U vu gurthemeli e dy xhamive dhe u përuruan dy xhami të reja në Gjermani
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

U vu gurthemeli i dy xhamive dhe u përuruan dy xhami të reja në Gjermani

xhamia xhami

Hazret Mirza Masrur Ahmed, Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar gjatë muajve gusht-shtator vizitoi Gjermaninë për të marrë pjesë në Mbledhjen Vjetore (Xhelsa Salana) të Xhematit Musliman Ahmedia të Gjermanisë. Xhelsa Salana e 41 e këtij xhemati u zhvillua gjatë 3 ditëve (2-4 shtator) në të cilën morën pjesë mbi 38.000 veta nga e gjithë Gjermania dhe vendet përreth, duke përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë.

Por ky nuk ka qenë angazhimi i vetëm i Udhëheqësit botëror të Xhematit Musliman Ahmedia. Gjatë qëndrimit të tij, ai vendosi gurthemelet e dy xhamive, ndërsa dy të tjera i përuroi, elhamdulil-lah. Më poshtë jepet një raport i shkurtër i këtyre xhamive.

Vënia e gurthemelit të xhamisë në Pfungstadt

Më 28 gusht 2016, Hazret Mirza Masrur Ahmed, Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia vuri gurthemelin e xhamisë në qytezën Pfungstadt në shtetin Hesse të Gjermanisë. Në këtë ceremoni, ndër të tjerë, morën pjesë kryetari i Bashkisë së qytetit Pfungstadt z. Patrick Koch dhe ish-kryetari i Bashkisë z. Horst Baier.
xhamia xhamia xhamia
Në fjalimin e tij, kryetari i Bashkisë së qytetit z. Patrick Koch tha:

Mënyra siç ju e vendosni gurthemelin e xhamisë suaj të re dëshmon që jeni njerëz fisnikë dhe paqedashës. Muslimanët ahmedianë i kanë dhënë kontribut të madh këtij qyteti. Për shembull, me garat tuaja të vrapimit për bamirësi keni ngritur fonde për ata që janë në nevojë.

Ish-kryetari i bashkisë së qytezës, z. Horst Baier tha:

Ngjarjet e fundit i bënë njerëzit të mendojnë se muslimanët janë shkaktarë të terrorizmit, por unë e kam dëshmuar dhe me të vërtetë besoj që ata që ndërmarrin sulmet terroriste nuk kanë asgjë të bëjnë me Islamin, por janë njerëz që nuk kanë asnjë respekt ndaj vlerave humane.

Gjatë fjalimit të tij, shenjtëria e tij Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

xhamia

U jam thellësisht mirënjohës njerëzve të kësaj qyteze për të hapur zemrën dhe për të mirëpritur emigrantët , sidomos muslimanët ahmedianë që jetojnë këtu. Tashmë është përgjegjësi e muslimanëve ahmedianë që t’i trajtojnë njerëzit vendas si shokë të ngushtë dhe si të afërm të tyre dhe gjithashtu është përgjegjësia e tyre që të kujdesen e të shërbejnë ndaj komunitetit lokal.

Duke folur për angazhimin e Islamit për t’i shërbyer humanizmit, Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

Pak më parë u përmend veprimtaria humanitare e Xhematit Musliman Ahmedia që u bë në këtë qytezë. Le të jetë e qartë se ne nuk bëjmë asnjë favor me veprimtari të tillë, përkundrazi, kjo është detyra dhe obligimi ynë që t’u shërbejmë krijesave të Allahut të Madhërishëm.

xhamiaHazret Mirza Masrur Ahmed gjithashtu tha:

Kjo qytezë u themelua në vitin 1880 dhe pikërisht në të njëjtën dekadë, Themeluesi i Xhematit Musliman Ahmedia u caktua për të mbrojtur Islamin dhe për të vënë në dukje mësimet e tij të vërteta përpara botës. Atëherë, Zoti i tha në një revelatë, “Unë do të të çoj mesazhin, deri në skajet e botës”.

xhamiaHazret Mirza Masrur Ahmed vijoi:

Askush nuk mund të imagjinonte në atë kohë që ky mesazh do të mbërrinte edhe në këtë qytezë të vogël të Gjermanisë. Kështu që, edhe kjo është një prej shenjave të përmbushjes së premtimeve të Zotit, që Ai i bëri Mesihut të Premtuar, Themeluesit të Xhematit (paqja qoftë mbi të).

Vënia e gurthemelit të xhamisë në Frankenthal

Me 30 gusht 2016, Hazret Mirza Masrur Ahmed vuri gurthemelin e një xhamie tjetër në Frankenthal, në shtetin Rhineland-Pflaz të Gjermanisë. Shenjtëria e tij kësaj xhamie i dha emrin “Xhamia Nur” (Dritë).

Rreth 100 miq dhe figura të shquara morën pjesë në këtë ceremoni. Ndër të pranishmit ishin edhe kryetari i Bashkisë së qytetit Frankenthal z. Martin Hebich dhe Ministri i Shtetit për Migracionin dhe Integrimin z. Miguel Vicente.

xhamia xhamia xhamia xhamia
Kryetari i Bashkisë së qytetit z. Martin Hebich në fjalën e tij tha:

Jemi jashtëzakonisht të gëzuar që Xhemati Musliman Ahmedia është pjesë e komunitetit tonë dhe ju po ndërtoni xhaminë tuaj këtu, sepse keni qenë pararojë për promovimin e paqes, zemërgjerësisë dhe tolerancës.

xhamiaxhamiaHazret Mirza Masrur Ahmed, Kalifi i Pestë i Xhematit Musliman Ahmedia tha:

Mësimet e Kuranit Famëlartë mund t’i përmblidhni në dy rreshta: të përmbushni detyrimin e adhurimit ndaj Zotit dhe të përmbushni detyrimet që keni ndaj krijesave të Zotit.

xhamia xhamiaDuke nënvizuar objektivat e Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

Xhemati Musliman Ahmedia është ajo bashkësi që u themelua vetëm për të përhapur mesazhin e paqes, të sigurisë, të dashurisë dhe të mëshirës anembanë botës.

Xhami e re e quajtur “Selam” në Iserlohn

Përveç vënies së gurthemeleve të dy xhamive të lartpërmendura, Kalifi i Xhematit Musliman Ahmedia përuroi dy xhami të reja në qytetet Morfelden-Walldorf dhe në Iserlohn të Gjermanisë, elhamdulil-lah

Më 6 shtator, Hazret Mirza Masrur Ahmed, udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia përuroi xhaminë “Selam” në qytetin Iserlohn të Gjermanisë.

xhamiaNë një pritje të veçantë që u zhvillua me rastin e përurimit të xhamisë, morën pjesë më shumë se 40 të ftuar, figura të shquara të qytetit, duke përfshirë edhe kryetarin e Bashkisë së qytetit Iserlohn z. Peter Paul Ahrens.

Kryetari i bashkisë së qytetit z. Peter Paul Ahrens tha:

Kjo xhami quhet “Selam”, që do të thotë se është një xhami e paqes dhe sigurisht, muslimanët ahmedianë në këtë zonë kështu kanë qenë gjithmonë. Gjithashtu, vlerësoj shumë që Xhemati Musliman Ahmedia hap dyert e xhamive të tij për të gjithë njerëzit.

Komisioneri z. Thomas Gemke tha:

Shfrytëzoj rastin t’ju përgëzoj për çeljen e xhamisë “Selam” këtu në Iserlohn. Xhemati Musliman Ahmedia ka treguar dhe vijon të tregojë angazhimin e tij për paqen në këtë shtet.

xhamia xhamiDuke folur për emrin “Selam” që ai është një mundësi e paqes në shoqëri, Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

Kur një musliman përshëndet dikë tjetër, qoftë musliman, qoftë jomusliman, e përshëndet me përshëndetjen e paqes. Nëse muslimani kupton urtësinë që qëndron në këtë përshëndetje, është e pamundur për të, të tentojë t’i sjellë dëm ndokujt, qoftë muslimani, qoftë jomuslimani.

Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

Ka muslimanë ahmedianë që shërbejnë në ushtrinë gjermane dhe në zyrat e tjera shtetërore. Për shembull, ka muslimanë ahmedianë që janë të angazhuar në projekte kërkimore. Ata i shërbejnë këtij kombi me të gjitha aftësitë e tyre dhe punojnë për mirëqenien dhe progresin e vendit. Megjithatë, ata nuk po i bëjnë ndonjë favor vendit, sepse sipas tyre shërbimi ndaj atdheut është pjesë e fesë Islame, andaj, ata thjesht po bëjnë detyrën e tyre fetare. Çdo musliman ahmedian që jeton në Gjermani, pa marrë parasysh se çfarë origjine ka ai, duhet të bëhet shtetas besnik i këtij kombi dhe t’i shërbejë atij me sinqeritet.

xhamia xhamiHazret Mirza Masrur Ahmed tha:

Themeluesi i Xhematit Musliman Ahmedia në një poezi të tij thotë se shërbimi ndaj njerëzimit ishte një ndër objektivat kryesorë të tij. Ky në fakt është mësimi i Kuranit dhe i Profetit Muhammed (paqja qoftë mbi të). Andaj, shërbimi ndaj njerëzve, pa dallim feje dhe besimi, është një ndër objektivat themelorë dhe është edhe qëllimi i Xhematit Musliman Ahmedia.

xhamia xhamiHazret Mirza Masrur Ahmed vijoi:

Para pak kohe, dikush më pyeti se si mund të vendosim paqe në shoqëri dhe se si e përkufizoj unë paqen. Duke iu përgjigjur atij i thashë se për mendimin tim paqja do të thotë t’u përmbushësh të drejtat e të tjerëve dhe jo të kërkosh të drejtat e tua. Nëse të gjithë njerëzit do të fillojnë të përmbushin të drejtat e të tjerëve, nuk është e mundur të ndodhë ndonjë konflikt apo mosmarrëveshje. Sigurisht, kjo është shoqëria që dëshirojnë ta kenë muslimanët ahmedianë dhe për të cilën edhe përpiqen.

Pak para fjalimit të shenjtërisë së tij, një nga të ftuarit në fjalën e tij përmendi faktin që muslimanët nuk preferojnë t’i japin dorë gjinisë së kundërt, duke e quajtur këtë si shenjë mos-integrimi.

Hazret Mirza Masrur Ahmed, në fjalimin e tij, iu përgjigj drejtpërdrejt komenteve të parafolësit.

Shenjtëria e tij tha se çështja e dhënies së dorës nuk është diçka që përkufizon integrimin dhe në një shoqëri të lirë, njerëzit duhet të kenë të drejtën për të përshëndetur të tjerët sipas traditave dhe besimeve të tyre. Ai tha se një grua nuk duhet të imponohet t’i japë dorë një burri dhe anasjelltas.

Shenjtëria e tij tha se kjo ka qenë pjesë e fesë Islame dhe do të ishte krejtësisht e gabuar të pretendohej se kjo ishte një shenjë pabarazie. Shenjtëria e tij vuri në dukje faktin se Islami vendosi të drejtat e gruas që në fillim dhe shumë përpara sesa të njiheshin këto të drejta në botën perëndimore.

Shenjtëria e tij gjithashtu nxori në pah standard të dyfishtë dhe jo të drejtë të njerëzve në çështje të tilla. Ai tha se ka edhe hebrenj që nuk i japin dorë gjinisë së kundërt, por askush nuk guxon t’i kritikojë ata nga frika se mos të quhet anti-semit.

Ai tha se integrimi nuk definohet nga dhënia e dorës ndaj gjinisë së kundërt gjatë përshëndetjes e as nga çështjet e vogla si kjo, por definohet nga dëshira për t’i shërbyer vendit dhe nga përpjekja për të punuar për progresin e tij dhe për t’u bërë shtetas ligjzbatues dhe paqedashës të tij.xhamia xhami

Hazret Mirza Masrur Ahmed mbylli fjalën e tij duke thënë:

Tani që u ndërtua kjo xhami, shpresoj dhe pres që muslimanët ahmedianë vendas të përhapin mesazhin e vërtetë të Islamit dhe ata jo vetëm që do ta përmbushin detyrën e tyre të adhurimit, por edhe detyrën e tyre ndaj fqinjëve. Ata duhet t’u shërbejnë më shumë se përpara dhe t’u japin të drejtat edhe grave edhe burrave në këtë vend. Allahu i bëftë ta realizojnë këtë detyrë.

Xhami e re e quajtur “Subhan” në Morfelden-Walldorf

Më 7 shtator 2016, Hazret Mirza Masrur Ahmed, Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar inauguroi xhaminë “Subhan” (e shenjtë) në qytetin Morfelden-Walldorf të Gjermanisë.

xhamia xhami
Në një pritje të veçantë që u zhvillua me rastin e përurimit të xhamisë, morën pjesë më shumë 150 të ftuar, figura të shquara të qytetit, duke përfshirë edhe kryetarin e Bashkisë së qytetit Morfelden z. Heinz-Peter Becker, përfaqësuesin e Kishës protestante Atë Jochen Muhl, Presidentin e Bashkësisë Budiste z. Matthias Groninger, etj.

Në fjalën e tij, kryetari i Bashkisë së qytetit tha:

Një e drejtë themelore e njeriut është liria fetare, e cila këtu në Gjermani është pjesë e kushtetutës sonë. Pa dyshim, Xhemati Musliman Ahmedia i përkrah të drejtat e njeriut dhe është kundër të gjitha imponimeve fetare.

xhamia xhamiHazret Mirza Masrur Ahmed, Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia tha:

Të gjitha fetë kryesore të botës janë të pranishme në këtë qytet. Nëse ithtarët e tyre do të veprojnë në bazë të mësimeve të vërteta të feve përkatëse, asnjëherë nuk do të shihni asnjë konflikt apo ndasi midis jush. Të gjitha fetë, në formën e tyre origjinale, synojnë të vendosin vlerat e paqes, të dashurisë e të tolerancës.

xhamia xhamiDuke treguar nevojën që njerëzit të bashkohen dhe të ndërtojnë ura komunikimi e dialogu, Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

Dialogu midis komuniteteve dhe grupeve është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe është një mjet për të hequr barrierat dhe për të promovuar mirëkuptimin. Duhet të dimë që ne të gjithë gabojmë  dhe të gjithë kemi dobësi, andaj, është më mirë të përqendrohemi tek vlerat e njëri-tjetrit dhe të anashkalojmë mangësitë e njëri-tjetrit. Kjo është mënyra për të ndërtuar ura lidhëse dhe për të vendosur paqen.

Duke mbyllur fjalën e tij, Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

Një mesazh i paqes dhe i harmonisë jehon në të gjitha drejtimet nga xhamitë tona, kudo që ato ndërtohen dhe kudo që xhemati ynë është i vendosur. Tani që përurohet kjo xhami, jam i bindur që muslimanët ahmedianë vendas do të përhapin gjerësisht mesazhin e Islamit, të dashurisë e të paqes. Lutem që çdo ditë që agon, t’i bindë banorët vendas që kjo xhami nuk është thjesht një shtesë në bukurinë lëndore të këtij qyteti, madje është edhe një mjet i paqes dhe i sigurisë për ta.

xhamia xhami

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp