Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Më shumë se 584,000 njerëz iu bashkuan Xhematit Musliman Ahmedia

kalifati

Përfundoi me sukses Mbledhja Vjetore (Xhelsa Salana) e 50-të e Xhematit Musliman Ahmedia të Britanisë së Madhe

Xhemati AhmediaMë 14 gusht 2016, Xhelsa Salana e 50-të e Xhematit Musliman Ahmedia të Anglisë përfundoi me një fjalim të fuqishëm dhe besimnxitës të udhëheqësit botëror të Xhematit Ahmedia, Kalifit të Pestë, Hazret Mirza Masrur Ahmed

Xhemati AhmediaNë fjalimin e tij përmbyllës, shenjtëria e tij u bëri thirrje kritikëve të Islamit që të gjykojnë fenë në bazë të mësimeve të saj të vërteta, e jo në bazë të veprimeve urrejtëse të një grusht njerëzish ekstremistë.

Më shumë se 38,000 njerëz morën pjesë në Xhelsa Salana, që u zhvillua në Hadeeqatul Mahdi, Alton, Hampshire, në afërsi të qytetit të Londrës.

Përveç mijëra muslimanëve ahmedianë që morën pjesë, edhe shumë miq jo-ahmedianë dhe jo-muslimanë ishin të pranishëm në këtë mbledhje. I gjithë eventi tre-ditor u transmetua drejtpërdrejt në kanalin satelitor MTA Internacional si dhe në faqen online të këtij kanali.

Një ndër aktivitetet kryesore të kësaj mbledhjeje tre-ditore ishte betimi për anëtarësimin në Xhemat, i njohur si “Bejti”, që u zhvillua ditën e diel. Pjesëmarrësit bënë betimin në dorën e Hazret Mirza Masrur Ahmedit, Kalifit të Pestë të Mesihut të Premtuar (paqja qoftë mbi të).
Xhemati AhmediaPjesëmarrësit formuan një zinxhir njerëzish, që udhëhiqej nga Kalifi. Kalifi shqiptonte fjalët e betimit dhe dy sallat e mbledhjes prej më shumë 38 mijë vetash gjëmonte njëzëri duke i përsëritur ato.

Pak para se të fillonte ceremonia e betimit, shenjtëria e tij njoftoi që gjatë vitit 2015-2016, gjithsej 584,383 njerëz iu bashkuan Xhematit Musliman Ahmedia nga e gjithë bota. Gjithashtu, Xhemati tashmë u themelua në 209 shtete të botës.

Xhemati AhmediaNë fjalimin e tij përmbyllës, Hazret Mirza Masrur Ahmed tha se kritikët ndaj Islamit vijojnë të ngrenë akuza të pabaza ndaj fesë. Ai tha:

Sot, çrregullimi dhe terrorizmi janë pasoja të faktit që disa njerëz shtrembërojnë mësimet e fesë dhe, padyshim, veprimet e tyre të neveritshme dhe me plotë urrejtje, nuk kanë asnjë lidhje me mësimet e vërteta të Islamit.

Shenjtëria e tij tha se Islami vuri themelet për vendosjen e paqes, duke promovuar barazinë e vërtetë midis popujve dhe kombeve. Islami dha mësimin që asnjë komb a popull nuk gëzon epërsi mbi tjetrin.

Shenjtëria e tij tha se Islami kërkon që paqja të vendoset në çdo nivel të shoqërisë dhe se baza e saj të fillojë nga shtëpia e individit. Në këtë kuadër, ai tha se Islami thekson për përmbushjen e të drejtave të prindërve.
Xhemati AhmediaShenjtëria e tij tha se, në kontrast, njerëzit e vendeve të zhvilluara, të cilët e quajnë Islamin si një fe të dhunshme, po harrojnë në përgjithësi detyrimet që ata kanë ndaj prindërve të tyre.

Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

Në vendet e zhvilluara, shumica e njerëzve pohojnë se ata nuk kanë as kohë për t’u takuar rregullisht me prindërit e tyre, e jo të flitet për t’u shërbyer e për t’u kujdesur për ta në moshën e tyre të thyer. Sa më shumë të zhvilluar e konsiderojnë veten, aq më shumë ata shmangen nga përmbushja e përgjegjësive të tyre bazë.

Shenjtëria e tij theksoi se drejtësia e vërtetë nuk mund të vendoset pa krijuar lidhje me Zotin e Madhërishëm.

Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

Pa e njohur dhe pa e përmbushur detyrën e adhurimit ndaj Zotit të Madhërishëm, drejtësia nuk mund të vendoset dhe njeriu nuk mund të përqendrohet në dhembshuri dhe humanizëm. Ata që e quajnë veten musliman, por njëherësh, vijojnë të veprojnë kundër mësimeve të Islamit, e bëjnë kështu sepse ata nuk e kanë njohur Zotin me të vërtetë, e as nuk i përmbushin detyrimet e tyre që ata kanë ndaj Tij.

Xhemati AhmediaShenjtëria e tij gjithashtu theksoi përgjegjësitë që kanë prindërit ndaj fëmijëve të tyre, duke iu referuar ajetit të Kuranit Famëlartë “Mos vrisni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë”.

Shenjtëria e tij tha se ky varg i Kuranit flet edhe për ata që nuk arritën t’u jepnin edukimin e duhur moral fëmijëve të tyre.

Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

Mungesa e kujdesit dhe e edukimit moral nga ana e prindërve gjithashtu është një ndër shkaqet që fëmijët e tyre po priren nga ekstremizmi dhe nga brutaliteti në emër të Islamit. Prindërit e tillë i injorojnë përgjegjësitë që ata kanë ndaj fëmijëve të tyre, sepse shpesh vetë janë të zënë në kërkim të verbuar të pasurisë, duke i lënë fëmijët pa marrë as dijen bazë të fesë së tyre. Realisht, edhe kjo është e barabartë me vrasjen e fëmijëve.

Shenjtëria e tij citoi ajetin 12 të sures 49 të Kuranit Famëlartë, i cili i ndalon muslimanët nga cenimi i ndjenjave të të tjerëve.

Xhemati AhmediaHazret Mirza Masrur Ahmed tha:

Në këtë kohë, po bëhen tallje dhe përqeshje ndaj fesë e sidomos ndaj fesë Islame. Kur njerëzit e përqeshin Islamin dhe Profetin Muhammed (paqja qoftë mbi të) duke bërë komente dhe duke krijuar karikatura ofenduese ndaj tyre, kjo i lëndon muslimanët në të gjithë botën. Pa dyshim, çdo reagim i dhunshëm është tërësisht kundër mësimeve të Islamit, por ku qëndron urtësia në prodhimin e materialeve që kërcënojnë paqen e shoqërisë?

Shenjtëria e tij vijoi:

Veprimet barbare krejtësisht kundra Islame të grupeve të caktuara a mund t’u japin licencë jo-muslimanëve që ata të provokojnë e të lëndojnë ndjenjat e muslimanëve të të gjithë botës, duke përfshirë edhe muslimanët ahmedianë, të cilët gjithmonë janë përpara për të promovuar mësimet paqësore të Islamit?

Xhemati AhmediaDuke shpjeguar mësimet e Islamit në lidhje me respektin e ndërsjellë dhe dialogun ndërfetar, Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

Islami mëson që çrregullimi duhet të frenohet, e jo të ngjallet apo të inkurajohet.

Duke folur për situatën kaotike për paqen globale, Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

Xhemati AhmediaKonfliktet që ishin në një shkallë të vogël, tani po shndërrohen në konflikte ndërkombëtare. Në të kaluarën, kur kam thënë se padrejtësia në botë na shtynë drejt një lufte bërthamore, shumë nga zyrtarët e qeverive, analistët dhe politikanët thanë se kjo është një deklaratë  e sforcuar dhe shumë pesimiste. Por, tani ata vetë po pranojnë se një luftë e tillë po i kanoset botës dhe se çdo gjë mund të ndodhë.

Shenjtëria e tij tha se edhe shtetet islamike, edhe superfuqitë kanë luajtur rolin e tyre për të dëmtuar themelet e paqes globale.

Ai citoi raportet e medies që kërkojnë të dinë se përse disa shtete u kanë shitur armët shteteve të tjera, kur këto të fundit janë të përfshira në luftëra, në të cilat janë vrarë njerëz të pafajshëm.

Xhemati AhmediaHazret Mirza Masrur Ahmed tha:

Në njërën anë, shtetet islamike kanë dështuar të veprojnë me drejtësi dhe, në anën tjetër, disa shtete të zhvilluara i kanë dhënë përparësi tregtisë së tyre të armëve, kundër vendosjes së paqes. Nëse këto dy palë do të vepronin me drejtësi dhe integritet, situata e rrezikshme me të cilën po përballet bota sot, nuk do të ishte krijuar. Fatkeqësisht, interesat e ulëta vetjake i kanë verbuar të dyja palët.

Shenjtëria e tij përfundoi fjalimin e tij duke thënë:

Është detyrë dhe përgjegjësi e muslimanëve ahmedianë të njoftojnë botën për dobitë e mësimeve të vërteta e paqësore të Islamit. Allahu na mundësoftë të veprojmë kështu dhe i dhëntë mend botës.

Xhemati AhmediaXhelsa Salana përfundoi me një lutje solemne, të udhëhequr nga shenjtëria e tij.