hassan sahibi nga Bregu i Fildishtë nuk është ahmedian. Ai ka shkruar:

“Unë pata mundësinë të shikoja transmetimin e plotë Xhelsës gjatë tri ditëve. Çdo gjë të shtonte e forconte në besim. Gënjeshtra i ka këmbët të shkurta dhe nuk zgjat shumë. Ndërsa e vërteta rron dhe mbetet përgjithmonë. Prandaj përparimi i përditshëm i Xhematit në vetvete është dëshmi e vërtetësisë së tij. Pas Xhelsës, unë po bëja muhabet me shokët e mi dhe shkëmbenim përshtypjet tona rreth Xhelsës në një restorant. Një zotëri të cilin nuk e njihnim, gjithashtu na dëgjonte bisedën. Ai na u afrua dhe tha: “Vërtet, i vetmi grup që ndjek dhe praktikon mësimet e vërteta të Islamit, është Xhemati Musliman Ahmedia”. Ai e tha këtë dhe u largua, por vërtetoi mendimin tonë se Xhemati Musliman Ahmedia jo vetëm teorikisht, por edhe me anë të veprave përfaqëson denjësisht Islamin e vërtetë”.

Më pas Hassan sahibi është takuar me Mualimin e xhematit dhe ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar Xhematit Musliman Ahmedia duke thënë se nuk mund të qëndronte më larg nga e vërteta.

Kryeimami nga Kongo ka shkruar që “Në Xhematin Gambuma ne patëm mundësinë të transmetonim programin e Xhelsës në televizion dhe radio për tri ditë rresht. Në këtë rajon, kemi vetëm një kanal televiziv, i cili transmetoi programin e krejt Xhelsës. Sipas një llogaritjeje, rreth 4,000 njerëz duhet ta kenë parë transmetimin e Xhelsës.

Përveç Gambumës, 30 fshatra përreth gjithashtu ndoqën transmetimin e Xhelsës përmes radios. Këta fshatra akoma nuk janë lidhur me energji elektrike, prandaj banorët mund të dëgjojnë vetëm radion”.

Ai gjithashtu ka shkruar se të gjitha fjalimet e mia janë përkthyer edhe në gjuhën lokale Lungana. Ishte një program shumë i suksesshëm dhe qofshin ahmedianët apo jo-ahmedianët, të gjithë e kanë pëlqyer atë. Gjatë tri ditëve kishin përjetuar atmosferën e Xhelsës dhe kishin përgatitur ushqimin sipas traditave të Xhelsës. Gjatë Xhelsës, 12 persona kanë hyrë në xhemat, duke bërë bejat.

Misionari i Xhematit në Guinea-Bissau shkruan: “Me mirësinë e Allahut, anëtarët e rinj kishin ftuar të afërmit e tyre për të ndjekur veçanërisht fjalimet e mia në Xhelsa. Këta të ftuar kishin ardhur në këmbë ose me biçikletë nga dy vende duke udhëtuar 18 dhe 30 kilometra përkatësisht. Shumica prej tyre kishin ardhur vetëm për të dëgjuar fjalimin tim në ditën e parë të Xhelsës, por pasi dëgjuan fjalimin tim, ata vendosën se do të qëndronin tri ditë për të ndjekur krejt programin. Në ditën e fundit pas fjalimit tim mbyllës, ata thanë: “Kalifi juaj ka fituar zemrat tona. Islami që ai na ka prezantuar është feja e vërtetë”. Me këtë rast, 127 burra dhe gra kanë pranuar xhematit dhe bashkërisht kanë lidhur bejat.

Ibrahim Sahibi, i cili shërben si mualim në Kongo, shkruan:

“Ne kishim ftuar një mik të krishterë Mog Negaqibi sahib për të ndjekur programin e Xhelsës. Ai na erdhi me bashkëshorten e tij. Pas Xhelsës, ai i tha gruas së tij se mësimet dhe udhëzimet e tilla, nuk do të gjenin askund tjetër. Ai i tha: “Ne kemi humbur shumë kohë nga jeta jonë në krishterim. Atë që kemi mësuar vetëm gjatë këtyre tri ditëve, nuk mund të mësonim gjatë gjithë jetës në krishterim. Për të mirën tonë, ne duhet të bashkohemi me ta”. Në këtë mënyrë ai, bashkë me bashkëshorten dhe fëmijët kanë bërë bejat dhe kanë hyrë në Xhematin Musliman Ahmedia.

Kryeimami nga Guinea-Bissau ka shkruar që një mik jo-ahmedian nga rajoni Bafta të Guniea-Bissaus ndoqi Xhelsën për tri ditë dhe dëgjoi fjalimet e mia”. Pasi ndoqi krejt transmetimin e Xhelsës, ai tha: “Islamit i nevojitet një udhëheqës dhe ky lider është Kalifi që qëndron në krye të Xhematit Musliman Ahmedia. Vetëm në këtë mënyrë, mund të bashkohet e gjithë bota islame”. Menjëherë pas përfundimit të Xhelsës, ai bëri bejat dhe kështu hyri zyrtarisht në Xhematin Ahmedia.

Kryeimami nga Republika Kongo ka shkruar që Ebu Tani Sahibi, është një mik yni i krishterë që jeton në kryeqytetin Brazzaville. Ai ka thënë: “Unë kurrë nuk kam qenë i interesuar për ndonjë fe sepse duke parë krishterimin, kisha krijuar mendimin se njerëzit që përfaqësojnë fenë nuk janë të sinqertë. Vëllai im kishte pranuar Xhematin Musliman Ahmedia, dhe ai më ftoi ta ndiqja këtë xhelsa. Unë ia pranova ftesën dhe sa më shumë që dëgjoja Xhelsën, aq më shumë ndieja një shkrirje në veten time dhe më ngjallej një lidhje me fenë. Pas fjalimeve të kalifit, zemra ime dëshmoi për herë të parë se feja është një e vërtetë dhe vetëm një fe e vërtetë ka fuqi të ndryshojë zemrat. Për herë të parë në jetën time unë e pranoj Islam- Ahmediatin si një fe të vërtetë”.

Falë Xhelsës, një person nga Nigeri gjithashtu pati mundësinë të bënte bejat. Ai është shprehur se Xhelsa i kishte lënë përshtypje shumë të thella dhe ka zbuluar atë të vërtetë që gjithmonë kishte kërkuar. Prandaj, ai dëshironte të anëtarësohej në xhemat.

Muzafer Ikbal sahibi nga Senegali shkruan:

Në zonën Anbol, fjalimet e Huzurit (a.b.a.) u transmetuan gjatë tri ditëve të Xhelsës, në katër stacione televizive dhe një stacion radio. Një moderator që punonte në një  stacion radioje ka bërë bejat, pasi ka ndjekur fajlimet e Huzurit. Ai është shumë i arsimuar dhe një figurë e pëlqyer në publik. Ai ka thënë: “Kisha dëgjuar shumë për Xhematin Ahmdedia, por sot përmes fjalimeve të Imamit, kam mësuar të vërtetën. Prandaj kam vendosur t’i bashkohem këtij Xhemati”. Në të njëjtën ditë, ai së bashku me familjen e tij ka pranuar Xhematin.

Një imam lokal nga Kameruni shkruan: “Pika më qendrore e Xhelsa Salanës ishte fjalimet e kalifit. Për gjithçka ai bazohet në Kuran dhe thëniet profetike dhe kjo më la një përshtypje të thellë. Me të vërtetë ky Xhemat dhe ky Kalif janë nga Zoti dhe zemra ime është e bindur. ”Kështu ai dhe shokët e tij u anëtarësuan në xhemat.

Falë Zotit, ka akoma dijetarë që veprojnë me drejtësinë dhe nëse shohin të vërtetën, nuk ngurrojnë ta pranojnë.

Në Mali, disa jo-ahmedianë kanë marrë pjesë në shfaqjen e Xhelsa Salanës. Në fillim, ata përmes programeve që u transmetuan në radio dhe pothuaj çdo ditë është bërë njoftim e reklamë për xhelsa Salanën. Ata bënë një ftesë të hapur për çdokënd që të vinte në shtëpinë e misionit për të ndjekur transmetimin e Xhelsa Salanës. Në këtë mënyrë, gjatë tri ditëve të Xhelsës, përpos ahmedianëve, edhe miqtë jo-ahmedianë erdhën për të ndjekur transmetimin e Xhelsës. Në ditën e fundit të Xhelsës, katër persona bënë bejat dhe hynë në Xhematin Musliman Ahmedia. Këta janë njerëz të arsimuar, dhe kanë thanë: “Ne kemi dëgjuar radion në qytetin Kai për një kohë të gjatë dhe ishin të interesuar në Xhematin Musliman Ahmedia. Kur kemi dëgjuar njoftimet për Xhelsën në radio, u bëmë kureshtar dhe i thamë vetes se patjetër që duhet ta shohim tubimin e këtyre njerëzve”. Pasi e panë Xhelsën, ata thanë: “Suksesi dhe përparimi i Islamit lidhet vetëm me ahmediatin. Islamin që e paraqit Xhemati Musliman Ahmedia në botë është Islami i vërtetë dhe i pastër. Përveç kësaj, gjëja më e rëndësishme është se muslimanët kanë nevojë për një kalif që mund t’i udhëzojë ata dhe në këtë epokë kalifati në botën muslimane, ekziston vetëm në në xhematin Musliman Ahmedia”.

Ai gjithashtu premtoi: “Ne tani jemi ahmedianë të përkushtuar. Na tregoni për detyrimet tona se sa kontributi mujor çdo Ahmadi duhet të japë. Ne do të kontribuojmë çdo muaj për të shërbyer besimin tonë”.

Amir Sahib nga Mali shkruan se në shtëpinë e misionit në rajonin Kai, erdhën disa njerëz jo-ahmedianë për të ndjekur transmetimin e drejtpërdrejtë të Xhelsa Salanës. Në ditën e tretë të Xhelsës, ishte shfaqur një dokumentar në lidhje me momentet mbresëlënëse të forcimit të besimit pas bejatit. Një person që nuk ishte ahmedian, por që ishte i arsimuar, pyeti cilat janë kushtet për t’u anëtarësuar në Xhematin Musliman Ahmedia? Gjatë pauzës në seancë, mualimi lokal u lexoi të pranishmëve kushtet e bjeatit në gjuhën vendase. Atëherë ai joahmediani komentoi se ato përbënin përmbledhjen e Islamit dhe janë udhëzime të bukura që tregojnë se si duhet të bëni jetën shoqërore. Ai gjithashtu tha se është e rëndësishme që të gjithë t’u nënshtrohen këtyre mësimeve. Kështu pas përfundimin e xhelsa Salanës, ai bëri bejat dhe u anëtarësua në xhemat.

Në Gana, njerëzit morën pjesë në Xhelsa përmes transmetimit të drejtpërdrejtë. Xhemati kishte organizuar shfaqjen e Xhelsa Salanës në livadhin e gjelbër të “Bustane Ahmedit” në Akra. Ata kanë shkruar: “Atmosfera ishte shumë e këndshme dhe programi ishte i mrekullueshëm. Burrat dhe gratë e Xhematit kishin mundësi të shikonin transmetimin e Xhelsës në dy ekrane të mëdha dhe më shumë se 2,500 burra dhe gra morën pjesë në këtë manifestim gjatë 3 ditëve të Xhelsës.

Në Xhaminë Qendrore të Xhematit në Kumasi, ishte bërë një organizim i madh. Gjatë 3 ditëve të Xhelsës, më shumë se 2 mijë njerëz morën pjesë në program. Në qytetin Vah, programi i xhelsa Salanës ishte ndjekur në 12 xhami, ndërsa në rajonin e gjerë, programi i xhelsës ishte organizuar në 14 vende. Edhe këtu më shumë se 2 mijë persona morën pjesë në këto organizime. Përveç MTA-Afrika dhe MTA-Gana, programi i Xhelsës u transmetua në tri kanale të tjera televizive.

Ali Al Kehlani Ekrem sahibi nga Jemeni shkruan: “Sot kalifi i kohës përmes fjalimeve të tij, na ka ngjallur një shpirt dhe një jetë të re. Lotët që na ishin tharë prej kohësh, janë kthyer, dhe zemrat e ngurta tashmë janë zbutur. Po ta ndjekë dhe të zbatojë ashtu siç duhet, e gjithë shoqëria jonë fjalimin e kalifit në sallën e grave, do t’i shërohen të gjitha sëmundjet dhe ajo do të bëhet 100% e shëndoshë. Fjalimi i fundit i Xhelsës ishte si qershi mbi tortë që e zbukuroi krejt Xhelsën. Një organizim i tillë nuk mund të gjendet në botë. Të gjitha fytyrat ishin të qeshura e të hareshme. Ky është bekimi i atij Zoti, i cili e ka krijuar këtë botë”.

Jamir Ali sahibi është gjithashtu nga Jemeni, i cili shkruan: “Tri ditët e Xhelsës ishin si festë për ne. Gjatë këtyre ditëve, kemi parë zbritjen e bekimeve të Zotit dhe përmbushjen e premtimeve të Tij me Mesihun e Premtuar. Përmes Xhelsës, na është rritur dhe forcuar bindja jonë në kalifatin ahmedia, pasi pamë se si përkrahja e Allahut e ka shoqëruar gjithmonë. Jashtë Kalifatit, ekziston vetëm një errësirë e plotë. Ndonëse, nuk ishim të pranishëm fizikisht në ambientin e Xhelsës, zemrat tona ishin me ju. Ne po përjetonim dhe ndienim atmosferën e pastër të Xhelsës, sikur të ishim atje”. Ai gjithashtu ka shkruar: “Kjo ka lënë përshtypje të thella në ndërgjegjen tonë. Ne përfituam shumë nga fjalimet dhe tashmë kam filluar të vetëdijsohem më shumë për përgjegjësitë e mia si dhe jam ndërgjegjësuar më shumë për gabimet që nuk i kisha ditur përpara. Duke i parë ahmedianët nga vende të ndryshme të cilët ishin mbledhur për këtë ngjarje, më është ngjallur një mallëngjim në zemër, dhe jam lutur që Allahu të na dhurojë një vend të tillë edhe në Jemen, ku bashkërisht mund të marrim pjesë në Xhelsa.

Hamid sahibi nga Jordania ka shkruar: “Çdo vit njerëz nga vende të ndryshme marrin pjesë në Xhelsa për të dëshmuar vërtetësinë e profecisë së Mesihut të Premtuar a.s.. Xhelsa e këtij

viti ishte e veçantë, sepse njerëzit anembanë botës morën pjesë veçanërisht në të përmes transmetimit të MTA-së dhe internetit. Allahu po e përkrah këtë Xhemat në të gjitha situatat sepse është një Xhemat i vërtetë. Unë e quaj praninë e kalifit në Xhelsën e këtij viti si një keshf apo si një parajsë në këtë botë, frutat e së cilës ne kemi shijuar gjatë këtyre tri ditëve. Kjo xhelsa më ngjante si një tendë qiellore e cila është vendosur mbi valat e erërave shpirtërore për përhapjen e Islamit të vërtetë”.

Muhammed Badr Sahib nga Siria shkruan: Në xhelsa Salana, muslimanët ahmedianë pavarësisht dallimeve etnike, racore apo kulturore ishin bashkuar nën flamurin e Xhematit, nën udhëheqjen e Kalifit të kohës”. Ai gjithashtu tha: “Këtu vërtetohet edhe fjala e Zotit, e cila thotë,

وَأَلَّفَ بَيْنَ قُلُوبِهِمْ ۚ لَوْ أَنفَقْتَ مَا فِي الْأَرْضِ جَمِيعًا مَّا أَلَّفْتَ بَيْنَ قُلُوبِهِمْ وَلَٰكِنَّ اللَّهَ أَلَّفَ بَيْنَهُمْ ۚ إِنَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌ ‎﴿﴾‏

“Dhe ua bashkoi zemrat. Nëse do të shpenzoje gjithçka që gjendet në tokë, nuk do t’ua bashkoje dot zemrat, por Allahu ua bashkoi”. (el-Enfal 8:64)

Ky është një ajet nga Kurani Famëlartë. Pra, falë mirësisë së Allahut, ne jemi shumë të bekuar” Ai shkruan më tej:“ Njeriu mund të dallonte ndjenjat e dashurisë nga fytyrat e pjesëmarrësve në Xhelsa. Në xhelse, kam përjetuar një ndjenjë mbizotëruese paqeje dhe qetësie. Ndiheshim sikur ne ahmadianë nën udhëheqjen e kryetarit tonë shpirtëror ndodheshim në një oazë shpirtërore në mes të shkretëtirës, dhe gëzonim vetëm paqe dhe ngazëllim. Unë gjithashtu kisha ndjenjën e fortë se kam shumë dobësi dhe më duhet të bëj përpjekje të mëdha për të bërë ndryshime të mira në veten time. Duhet të arrij shkallët më të larta të druajtjes ndaj Zoti, duhet t’i kushtoj më shumë rëndësi besimit kundrejt botës dhe për të përmirësuar jetën familjare, duhet të sillem me dashuri e butësi me bashkëshorten time”.

Abdurrahman sahib është një libanez i cili jeton në Gjermani. Ai shkruan: “Kam ndjekur transmetimin e Xhelsa Salanës për tri rresht së bashku me anëtarët e Xhematit në xhaminë e Berlinit. Kam ndjerë flladin shpirtëror të Xhelsës. Ne kemi përfituar shumë nga Xhelsa dhe sikur na është kthyer ajo fuqi shpirtërore që na kishte munguar”.

Omer sahibi nga Bregu Perëndimor i Palestinës shkruan: “Dua që kjo Xhelsa të zhvillohet çdo ditë, dhe ne t’u ngjajmë të dërguarve dhe evlijave të Allahut. Përjetova një ndjenjë të veçantë dhe ne të gjithë vëllezërit dëgjuam Xhelsën bashkë. Ishte një atmosferë dashurie dhe vëllazërie”.

Rizvan Shahid sahibi ka shkruar nga Bregu i Fildishtës që: “Presidenti i Xhematit Ma, Andre sahibi tha se ndjenja më mbresëlënës e Xhelsës ishte se bota ahmediane është e bashkuar nën flamurin e kalifatit dhe ata janë të përkushtuar në bindjen ndaj Kalifatit. Diku ishte dita dhe diku ishte koha e mesnatës, megjithatë të gjithë dëgjonin fjalimin e Kalifit të Kohës me vëmendje dhe përkushtim dhe kështu siguronin mjetet për të rifreskuar besimin e tyre”.

Presidenti kombëtar i Kirgistanit, Iljas Kabatov sahibi, thotë: Në Xhelsa ishin mbajtur fjalime të tilla, që më mallëngjyen dhe nuk munda t’i kontrolloja emocionet e mia. Lotët më binin si rrëke. Unë kam parë Xhelsa Salanën në YouTube dhe gëzimi im nuk kishte kufi kur shikoja komentet se si vëllezërit dhe motrat ahmediane po uronin njëri-tjetrin dhe shkëmbenin mesazhet paqeje. Të gjitha këto motra dhe vëllezër vijnë nga kombe të ndryshme, p.sh. rus, ukrainas, armen, tatar, kazak etj. Kjo pamje ishte shumë frymëzuese”.

Një mik ahmedian nga Nigeri, Sulejman sahibi thotë: “Ishte çështje krenarie për mua të dëgjoja hutben e së xhumasë të Kalifit në gjuhën time amtare. Edicioni në gjuhën hausa në MTA 5 bëri që xhelsa të bëhej më e bukur. Kështu kjo Xhelsa për ne ishte si ditë feste”. Ai thotë në vijim: “Të dëgjosh kalifin aktual në Hausa është një luks që vetëm një person Hausa mund ta shijojë”. Kjo ishte hera e parë që transmetimi i MTA-së ishte përkthyer drejtpërdrejt në gjuhën hausa.

Një anëtar nga një xhemat i Indonezisë, Suwitono sahibi thotë: “Pasi e pashë Xhelsën dhe dëgjova fjalimin e Kalifit aktual, në familjen tonë ka ngjallur një frymë e re dashurie e besnikërie ndaj Kalifatit. Ne kemi parë një shembull kaq të shkëlqyer të vëllazërisë njerëzore që nuk gjendet askund në botë. Duke u ngritur nga dallimet e prejardhjes dhe ngjyrës, Kalifati po shërben si një statujë dashurie dhe paqeje midis njerëzve”.

Atif Zahid sahibi ka shkruar nga Australia. Ai thotë: “Programi LIVE pra fjalimi inaugurues filloi në orën 12:55 në mesnatë, megjithatë njerëzit e mbledhur atje dëgjuan programin e Xhelsës me vëmendje dhe përkushtim të plotë. Një vëlla kishte ardhur me djalin e tij të vogël. Hutbja e së Xhumasë përfundoi në orën 22:30. Ai i tha djalit të tij të shkonte në shtëpi, por ai nuk pranoi të shkonte në shtëpi dhe insistoi për të dëgjuar fjalimin e Huzurit në xhami. Kështu ai qëndroi atje gjithë natën bashkë me të tjerët”. Ai thotë: “Ditën e diele, fjalimi përmbyllës i Xhelsës pritej të fillonte natën vonë, ndërsa të nesërmen ishte ditë pune. Pra, administrata ishte shqetësuar se njerëzit nuk do të vinin në xhami. Por me mëshirën e Allahut të Plotfuqishëm, anëtarët e Xhematit kishin ardhur në numër kaq të madh saqë numri i tyre edhe më i lartë se ai i pjesëmarrësve në seancën hapëse”.

Ibrahim sahibi është një anëtar nga Brazili, i cili është me origjinë nga Guinnea-Bissau, dhe ka shkuar në Brazil për të ndjekur shkollën e lartë. Ai thotë: “Ajo që më bëri më shumë përshtypje dhe më tërhoqi veçanërisht vëmendjen është sistemi hyjnor i kalifatit. Nën këtë flamur, njerëzit nga vende të ndryshme në të njëjtën kohë dëgjonin dhe shikonin bashkërisht fjalimet dhe programin e Xhelsa Salanës. Kjo është dëshmi se është bashkësia

Ahmedia që është bashkësia e vërtetë përfaqësuese për Islamin. Dhe nëse Imam Mehdiu nuk do të kishte ardhur, ne nuk do ta kishim këtë unitet dhe unitet. Ju falënderoj që njohuritë e mia janë rritur shumë përmes kësaj Jalsa dhe i jam mirënjohës Zotit që jam anëtar i kësaj kishe “.

Znj. Atakhanov Dadiliara nga Kirgistani shkruan: “Sa e këndshme është të dëgjosh dijetarët të flasin me sinqeritet. Kur dëgjon fjalimin e kalifit, njeriu zhytet në një botë në të cilën po jetësohet rilindja e Islamit. Ne të gjithë e dëgjojmë zërin e Kalifit të kohës si një familje. Fjalimi i Kalifit drejtuar grave të Xhematit, në të cilën ai përmendi të drejtat që Islami u jep grave, ishte vërtet i veçantë. Pas këtij fjalimi, ne duhet të përulemi më shumë në prag të Zotit, sepse Ai na ka mbrojtur në këtë mënyrë”. Ajo gjithashtu tha: “Këto fjalime më mbushin me emocione.”

Bajran sahibi nga Guatemala thotë: “Për mua dita e Xhelsës ishte një ditë e veçantë dhe e paharrueshme. Ajo nuk është më pak se një mrekulli, pasi vetëm disa ditë para Xhelsës, shumë anëtarë të Xhematit Guatemala ishin sëmurë nga koronavirusi dhe disa prej tyre ishin në një gjendje kritike. Por sot të gjithë anëtarët në Guatemalë janë ulur këtu duke dëgjuar Xhelsën dhe asnjë anëtar më nuk është i sëmurë. Kur isha i krishterë, kisha një botëkuptim të çuditshëm për mrekullitë, por qëkur kam hyrë në Xhematin Musliman Ahmedia, kam kuptuar se mrekullia e vërtetë është ajo që sjell ndryshime të devotshme te një person. Një vit më parë po vija vetëm në xhami dhe ardhja e familjes sime në xhami apo pranimi i xhematit nga ana e tyre, po dukej po thuajse e pamundur. Ndërsa sot jam i shoqëruar me gruan, fëmijët, nënën, kunatin dhe familjen e tij dhe po ndjekim Xhelsa Salanën këtu në xhami. Unë me të vërtetë mendoj se kjo është një mrekulli. ”Kjo zotëni është një ahmedian shumë i thjeshtë me të ardhura të vogla, megjithatë ka një pasion për të përcjellë mesazhit të Islam-ahmediatit. Kudo që shkon ai bën tabligh dhe ai sjell miq të ndryshëm për të vizituar xhaminë me shpenzimet e tij.

Ramiro Martínez, gjithashtu nga Guatemala, thotë: “Dita e sotme ishte shumë e veçantë për mua. Duke parë Xhelsën e Anglisë si dhe pamjet nga vendet e tjera, përmes MTA-së, tashmë kam një besim të patundur që ky xhemat zotëron një organizim botëror që në të vëretë është një ndërmarrje hyjnore. Sigurisht, Zoti e ka caktuar Kalifin dhe ai na tregon sesi muslimanët duhet të paraqiten në shoqëri. Jam shume i lumtur. Tani e tutje unë gjithmonë do të dëgjoj fjalimet e kalifit”. Ky zotëri ka predikuar Biblën për 35 vjet dhe ka qenë anëtar i grupeve dhe sekteve të ndryshme të krishtera, dhe për shkak të mospajtimit ai kalonte nga një grup te grupi tjetër. Ai ka pranuar Islamin-Ahmediatin pas një studimi të thellë. Ai jeton 20 km larg xhamisë dhe që nga pranimi i xhematit, ai ka humbur vetëm një namaz xhumaje për shkak të një problemi në makinë. Përndryshe ai vjen rregullisht për namazin e së xhumasë, ndërsa namazet e tjera të përditshme i fal familjarisht në shtëpi me xhemat.

Evelin Gonzales shkruan nga Guatemala: “Duke marrë pjesë drejtpërdrejt në Xhelsa Salanën e Britanisë, kam mësuar se Xhemati ka një sistem unik. M’u duk se të gjithë janë bashkuar sikur ishin të lidhur në një fije. Falënderimet i takojnë Allahut që na mundësoi të bëhemi pjesëtar të këtij sistemi. Më vjen keq se një pjesë e madhe e botës është akoma e privuar nga dëgjimi i fjalëve të kalifit. Kjo është arsyeja pse ekzistojnë kaq shumë probleme dhe sikur ndodhemi në një gjendje lufte. Vetëm pasi u anëtarësova në Islam-ahmediatin kam kuptuar se gjithçka mund të arrihet përmes lutjes, madje shumë nga problemet tona janë zgjidhur me anë të lutjes. Familja ime e cila po rrënohej e shkatërrohej, është gjithashtu shpëtuar përmes lutjeve të Kalifit të kohës. Unë nuk i gjej fjalët se të falënderoj Kalifin”. Ajo thotë: “Meqë është pjesëmarrja ime e parë në Xhelsa, mund të them se për mua, ky është një viti suksesi dhe fitoreje. Ne nuk jemi njerëz të përsosur, por kemi nisur një udhëtim të ri të spiritualitetit. Unë do të vazhdoj të marr pjesë edhe në Xhelsat e ardhshme”.

Një mik ahmedian nga Niger Isababa thotë: “Në hutben e së xhumasë, kam dëgjuar rreth mikpritjes dhe mësova se si Hazret Imam Mehdiu (a.s.) rehatinë e tij e sakrifikonte për rehatinë e mysafirëve. Kalifi i kohës gjithashtu paraqiti një shembull nga jeta e Mesihut të Premtuar (a.s.) se njëherë ai u kishte dhënë mysafirëve krevatin e tij, dhe vetë kaloi natën në siklet. Një shembull të kësaj vëllazërie, kam parë edhe gjatë Xhelsa Salanës. Khudamët po nxirrnin makinat e ngecura në balt, me një frymë vetëmohimi. Ndoshta është pikërisht kjo vëllazëri, e cila u mungon muslimanëve të sotëm, dhe si rrjedhojë ata janë dobësuar dhe degraduar në botë dhe Hazret Kalifiatul Masih na ka treguar këtë zgjidhje”.

Samad Ghori sahibi nga Shqipëria shkruan që një mik dr. Bujar sahibi ka thënë:

“Përveç fjalimeve të Kalifit të kohës, kam ndjekur gjithashtu programe të tjera të Xhelsa Salanës së Britanisë. Në kohën që jetojmë, Xhelsa Salana është një nevojë e rëndësishme për udhëzimin e njerëzve. Fjalimet e Kalifit të cilat ishin të thjeshta por mbartin një mesazh të madh, me një mesazh për kohën ku po jetojmë, ku janë shkelur të gjitha rregullat e moralit dhe të sjelljes, duke trumbetuar se të drejtat e njeriut janë ato që shpëtojnë botën, por harrojnë se këto të drejta kanë qenë shumë më të ndritura 1500 vjet më parë dhe që ndiqen rigorozisht sot nga një grupim siç është Xhemati Musliman Ahmedia.

Në të gjitha pamjet që pamë në Xhalsa Salana, më ka bërë shumë përshtypje edhe ajo çka ka bërë Humanity First në zonat e varfra të Afrikës. Ata sytë e shkëlqyer të fëmijëve flisnin më shumë sesa çdolloj fjalimi të kot të udhëheqësve të mëdhenj dhe të propagandës boshe të gjithë kësaj bote. Ata sy kërkojnë jetë dhe jeta është nga uji, dhe ata po e shijonin për herë të parë. InshaAllah Zoti e derdhtë ujin në të gjithë botën që vuan!

Me rastin e Xhelsa Salanës kemi marrë 109 mesazhe të urimeve nga personalitete të rëndësishme nga Mbretëria e Bashkuar dhe 9 vende të tjera. Këto përfshijnë mesazhe video, mesazhe audio dhe mesazhe të shkruara. Përveç Mbretërisë së Bashkuar, na kanë mbërritur mesazhet nga SHBA, Sierra Leone, Gambia, Senegali, Kenia, Spanja, Hollanda dhe Gjermania.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Kryeministri i Kanadasë, pastaj udhëheqësi i Partisë së Punës në Mbretërinë e Bashkuar, etj. si dhe shumë politikanë të tjerë. Ishin 8 ministra, 11 ministra në shtetit, 4 ish-sekretarë të shtetit, Shefi i Policisë në Londër, 6 udhëheqës fetarë kombëtarë dhe 13 kryebashkiakë të cilët gjithashtu kishin dërguar mesazh urimi. Përveç këtyre, njerëzit nga fusha të ndryshme të jetës kanë gjithashtu dërguar mesazhin e tyre.

Sipas raportit nga MTA-Afrikë, sikur gjatë viteve të kaluara, edhe këtë vit transmetimi i Xhelsa Salanës u realizua përmes valave të radios dhe televizorit në mbarë kontinentin afrikan, gjë që kemi mësuar tashmë në përshtypjet e njerëzve. Me mirësinë e Allahut, përveç MTA-Afrikës, Xhelsa Salana është transmetuar në disa kanale të tjera televizive lokale.

Këtë vit fjalimet e mia u transmetuan në 14 kanale të ndryshme televizive në Gambia, Sierra Leone, Liberi, Gana, Uganda, Mali, Ruanda, Burundi, Senegal, Burkina Faso. Sipas një vlerësimi, mesazhi i Islamit ka arritur te më shumë se 55 milion njerëz. Për shkak të Coronavirusit, mysafirët afrikanë që donin të udhëtonin për të marrë pjesë nuk mund të vinin. Gjuha Hausa flitet nga 50 milion njerëz në Afrikë dhe këtë vit për herë të parë, transmetimi i Xhelsa Salanës ishte përkthyer në gjuhën Hausa. 16 kanale të ndryshme televizive afrikane kanë dhënë lajme për Xhelsa Salana në Mbretërinë e Bashkuar. Numri i shikuesve në këto kanale është mbi 60 milionë.

Misionari Zaki sahibi ka shkruar nga Uganda: “Kundërshtarët e Xhematit kishin nisur një fushatë urrejtje në mediat sociale para Xhelsa Salanës. Ata pretendonin që paskemi Kuranin tjetër etj. e andaj askush nuk duhet ta shikojë këtë Xhelsa. Si rrjedhojë e kësaj propagande shumë njerëz në Ugandë ishin bërë kureshtarë për të ndjekur Xhelsa Salanën dhe atyre u ishte ngjallur një interes të madh për të. Pra, rezultati i propagandës ishte krejtësisht i kundërt që pritej. Shumë miq jo-ahmedianë kanë pranuar se fushata disinformuese ndaj xhematit, u kishte ngjallur kuriozitet për Xhelsa Salana. Ndërsa, pasi e panë Xhelsa Salanën, zemrat e tyre u kthyen nga xhemati dhe kuptuan që Kurani i ahmedianëve është i njëjtë madje ata e duan Kuranin më shumë se të tjerët.

Një mik katolik nga Uganda shkruan: “Kur pashë reklamën e Xhelsa Salanës në televizionin kombëtar të Ugandës, se në Angli po zhvillohet një konferencë islame, më lindi dëshira ta shikoja atë se çfarë lloj takimi ishte ai. Të shtunën hapa televizorin dhe pashë një zotëri me një çallmë të bardhë, i cili mbante një fjalim. Kur fillova të dëgjoja fjalimin, nuk munda të shkëputesha nga ekrani. Kam dëgjuar krejt fjalimin nga fillimi gjer në fund”. Ai vazhdon duke thënë: “Mësimet e Islamit në lidhje me të drejtat e grave, nuk mund të gjendet diku tjetër dhe unë kurrë nuk kam parë një person të flasë në mënyrë të tillë për të drejtat e grave”. Ai thirri menjëherë në numrin që ishte dhënë në ekran dhe tha: “Unë kam nevojë për transkriptimin e këtij fjalimi, që ishte mbajtur duke iu drejtuar grave”. Insha-Allah ky fjalim do t’i dërgohet së shpejti.

Një mik jo-ahmedian, Abdullah Kavi sahibi, nga Liberia thotë: “Qëllimi im për të parë Xhelsa Salana ishte që të kuptoja dallimin midis myslimanëve ahmedianë dhe muslimanëve të tjerë. Unë gjithashtu dëshiroja të zbuloja të vërtetën në lidhje me atë që hoxhallarët jo-ahmedianë flasin për Xhematin Ahmedia. Pasi e kam parë Xhelsa Salanën, kam kuptuar se e gjithë kjo ishte thjesht një propagandë e shëmtuar dhe e shpifur kundër Xhematit. Në të vërtetë, sot mesazhi i Islamit por përhapet deri në skajet e botës, përmes Xhematit Ahmedia. Unë e konsideroj këtë si përgjegjësi për t’i njoftuar të tjerët se vetëm Xhemati Musliman Ahmedia po përhap denjësisht mesazhin e vërtetë të Islamit”.

Një mik jo-ahmedian nga Liberia shkruan: “Unë kam marrë pjesë në Xhelsa Salana si një shenjë mirëkuptimi dhe tolerance. Kur lexova ajetin e Kuranit, që shkruhej në mes të podiumit, u mahnita shumë, sepse dijetarët jo-ahmedianë kanë përhapur gjithkund se ahmedianët nuk e konsiderojnë të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. si vula e profetëve. (Khātam an-Nabijjīn) dhe nuk e nderojnë atë. Por në realitet, ahmedianët po shfaqin dashurinë e tyre ndaj të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. anembanë botës. Përveç kësaj, Kalifi i Xhematit Musliman Ahmedia ka cituar disa herë mësimet e Kuranit Famëlartë dhe ka përmendur të Dërguarin e Allahut s.a.v.s., është një dëshmi e qartë e dashurisë për Profetin Muhammed (s.a.v.s.).

Po ashtu përmes shtypit dhe mediave kemi arritur mbulimin (e Xhelsa Salanës). BBC kishte transmetuar një dokumentar ndërsa kanali i saj rajonal, BBC-South publikoi një raport për të. Këtë raport, kishte transmetuar edhe BBC World, që ndiqet në më shumë se 200 vende të botës. Kishte gjithashtu mbulim në transmetuesin Kombëtar të Lajmeve BCC. Kjo gjithashtu u transmetua në mënyrë të përsëritur në kanal.

Është vështirë të llogaritet saktësisht se sa njerëz e kanë marrë këtë mesazh. Megjithatë, sipas një vlerësimi, afërisht 52 milion njerëz mund të jenë arritur në këtë transmetim. 40 portale në internet kanë shkruar për Xhelsa Salana. Këto portale vizitohen nga 27 milionë përdorues. 20 gazetat kanë botuar shkrime për Xhelsa Salana, të cilat lexohen nga 735,000. 16 stacione radioje kanë transmetuar programe në lidhje me Xhelsa Salana dhe kështu 16 milion kanë marrë mesazhin. Lajmet rreth Xhelsa Salanës janë transmetuar në 12 kanale televizive të cilat shihen nga afërsisht 2.2 milion njerëz. Përmes mediave soziale, mesazhi i Xhematit ka mbërritur te 6.3 milion njerëz.

Amir Sahib nga Daka në Bangladesh shkruan: “Anëtarët kanë marrë pjesë në Xhelsa Salana në xhaminë qendrore në Daka, Narainganxh, Behmen Barijan, Çitagang përmes transmetimit të drejtpërdrejtë. Sipas raportit, më shumë se 800 njerëz jo-ahmedian kanë dëgjuar dhe përfituar nga programi i Xhelsa Salanës. 10 portalet kanë publikuar lajmet dhe fotot e Xhelsa Salanës. 3 prej tyre janë mjaft të famshme në Bangladesh. Në total, sipas një llogaritje, rreth 5.4 milionë njerëz kanë lexuar lajmin e Xhelsës në këto portale.

Përmes MTA-International, rreth 15 milionë njerëz kanë parë Xhelsa Salanën në YouTube. Njerëzit kanë parë rreth 500,000 orë transmetimi në MTA. 35,000 njerëz vizituan faqen e MTA-së në Instagram. Ai u transmetua në 1.97 milion njerëz. Në Twitter, më shumë se 100,000 njerëz vizituan faqen e MTA -së dhe më shumë se 35,000 njerëz dhanë pëlqimin dhe i ndanë postimet me të tjerët. Mesazhi gjithashtu arriti në më shumë se 5.5 milion njerëz përmes Facebook-ut. Faqja e internetit e MTA-së është vizituar gjithashtu 100,000 herë. Më shumë se 200,000 njerëz gjithashtu shikuan Xhelsa Salanën në MTA on Demand.

Kjo ishte vetëm një pjesë e vogël, e cila megjithatë ka marrë shumë kohë. Allahu sjelltë rezultate të mëtejshme të kësaj Xhelse Salana. Allahu u ngjalltë shpirtrave të pastra më shumë vëmendje për mesazhin e ahmedijatit dhe Islamin e vërtetë të vërtetë dhe e ruajttë Xhematin dhe të gjithë të devotshmit nga sherri i të ashtuquajturve “dijetarë”! Amin

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp