Më shumë se 567,000 njerëz i bashkohen Xhematit Musliman Ahmedia
Më 22 gusht 2015, Udhëheqësi i Xhematit Musliman Ahmedia, Kalifi i Pestë, Hazret Mirza Masrur Ahmedi njoftoi se më shumë se 567,000 janë anëtarësuar në Xhematin Musliman Ahmedia gjatë vitit që lamë pas.
Shkëlqesia e Tij bëri këtë njoftim gjatë fjalimit të tij të pasdites në Xhelsa Salanën e 49-të të Xhematit Musliman Ahmedia të Anglisë, e cila po zhvillohet në Hadikatul Mehdi në Hampshire.
Huzuri gjithashtu njoftoi se Xhemati Musliman Ahmedia ka ndërtuar më shumë se katërqind xhami të reja nëpër vende të ndryshme të botës gjatë vitit të kaluar. Huzuri gjithashtu njoftoi se Xhemati Musliman Ahmedia deri më tani është themeluar në 207 vende të botës.
Kalifi gjithashtu njoftoi se Xhemati Musliman Ahmedia ka arritur të përkthejë Kuranin Famëlartë në 74 gjuhë.
Hazret Mirza Masrur Ahmedi gjithashtu prezantoi raport për veprimtaritë dhe përparimin e vazhdueshëm të Xhematit në të gjitha pjesët e botës gjatë vitit.
Gjatë paradites, Hazret Mirza Masrur Ahmediaba (Allahu e ndihmoftë fuqimisht) iu drejtua anëtareve të Lexhna Imail-lah-ut (Organizata e Grave Ahmediane), dhe nënvizoi se Islami garanton lirinë dhe pavarësinë e vërtetë të grave.
Gjatë ditës së sotme, Muslimanët Ahmedianë priten të bëjnë bejtin (betimin) në dorën e Hazret Mirza Masrur Ahmedit, Kalifit të Pestë të Mesihut të Premtuaraba (Allahu e ndihmoftë fuqimisht).
Xhelsa Salana do të përmbyllet në pasditen e së dielës me fjalimin e Kalifit të Pestëaba të ndjekur me një lutje solemne në falënderim ndaj Allahut të Plotfuqishëm.
Pritet që më shumë se tridhjetë e pesë mijë njerëz të marrin pjesë në këtë Xhelsa.
FUND
Për më shumë informacion: media@pressahmadiyya.com