Turneu i bekuar i Amerikës 2022
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Turneu i bekuar i Amerikës 2022

Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht

Siç jeni në dijeni, se gjatë ditëve të kaluara, kam bërë një turne në disa nga xhematet e Amerikës. Lajmet e këtij turneu, i keni mësuar sigurisht përmes MTA-së dhe mediave të tjera elektronike të Xhematit. Me mirësinë e Allahut, ky turne përfundoi me sukses. Disa kanale të tjera me famë botërore, gjithashtu kanë mbuluar këtë turne. Ne kemi dëshmuar bekimet e Allahut, të cilat na kanë shoqëruar gjatë udhëtimit duke u lënë përshtypje të mira anëtarëve tanë si dhe të huajve.

Ndikimet pozitive të vizitës mbi jetën e anëtarëve

Një djalosh i kishte thënë shokut të tij se i kishte lindur disa dyshime në lidhje me xhemat dhe kalifat. Kishte pasur disa rezervime, por falë këtij turneu, këto dyshime tashmë janë asgjësuar. Përshtypje të tilla frymëzuese dhe emocionale kanë dhënë njerëz të ndryshëm, fëmijët, gratë apo burrat dhe ato përbëjnë një listë të gjatë, të cilat ndoshta i keni lexuar përmes raportimeve. Në kohët e namazeve, në Sion, Dalles si dhe në xhaminë Bejturrahman, në Marryland, gratë, fëmijët dhe burrat vinin në numër jashtëzakonisht të lartë. Kur ata shprehnin emocionet e tyre, gjatë takimit apo në çastin e ndarjes, dukej qartë se lidhja e sinqertë dhe besnike dhe dashuria ndaj kalifatit janë ngulitur thellë në zemrat e tyre. Njerëz të pasur e intelektualë, të cilët në këndvështrimin e përgjithshëm kanë një agjendë të ngjeshur veprimtarie, për të falur namazin, prisnin për orë të tëra në radhë. E vetmja dëshirë e tyre ishte të gjenin vend në xhami, që të faleshin pas kalifit. Nuk ishin njerëz me kohë të lirë, që të rrinin në xhami, papengesë.

Ndryshimi i sjelljes apo karakteri i tyre është tregues i qartë se dashuria ndaj besimit dhe xhematit është rrënjosur thellë në zemrat e tyre. Ata kanë një lidhje të sinqertë me Kalifatin. Fëmijët 10-11 vjeç prisnin nëpër radha për 5-6 orë. Për shkak të kontrollit dhe testimit të Covidit, njerëzve u ishte dashur të prisnin për kohë të gjatë, megjithatë asnjeri nuk shprehu pakënaqësinë. Një mysafir në Sion kishte shprehur përshtypjen e tij me këto fjalë: Unë kam parë organizimin e xhematit që vijonte në mënyrë të shkëlqyer. Të gjithë po kontrolloheshin, por asnjeri nuk shprehu pakënaqësinë për vonesë, madje respektuan rregullat e administratës me bindje, përkushtimin dhe besnikërinë e plotë”.

Prindërit e një djali 10-11 vjeç më thanë: Qëkur keni ardhur këtu, djali ynë vjen 5-6 orë para namazit dhe hyn në radhë dhe nuk shqetësohet për asgjë tjetër. Ne nuk e kishim parë kurrë që të merakosej për namaz kështu. Kështu kam ndier një ndjenjë ngazëllimi dhe një lidhje të sinqertë te djemtë dhe vajzat. Kjo është mirësia e Allahut mbi këtë xhemat.

Numri i pjesëmarrësve, të cilët vinin çdo ditë për faljen e namazeve, shkonte gjithmonë përtej llogaritjes së administratës. Allahu e bëftë lidhjen e tyre me xhamitë dhe përkushtimin e tyre për faljen e namazeve të përhershme! Allahu i bëftë edhe xhamitë të jenë gjithmonë të mbushura! Allahu i bëftë edhe ndjenjat e sinqeritetit dhe besnikërisë së anëtarëve të përhershme!

Disa mendojnë se në një vend siç është Amerika, njeriu në përgjithësi e harron fenë, ndërkohë unë kam vënë re se shumica e njerëzve i kushtojnë një përkushtim dhe vëmendje të veçantë çështjes së besimit. Madje, edhe ata që nuk kontribuojnë siç duhej dhe janë të dobët në sakrificat financiare, më kërkuan veçanërisht që të lutesha për ta, për fëmijët dhe brezat e tyre pasardhëse që të jenë të lidhur me besimin dhe kalifatin. Allahu ua shtoftë besimin dhe përkushtimin anëtarëve të Xhematit në Amerikë! Burra dhe gra, që u përkasin grupmoshave të ndryshme dhe quhen Lexhna, Khudam, Ensarë dhe fëmijët kanë kryer detyrat e tyre me përkushtim të plotë. Për planin dhe organizimin e këtij turneu, gratë dhe burrat kanë kaluar net të tëra pagjumë. Siç kam përmendur edhe më lartë, pjesëmarrja e anëtarëve në ngjarje të tilla ka qenë masive dhe mijëra anëtarë kanë marrë pjesë në to. Madje, në disa raste, numri i pjesëmarrësve kishte kaluar shifrën e vizitorëve në Xhelsa Salana që u zhvillua në Xhaminë Bejturrahman. Pavarësisht këtij fluksi të madh njerëzish, administrata ka arritur të menaxhojë gjithçka në mënyrë të shkëlqyer. Allahu ua shtoftë gjithmonë sinqeritetin e besnikërinë anëtarëve të Xhematit të Amerikës! Në dashtë Allahu, ky ndryshim të mos jetë i përkohshëm, madje të jetë i përhershëm.

Përshtypjet e disa mysafirëve joahmedianë

Tani dua të ndaj me ju përshtypjet e disa mysafirëve, të cilët kishin marrë përshtypje mjaft pozitive. Allahu ua mundësoftë të pranojnë të vërtetën! Ja, disa përshtypje:

Në Sion është ndërtuar një xhami, Fat’hi Azim. Në ceremoninë e inaugurimit të kësaj xhamie, kishin marrë pjesë 161 mysafirë jomuslimanë apo jo-ahmedianë. Ndër të ftuarit, shquheshin disa anëtarë të Kongresit, kryebashkiakë, doktorë, profesorë, mësues, avokatë, inxhinierë, përfaqësues të organizatave të sigurisë si dhe njerëzit nga shtresa të ndryshme të shoqërisë.

Kryebashkiaku i qytetit Sion, z. Billy McKinney në përshtypjet e tij tha:

“Është një nder i veçantë për mua që t’i them mirëseardhje udhëheqësit botëror të Xhematit Musliman Ahmedia në qytetin e Sionit për përurimin e xhamisë Fat’he Azim. Motoja jonë e qytetit është “Historic past and dynamic future” (E kaluara historike dhe e ardhmja dinamike) dhe kjo xhami e bukur që ndodhet mu në zemrën e qytetit është shembulli i shkëlqyer i kësaj motoje. Është dëshira dhe lutja ime që kjo faltore të kthehet në një urë midis të shkuarës dhe të ardhmes sonë. Vetëm fakti që kjo xhami u përket anëtarëve të frymëzuar të një bashkësie fantastike shpirtërore, më ngjall shpresa dhe më mbush me besimin për një të ardhme premtuese për qytetin tonë Sion.

Kur e shoh mesazhin, që xhemati Ahmedia ka sjellë në qytetin tonë, ndihem i kënaqur e i lumtur. Ky xhemat është mjaft i organizuar dhe nderon profetin e Islamit Muhammed (paqja dhe mëshira e Zotit mbi të!), i cili kishte lidhur një marrëveshje me popullin e krishterë. Unë i shpreh mirënjohjen time më të thellë Xhematit Musliman Ahmedia, për të gjitha kontributet e jashtëzakonshme, që anëtarët e tij kanë dhënë për zhvillimin e këtij qyteti dhe për përmirësimin e mirëqenies dhe mbarësisë së qytetarëve. Si shenjë mirënjohjeje, i dhurojmë çelësin e qytetit Imamit të Xhematit Musliman Ahmedia”.

Kështu ai më dhuroi çelësin e qytetit. Më pas, kryebashkiaku tha:

“Unë kam jetuar në këtë qytet që nga viti 1962 dhe dita e sotme shënon një ngjarje historike për këtë qytet”. Më vonë gjatë bisedës, ai më kishte thënë në mënyrë emocionale se kishte mbetur pafjalë prej meje dhe shprehu vlerësimin e tij për praninë time atje.

Joyce Mason, anëtar i asamblesë së përgjithshme të qytetit Illinois tha:

“E kam për nder të veçantë që po marr pjesë në ceremoninë historike të përurimit të xhamisë “Fat’he Azim” në Sion. Kjo ditë mban një rëndësi historike për komunitetin ahmedian të këtij qyteti, madje është një ditë e veçantë për këtë qytet gjithashtu. Qyteti Sion ishte themeluar nga Alexander Douie në fund të shekullit të kaluar, dhe ai dëshironte se ky do të ishte një qytet teokratik. Sipas tij, dyert e këtij qyteti do të qëndronin të mbyllura për çdokënd, përveç ithtarëve të tij. Ndërsa sot, Sioni është shtëpia e mijëra qytetarëve të cilët u përkasin feve të ndryshme. Kjo xhami është simboli i fitores së lutjes së besimtarëve ndaj atyre që shfaqnin racizmin, urrejtjen e paragjykimin. Prandaj, unë e përgëzoj Xhematin Musliman Ahmedia për këtë fitore madhështore”.

Pra, edhe njerëzit jashtë xhematit tashmë kanë mësuar për historinë e kësaj përballje. Pastaj ai tha:

“Udhëheqësi i Xhematit Musliman Ahmedia është një lider i shkëlqyer musliman, i cili po punon për promovimin e paqes në botë”. Duke shtruar rëndësinë e paqes në botën e sotme, ai tha:

“Qyteti Sion ka fat të madh se një komunitet i tillë, i cili është paqedashës dhe beson fuqimisht në mirëqenien e njerëzve të tjerë dhe punon për t’u sjellë dobi të tjerëve, ka vendosur të zgjedhë Sionin për të banuar dhe për të ndërtuar një xhami të bukur këtu. Është dëshira ime e përzemërt se kjo xhami të bëhet një shpresë jo vetëm për këtë qytet, por për të gjithë ata që vijnë këtu. Unë e përgëzoj edhe njëherë këtë bashkësi për ndërtimin e kësaj xhamie. Unë gjithashtu do të paraqes një rezolutë në parlament për ta përgëzuar komunitetin për përurimin e kësaj xhamie”.

Pastaj dr. Katrina Lantos Swett, e cila është gjithashtu kryetarja e “Lantos Foundation for Human Rights and Justice” (Fondacioni Lantos për të drejtat e njeriut dhe drejtësinë) u shpreh:

“Unë mund të dëshmoj se çdoherë që takohem me anëtarët e xhematit Ahmedia, ndiej një ngritje e vrull në gjendjen time shpirtërore. Kur kam mësuar për këtë duel lutjeje që ishte zhvilluar në qytetin e Sionit, jam habitur se si kjo përballje ishte bërë kaq e famshme në një kohë, kur nuk ekzistonin as celularët, kompjuterët apo mjetet e tjera moderne të komunikimit. Në këtë ndeshje, në një anë ishte pikëpamja e dr. Xhon Douit, e cila bazohej në urrejtje, ndasi dhe ksenofobi, ndërsa në anën tjetër ishte mendimi i themeluesit të Xhematit Musliman Ahmedia, Mirza Ghulam Ahmed sahib, i cili bazohej në respektin dhe tolerancën reciproke. Ky mendim vinte nga një njeri, i cili këtë çështje ia kishte besuar plotësisht Zotit. Ne tashmë dimë rezultatin e këtij dueli dhe që kush arriti fitore. Kjo xhami, e cila tani po përurohet, dhe që quhet “Fat’hi Azim” nënkupton një fitore madhështore, për Xhematin Musliman Ahmedia dhe për themeluesin e tij”.

Pastaj ajo thotë:

“Madje, sipas mendimit tim, duhet të themi se kjo ishte një fitore jo vetëm e Xhematit Musliman Ahmedia por e gjithë njerëzimit, sepse përmes saj fituan dhe ndjenjat e respektit, dashurisë dhe të mirëkuptimit reciprok, të cilat ky xhemat sot përfaqëson më së miri.

Nëse, ne ndodhemi këtu në këtë atmosferë të bukur e paqësore, nuk duhet të harrojmë ahmedianët që jetojnë në Pakistan dhe vetëm për shkak të besimit të tyre, përballen çdo ditë me padrejtësi, përndjekje, dhunë, terror dhe urrejtje të papërshkrueshme. Edhe pse, aty ekziston një qeveri, megjithatë ahmedianët ndiejnë veten të braktisur dhe të papërkrahur”.

Pastaj, z Emis Monk, ish-komisar i Sionit shprehu përshtypjet e tij dhe tha:

“Unë mendoj se mësimet tuaja përfshijnë çdo çështje dhe bota duhet të mësojë më shumë rreth tyre. Unë mendoj se ky është sekreti më i bukur që ekziston sot në botë. Unë mund të shoh broshura mbi tavolinën time që përcjellin mesazhin e drejtësisë, barazisë, sinqeritetit dhe dashurisë. Pikërisht këto janë që i duhen botës dhe nëse zhdukim urrejtjen nga bota, do t’i ngjajë parajsës. Unë mendoj se ky mesazh vlen të dëgjohet nga të gjithë, pasi kjo është e vetmja zgjidhje për problemet e botës”.

Prof. Craig Considine, i cili ka shkruar një libër mbi jetën e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. dhe është një akademik dhe i krishterë i fort, tha:

“Unë u emocionova kur Kalifi më takoi si një mik i vjetër. Më pëlqeu shumë edhe fjalimi i tij, i cili më shtoi njohurinë rreth Islamit. Nëse do t’ia gjejë transkriptim, do ta shfrytëzoj atë për librin tim të ardhshëm. Imami i Xhematit ka shpjeguar këtë temë në një mënyrë kaq elegante dhe të thjeshtë, saqë çdokush mund ta kuptojë atë lehtësisht. Ajo që më pëlqeu në mënyrë të veçantë ishte se ai na tërhoqi vëmendje për të përvetësuar vlerat njerëzore, për të shfaqur respektin e ndërsjellë dhe për të ruajtur tolerancën, mirëkuptimin dhe dinjitetin njerëzor. Ai po na fton drejt dashurisë së ndërsjellë”.

Prof. Considine dëgjoi dhe hutben e xhumasë dhe më kishte thënë se nuk kishte dëgjuar kurrë një hutbe të tillë.

Melody Hall kishte ardhur si mysafir nga Illinoisi. Ai është menaxher për zhvillimin e produktit dhe tha:

“Programi ishte mjaft interesant dhe më pëlqeu shumë. Thirrja e imamit të Xhematit se në shoqëri nuk duhet të ketë asnjë vend për një njeri ekstrem, ksenofob apo racist, ishte një mesazh i duhur. Takimi me të dhe dëgjimi i fjalëve të tij ishte një përvojë e rrallë dhe e këndshme. Unë jam kënaqur nga organizimi dhe një fjali që më bëri shumë përshtypje ishte shprehja e Imamit të Xhematit se arma jonë është lutja”.

Jeff Fender është një kontabilist i certifikuar, i cili gjithashtu punon në pasuri të paluajtshme. Ai u shpreh me këto fjalë:

“Kjo ishte përvoja ime e parë dhe jam plotësisht i befasuar. Vizita në këtë xhami ishte një çast i çmuar i jetës sime. Unë jam mahnitur nga fjalimi juaj dhe kam mësuar mjaft gjëra të reja. Ngjarja e duelit me lutje, ishte diçka krejtësisht e re për mua dhe sigurisht unë do të hulumtoj dhe studioj akoma më shumë rreth kësaj ngjarjeje”.

Në këtë mënyrë çelen shtigje të reja të përhapjes së mesazhit tonë. Po ashtu z. Mettrender është mësues në shkollën publike mori pjesë në këtë ceremoni, dhe shprehu përshtypjet e tij me këto fjalë:

“Mënyra se si udhëheqësi i Xhematit na shpjegonte, më bëri shumë përshtypje. Njerëzit si unë, mund të kuptonim pa asnjë vështirësi, mesazhin e tij”.

Znj. Marry Lowheil Brennd gjithashtu kishte marrë pjesë në këtë eveniment. Ajo u shpreh se ishte impresionuar nga organizimi. Ajo tha:

“Ky mesazh tregon sinqeritetin tuaj dhe nuk mban asnjë lloj shtirësie. Ai ishte i qartë dhe i pastër. Përmes këtij mesazhi, njeriu mund t’ju përfytyrojë në jetën tuaj të përditshme”.

Dr. Jessy Rhodrings ishte gjithashtu i ftuar në këtë eveniment. Ai është inspektori i drejtorisë arsimore për shkollat në Wentend. Ai tha:

“Mesazhi i udhëheqësit të xhematit sillej rreth boshtit të unitetit dhe bashkimit. Ishte një mesazh frymëzues dhe i shkëlqyer. Të gjitha fetë janë të rëndësishme. Ju gjithashtu thatë se ne të gjithë mund të bashkohemi”.

Zac Lewingstone është drejtor në një shkollë private. Ai tha:

“Fjalët e imamit të xhematit ishin mjaft tërheqëse, në veçanti përpjekjet e tij për të drejtat e njeriut dhe shërbimit ndaj njerëzimit ishin mbresëlënëse. Motoja juaj “dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd” bën jehonë në qytetin e Sionit dhe në të gjitha komunitetet etnike e fetare. Sot, kemi nevojë për një mesazh të tillë. Pas pandemisë, familjet dhe nxënësit tanë kanë ndjerë një rënie të dukshme në aspektin emocional e social. Për të dalë nga kjo situatë, ne kemi nevojë për një mesazh të tillë”.

Një mysafir, i cili gjithashtu kishte vendosur një pllakë në ceremoninë e gurthemelit të kësaj xhamie dhe tashmë merrte pjesë në ceremoninë e përurimit të saj. Ai tha: “Sot është ditë e bukur. Para një viti, kisha nder të merrja pjesë në gurthemelin e xhamisë, dhe isha shumë i gëzuar se së shpejti do të shikoja përfundimin e saj. Sot, xhamia juaj është burimi i shpresës dhe miqësisë për ne”.

Një oficer i policisë së Sionit, z. Erik tha:

“Programi ishte mjaft i bukur. Ajo që më bëri shumë përshtypje se të gjithë të pranishëm kanë shfaqur emocionet e dashurisë dhe sinqeritetit. Më bëri për veten mesazhi juaj se përkatësia dhe pozicioni juaj në shoqëri nuk luan asnjë rol dhe ajo që është e rëndësishme, është fakti se a silleni mirë me të tjerët dhe kujdesemi për njëri-tjetrin. Pa dyshim, kjo është një thirrje dhe ftesë e shkëlqyer”.

Një mysafir z. Jennifer tha:

“Nëse flasim për parimet e xhematit tuaj, ato janë të shkëlqyera. Kur ju hyjni në qytetin e Sionit, ju vini re një slogan të madh, të vendosur mbi një godinë të vjetër dhe thotë: dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd. Ky mesazh i fuqishëm bën jehonë anekënd. Kjo thirrje ju shoqëron, kudo që shkoni dhe ky është thelbi i qytetit Sion”.

Cherry Neal shërben si mbikëqyrës në urbanistikën e qytetit Sion. Ai tha:

“Unë jam mahnitur nga organizimi juaj. Më vjen shumë mirë se ia keni dalë qëllimit tuaj”.

Një mysafir tha: “Më vjen shumë mirë se midis nesh gjendet një udhëheqës si ju, i cili jo vetëm që përfaqëson miliona njerëz por edhe shërben si urë midis popujve. Ju flisni për temat që na bashkojnë dhe flisni për rëndësinë e çdo feje. Mesazhi juaj është mjaft i mirëpritur dhe ndikues”.

Një mysafire znj. Gloria shkruan:

“Historia e Sionit ishte mjaft tërheqëse. Edhe pse unë jetoj në këtë qytet, por shumë nga aspektet e historisë ishin të panjohura prej meje”.

Një i ftuar shprehu përshtypjet e tij në këto fjalë:

“Jam shumë i lumtur dhe kam përfituar nga kjo ceremoni. Mesazhi juaj më ka prekur në zemër. Ndonëse e kisha njohur edhe më parë sloganin tuaj: dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd, por duke parë sjelljen dhe shembullin e anëtareve, kam gjetur një bindje më të madhe për vërtetësinë e saj. Deklarata e Kalifit se Kurani Famëlartë është i vetmi libër në botë, i cili mbron të gjitha fetë, nuk e kisha njohur më parë.”

Ndër të pranishmit, ishte edhe një profesoreshë me origjinë indian. Prof. Shubana Shenker punon në universitetin shtetëror të New York. Ajo ka bërë punimet shkencore e kërkimore në Qendrën Kërkimore Abdussalam. Ajo për disa vjet ka jetuar edhe në Gana. Ajo më tha se ndonëse unë nuk jetoj në Gana por shërbimet dhe kontributet e mia janë akoma të gjallë. Ajo gjithashtu tha se gjatë qëndrimit të saj në Gana, ajo takoi dhe disa profesoresha të tjera, të cilët ishin arsimuar në shkollat ahmediane për arsimin e vajzave. Ajo dëshiron që kontributet dhe veprat e xhematit në fushën e arsimit në Afrikë. Ajo gjithashtu ka dëshirë të shkruajë një libër për jetën e ahmedianëve në Afrikën Perëndimore. Ndër të tjerat, ajo tha: “Kam nevojë për mbështetjen e xhematit për përkthimin e disa librave në gjuhët vendase”

Unë e sigurova atë që jo vetëm në Gana por edhe në vende të tjera, kudo në botë, anëtarët e Xhematit do të jenë të gatshëm për ta ndihmuar.

Përurimi i xhamisë “Bejtul Ikram në Dallas”

ceremoninë e përurimit të xhamisë “Bejtul Ikram” në Dallas, morën pjesë 140 mysafirë jo-muslimanë. Ndër të ftuarit, bënin pjesë politikanët, mjekët, profesorët, mësuesit, avokatët, inxhinierët, përfaqësuesit nga agjencitë e sigurisë dhe personalitetet e shquara nga shtresa të ndryshme të shoqërisë.

Anëtari i këshillit bashkiak të qytetit Allen Z. Carl Clemencich më dorëzoi çelësin e qytetit dhe shprehu ndjenjat e tij me këto fjalë. Ai tha:

“Pjesëmarrja në këtë ceremoni të përurimit të xhamisë, është një nder i veçantë për mua. Në emër të kryebashkiakut dhe këshillit bashkiak të qytetit Allen, unë përgëzoj xhematin Ahmedia për këtë arritje të jashtëzakonshme”.

Kryebashkiaku i qytetit gjithashtu më kishte vizituar vetëm dy ditë përpara dhe kishte kërkuar ndjesë se nuk mund të merrte pjesë në këtë ceremoni, pasi ndodhej jashtë shtetit. Megjithatë, kishte premtuar se do të dërgonte përfaqësuesin e tij për këtë ceremoni. Kryebashkiaku ishte gjithashtu mjaft i sjellshëm dhe i afrueshëm. Pastaj, përfaqësuesi i kryebashkiaku tha:

“Ne i vlerësojmë kontributet dhe shërbimet e Xhematit Musliman Ahmedia, përmes të cilave ata i ushqejnë të varfrit, grumbullojnë rrobat për nevojtarët dhe ndihmojnë banorët e këtij qyteti në rast nevojash. Qyteti Allen është me fat se është vendbanimi i një komuniteti të tillë, i cili është kaq paqësor dhe i përfshirë në projektet sociale në shërbim të qytetarëve. Allen tashmë është adresa e xhamisë së tyre të bukur. Unë shpresoj dhe besoj se kjo xhami do të bëhet burimi i shpresës jo vetëm për këtë qytet, por për mbarë botën”.

Qyteti Allen është ngjitur me Dallas, dhe është bërë thuajse pjesë e tij. Në fund, ai në emër të kryebashkiakut dhe këshillit bashkiak, më dhuroi çelësin e qytetit.

Prof. dr. Robert Hunt, i cili është profesor në “Christian Mission and Interreligious Relations, Southern Methodist University”, tha:

“Unë dua të falënderoj Xhematin Musliman Ahmedia se keni ftuar mua dhe kolegët e mi nga Universiteti Metodist në këtë ceremoni historike. Prandaj, e konsideroj këtë ftesë si një çështje për t’u krenuar.

Jeta e udhëheqësit të Xhematit Musliman Ahmedia është dedikuar në promovimin e dy çështjeve: 1) Liria fetare 2). Dialogu ndërfetar. Këto dy çështje kanë një lidhje të thellë me njëra-tjetrën, pasi nëse feve u mungon mirëkuptimi apo respekti reciprok, si rrjedhojë shtohet zëri i përçarjes dhe ndasisë. Unë po ju them këtë, sepse gjysmën e jetës sime e kam kaluar në vendet, ku kam jetuar si pjesëtar i një pakice fetare.

Historia dëshmon se Xhemati Musliman Ahmedia gjithmonë ka qenë në shënjestër të përndjekjes dhe shtypit, dhe ky i ka shërbyer si shtytës për të qenë si një forcë në frontin e lirisë fetare. Derisa ne nuk sillemi me të tjerët me respekt dhe mendje të hapur, nuk mund të eliminojmë ndarjen sektare e as të luftojmë me dukuritë negative që shfaqen herë pas here në shoqëri”.

Anëtar i Kongresit dhe republikani Michael McCaul u shpreh me këto fjalë:

“Tri fetë kryesore të botës judaizmi, krishterimi dhe Islami lidhin historinë dhe prejardhjen e tyre me Hazret Ibrahimin a.s.. (Pastaj duke m’u drejtuar mua, ai tha:) Ju besoni se këto tri fe që lidhen me Hazret Ibrahimin, mund të bashkëjetojnë paqësisht, dhe kush mund të ketë përvojë më të madhe në këtë sferë sesa Xhemati Musliman Ahmedia.

Unë pata mundësi, të bisedoja me udhëheqësin e Xhematit Musliman Ahmedia mbi figurën e Hazret Isait a.s., mbi mësimet e Xhematit Musliman Ahmedia dhe mbi dhjatën e re”.

Ai gjithashtu mbante librin “Mesihu në Indi” dhe tha:

“Unë e kam lexuar gjysmën e këtij libri dhe ai më ka ngjallur mjaft interes. Kam dëshirë ta hulumtoj këtë çështje në detaje. Kam mësuar për mjaft çështje, që deri tani kanë qenë të panjohura për mua në lidhje me jetën e Hazret Isait”.

Ai është një intelektual, që ka një interes të veçantë për çështjen e fesë. Unë kam folur mbi historinë e biblës dhe ungjive me të. Ai tha:

“Unë jam rritur si një katolik dhe tashmë shërbej si kryetar i grupit parlamentar që kujdeset për çështjen e ahmedianëve”. (Ai kryeson komitetin që ngre çështjen e ahmedianëve dhe mbron të drejtat e tyre anembanë botës). Pastaj ai tha: “Unë i çmoj përpjekjet tuaja për vendosjen e paqes në të gjithë botën, për afrimin e kombeve dhe popujve, promovimin e tolerancës, për zhdukjen e terrorizmit, varfërisë, për vendosjen e barazisë ekonomike, për mbrojtjen e të drejtave njerëzore dhe për lirinë fetare anekënd botës. Megjithatë, ahmedianët janë vrarë vazhdimisht në mënyrë sistematike. Pavarësisht ngjarjeve të vazhdueshme të dhunës dhe mizorisë, Imami i Xhematit Musliman Ahmedia gjithmonë u ka bërë thirrje anëtarëve për t’iu shmangur çdolloj hakmarrjeje. Ky në vetvete është një shembull i shkëlqyer dhe i lavdishëm. Ai gjithashtu ka përcjellë një mesazh për liderët e botës se drejtësia është kushti themelor për vendosjen e paqes së vërtetë dhe të qëndrueshme. Ai gjithashtu ka ngritur zërin për mbrojtjen e popujve të shtypur”.

Një mysafir z. Tom Berry tha:

“Unë dua të falënderoj udhëheqësin e Xhematit për mesazhin e tij të shkëlqyer për mikpritjen, komunikimin dhe takimet reciproke midis nesh. Padyshim, kjo është një mrekulli, që pa marrë parasysh dallimin në çështjen e fesë dhe doktrinës, të punohet maksimum për mirëqenien e njëri-tjetrit. Të respektohet e të çmohet jeta, dhe të vlerësohen e nderohen njerëzit. Kjo gjithashtu tregon se shoqëria nuk mbizotërohet nga një individ apo një institucion i caktuar, madje të gjithë duhet të punojnë bashkërisht. Ky është mesazhi i Kalifit dhe ky mesazh është i tillë që duhet përsëritur çdo ditë para se të flemë dhe pasi që zgjohemi nga gjumi. Ne duhet të promovojmë këtë mesazh dhe të mësojmë fëmijët tanë se edhe ata duhet ta vijojnë ata, atëherë kur do të jemi më në këtë botë. Unë ju falënderoj edhe njëherë”.

Në këtë ceremoni, mori pjesë edhe një mysafir musliman që quhej Sultan Çauderi. Ai tha:

“Mesazhi që ka përcjellë imami i Xhematit Ahmedia, është një mesazh i shkëlqyer. Është e rëndësishme të largojmë frikën gjasmë muslimanët kanë për të mbizotëruar këtë vend. Ai gjithashtu ka shpjeguar se derisa nuk ekziston asnjë plan a intrigë e fshehur për të zhdukur muslimanët, nuk u mbetet as muslimanëve asnjë justifikim për kërcënim ushtarak”.

Znj. Beverley McCord kishte ardhur nga Kisha Veriore Presbyterian. Ajo tha:

“Kur e kam parë dhe e kam dëgjuar Kalifin, kam ndjerë një prehje dhe qetësi. Nuk kam parë kurrë dikë që punon kaq zellshëm për paqen botërore. Kam një ndjesi të këndshme dhe besoj që nëse njerëzit në vend të përdorin egoizmin e tyre, për të mbizotëruar fqinjin, apo për të zaptuar pronën e huaj, apo për të ushtruar dhunë ndaj dikujt, të dëgjonin me vëmendje këtë mesazh, ata mund të arrijnë paqe në botë. Ah, sikur të dëgjonim fjalime të tilla, frymëzuese që mbështesin paqe në botë dhe na rikujtojnë se duhet të ndjekim vetëm rrugën e paqes dhe të punojmë në këtë drejtim”.

Z. Leroj, i cili punon në departamentin e policisë në Collin County, ndau përshtypjet e tij me këto fjalë:

“Ishte me të vërtetë një program i suksesshëm, që më ofroi shumë për të mësuar. Xhemati Musliman Ahmedia ka organizuar sigurisht një program të shkëlqyer”.

Një i ftuar musliman, dr. Halimurrahman tha:

“E gjithë ceremonia ishte e pabesueshme. Programi, organizimi, mikpritja dhe salla pra gjithçka më bëri shumë përshtypje. Unë nuk e meritoja respektin dhe nderimin që ata më kushtuan. Mikpritja dhe gjestet e respektit më emocionuan. Kisha mundësi të qëndroja në shoqërinë e njerëzve më të mirë, njerëzit që zbatojnë Islamin në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Sigurisht, njerëzit shprehin mendime të tilla lirisht këtu në perëndim. Le të shkojnë në Pakistan dhe hoxhallarët nuk do të kishin lejuar të jetonin rehat.

Znj. Abby Kendal tha:

“Sot kam parë një komunitet fetar, i cili dallohej nga ne për sa i përket mënyrës së adhurimit, por për sa u përket vlerave tona, përputhej plotësisht me ne. Kjo qenka një përvojë e bukur për mua dhe ishte një nder që të shikoja personalisht udhëheqësin shpirtëror të Xhematit Musliman Ahmedia duke folur mbi këto vlera. Këto janë mesazhe, të cilat duhet të përvetësojnë të gjithë popuj e komunitete. Unë kam ndjerë praninë e Zotit në këtë mjedis. Pa marrë parasysh dallimin në doktrinat dhe besimet fetare, nëse ju ndjeni praninë e Perëndisë, ju ndjeni patjetër edhe paqen dhe qetësinë, gjë që kanë përjetuar të gjithë pjesëmarrësit, pavarësisht përkatësisë fetare, etnike e kombëtare. Pikërisht kjo është ajo, që lypin të gjithë njerëzit”.

Znj. Victoria tha:

“Ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte fjalimi i kryetarit të Xhematit. Ai na tregoi se pavarësisht nga dallimet fetare a doktrinore, si mund të lidhemi me njëri-tjetrin. Pikërisht, kjo është ajo që i mungon dialogut ndërfetar. Duke dëgjuar fjalët e tij, plotë urtësi e mençuri të thellë, unë kam ndjerë një ngazëllim e kënaqësi të veçantë, se pavarësisht dallimit në besimet fetare, i gjithë njerëzimi është lidhur me njëri-tjetrin. Ai gjithashtu na tregoi mënyrat, se si duhet të bashkëjetojmë me paqe dhe duke respektuar ndjenjat e të tjerëve”.

Një mysafire znj. Mary McDermott është fqinje jonë dhe ka tokë afër xhamisë sonë në Dallas. Ajo gjithashtu kishte ofruar truallin e saj të përdorej vend parkimi. Ajo tha:

“Unë kurrë në jetën time, nuk kam qenë kaq e lumtur nga kjo tokë e pluhurosur, se sa sot, duke dhuruar për programin e sotëm”.

Me të vërtetë ajo është një zonjë e respektuar me vlera të larta. Ajo jo vetëm që dha tokën, por ajo gjithashtu e rrafshoi dhe niveloi atë që të përdorej si vend parkimi.

Znj. Beverly McCord tha:

“Mua gjithmonë më pëlqen të dëgjoj liderët fetarë, sepse ata gjithmonë i ftojnë njerëzit drejt rrugës së paqes e dashurisë dhe u bëjnë thirrje për t’iu shmangur dallimeve dhe mospajtimeve tona. Si person, unë nuk ndiej asnjëlloj frikë nga kjo bashkësi, madje nuk arrij të kuptoj se përse disa shprehin frikë prej saj. Ky komunitet është shumë i dashur, shumë i ndërgjegjshëm, shumë human dhe bamirës. Edhe nëse dikush mund të ketë frikë, por kur i sheh veprat dhe sjelljet e tyre, frika zhduket menjëherë”.

z. Joshua gjithashtu kishte marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të xhamisë. Ai tha:

“Unë dhe disa priftërinj të nderuar jemi ftuar në këtë ceremoni dhe gjetëm rastin të zhvillonim biseda me njerëz të ndryshëm. Unë e vlerësoj mënyrën se me çfarë urtësie është bërë thirrje për paqen, bashkimin dhe drejtësinë. Sot kam ndjerë fuqimisht se në këtë botë ka edhe njerëz që u përkasin kulturave dhe qytetërimeve të ndryshme, por që gjithashtu përcjellin praninë e Zotit në jetën tonë dhe promovojnë dhembshurinë mes nesh, pasi veprimet dhe sjelljet tona ndikojnë të tjerët. Mundësi të tilla, ku ne mund të ulemi me të tjerët, bisedojmë dhe hamë bashkë, janë shumë të rëndësishme. Unë po bisedoja edhe me bashkëshorten time se niveli i mikpritjes ishte shumë i lartë. Çdo detaj ishte mirëmenduar dhe organizuar bukur”.

Një xhami e re në Fort Worth, Dallas

Në Fort Worth, i cili ndodhet 50 milje larg nga Dallas, Xhemati ka blerë një truall prej 4.75 hektarë, që përfshin edhe një godinë të madhe. Pra, kjo nuk është xhami, por është blerë një godinë. Sipërfaqja e godinës është 3960 m2. Sallat multifunksionale shërbejnë si hapësirë për zyrat. Sipas planit, këtu do të ndërtohen dy minare dhe kupolë që godinës t’i jepet pamja e xhamisë. Vendi është mjaft i mirë dhe anëtarët e xhematit vijnë rregullisht për faljen e namazeve. Unë gjithashtu kam falur namazin e akshamit dhe të jacisë këtu.

Një mysafir, z. Abby Curk, i cili jeton në Fort Worth dhe kishte ardhur në ceremoninë e përurimit të xhamisë në Dallas, tha:

“Udhëheqësi i Xhematit Musliman Ahmedia përcolli shkëlqyeshëm mesazhin e tij që njerëzit duhet të bashkëpunojnë sipas vullnetit të Zotit. Thirrjet për vendosjen e paqes dhe për ndalimin e një lufte bërthamore kishin një rëndësi të veçantë për mua. Fjalët e tij se çdokush që bën pjesë në këtë luftë, do të pësojë vetëm humbje e shkatërrim, ishin të jashtëzakonshme”.

Ndër të ftuarit ishte gjithashtu një zonjë nga Fort Worth, anëtare e First United Methodist Church, e cila kishte ardhur nga Dallas. Ajo tha:

“Mesazhi ishte i jashtëzakonshëm dhe secili duhet t’i kushtojë vëmendje kësaj thirrje të qartë. Mënyra se si Kalifi përcolli këtë mesazh, ishte gjithashtu e mrekullueshme. Unë për veten, ndjeva kënaqësi dhe dua ta dëgjoj edhe njëherë”.

Një mësuese nga High School Ministry u shpreh:

“Nga fjalimi i Kalifit, dy çështje më prekën veçanërisht. Së pari ai pranoi se shoqëria ka disa rezervime apo paragjykime rreth Islamit, të cilat unë vetë si mësuese, kam vërtetuar në nxënësit e mi. Së dyti, unë çmoj paralajmërimin e tij nga pasojat e armëve bërthamore. Të dëgjoje një mesazh të tillë të urtë, në ditët e sotme, ishte vërtet një përvojë e këndshme”.

Këto ishin disa nga përshtypjet e njerëzve. Tashmë dua të ndaj me ju disa të dhëna të rëndësishme. Në Xhaminë Fat’he Azim, në Sion, xhemati kishte organizuar një ekspozitë, që do të keni përcjellë edhe në lajmet e MTA-së. Kjo ekspozitë i kushtohet duelit të lutjes (Mubahiles) të Mesihut të Premtuar a.s. me Xhon Doui, dhe aty gjendeshin faqet e gazetave që kishin botuar lajmet rreth kësaj përballje. Sipas koleksionit të njoftimeve, Hazret Mesihu i Premtuar a.s. ka përmendur 32 gazeta të asaj kohe, të cilat kishin botuar këtë ngjarje. Ai gjithashtu ka shkruar se këto janë vetëm ato gazeta që e kanë mbërritur në Kadian dhe mund të ishin qindra gazeta, që kanë dhënë lajmin e duelit.

Xhemati i Amerikës hulumtoi këtë rast dhe zbuloi edhe gazeta të tjera. Përveç 32 gazetave, që ka përmendur Mesihu i Premtuar a.s., ka gjetur 128 gazeta, ku është përmendur thirrja e Mesihut të Premuar a.s. kundër Aleksandër Douit. Në këtë mënyrë numri i plotë i gazetave ka arritur në 160, të cilat në kohën e Mesihut të Premtuar a.s. kishin botuar këtë lajm. Të gjitha këto gazeta janë paraqitur në formë digjitale në ekspozitën e xhamisë “Fat’he Azim” dhe vizitorët i kanë parë vetë.

Lajmi për përurimin e xhamisë “Fat’he Azim” në Sion u përcoll bujshëm nga gazetat kryesore. Agjencia amerikane e lajmeve “Associated Press” botoi një artikull në lidhje me turneun tim të Sionit dhe përurimin e xhamisë “Fat’he Azim”. Ky shkrim titullohej kështu “Two prophets, century-old prayer duel inspire Zion mosque” (d.m.th. Një duel lutjeje para një shekulli midis dy profetëve nxit ndërtimin e xhamisë së Sionit). Sipas kësaj agjencie, pothuaj gjysma e popullsisë në botë lexon lajmet e saj. Në përgjithësi, ky artikull u botua në 412 gazeta të 13 vendeve të botës. Disa nga këto gazeta janë: Washington Post, ABC News, Toronto Star, The Hill etj. Përveç kësaj, ky artikull ishte një nga 10 lajmet më të lexuara të kësaj agjencie.

Sipas këtij shkrimi, para 115 vjetësh, në qytetin Sion ishte shfaqur një mrekulli hyjnore. Qindra mijëra muslimanë ahmedianë besojnë në këtë mrekulli dhe i kushtojnë një rëndësi të veçantë këtij qyteti që ndodhet 40 milje larg Çikagos, afër bregut të liqenit Miçigan. Lidhja e Xhematit Ahmedia me këtë qytet nisipara para më shumë se një shekulli, me një përballje lutjeje dhe një profeci. Xhon Aleksander Doui (John Alexander Dowie), një evangjelist dhe misionar i Pentecostalist, kishte themeluar qytetin Sion në fillim të 1900, si pjesë e teokracisë së tij. Ahmedianët besojnë se themeluesi i bashkësisë së tyre, Hazret Mirza Ghulam Ahmedi kishte mbrojtur Islamin nga sulmet fyese dhe akuzat e Douit, dhe me anë të lutjeve në një betejë shpirtërore, i kishte dhënë atij një humbje poshtëruese. Pothuaj, asnjë nga banorët aktual të Sionit, nuk ka njohuri për këtë luftë të shenjtë që kishte ndodhur në të kaluar. Por, për ahmedianët, kjo përballje e shenjtë krijoi një lidhje të përhershme me këtë qytet.

Mijëra muslimanë ahmedianë, nga anekënd globit, u tubuan në këtë qytet, për të përkujtuar këtë mrekulli, dhe gjithashtu për të kremtuar një kapitull të rëndësishëm të historisë së këtij qyteti, dhe një ngjarje të rëndësishme të besimit të tyre, pra për të përuruar xhaminë e parë ahmediane në këtë qytet.

Pastaj, ai shkruan pak me hollësi rreth figurës së Aleksandër Douit dhe thotë:

Ahmedianët besojnë se themeluesi i bashkësisë së tyre, i cili kishte lindur në 1946 ishte një reformator dhe ardhjen e tij e kishte parashikuar i Dërguari i Allahut s.a.v.s.. Ata gjithashtu besojnë se Mirza Ghulam Ahmedi është shëmbëlltyra e Isait (Jezusi) dhe ardhja e tij është sikur ardhja e dytë e Isait a.s..

Po ashtu në Kanada, agjencitë kanë mbuluar gjerësisht turneun e Sionit dhe përurimin e xhamisë Fat’he Azim. Në Kanada 9 gazeta kryesore, 6 portalet online dhe një radio kanë mbuluar këtë turne, dhe në këtë mënyrë 857 mijë njerëz kanë marrë mesazh. Përveç Amerikës e Kanadasë, portalet online nga Greqia, Sierraleoni, Taivani, India, Hong Kongu, Peru, Filipina, Afrika e Jugut, Tanzania dhe Vietnami etj. gjithashtu kanë mbuluar këtë udhëtim. Shkrimi i botuar nga Agjencia amerikane e lajmeve, Associated Press, të cilën ju kam cituar pak më lartë, ishte botuar në 200 gazetat amerikane dhe në 176  portale online.

Përveç kësaj, MTA-Afrika gjithashtu transmetoi drejtpërdrejt ceremonitë e përurimit të xhamive në Sion dhe Dallas. Po ashtu, televizioni kombëtar i Gambias, Sierraleonit dhe Senegalit transmetuan drejtpërdrejt fjalimet e mia në këto evenimente, të cilat i ndoqën miliona njerëz. Para se të nisej programi zyrtar i përurimit të xhamive, MTA-Afrika kishte nisur bisedat në studio në gjuhët lokale, në të cilat u sqarua imtësisht prapaskena dhe konteksti i profecisë së Mesihut të Premtuar a.s. kundër Aleksandër Douit. Përveç kësaj, përmes reportazheve, kanalet televizive, radiot dhe gazetat etj. mbuluan këtë lajm pothuaj në mbarë Afrikë. Në Ugandë 5 kanale televizive si dhe kanalet e tjera në Gana, Nigeria, Liberi, Sierraleon, Ruanda transmetuan këto ngjarje në lajmet e tyre.

Amiri i Sierraleonit shkruan se ai ka një shok prej 20 vjetësh, i cili kishte pranuar xhematin në Xhelsa Salanën e Brtitanisë. Pasi që kishte ndjekur programin e Sionit, ai më takua tha: “Ditën kur jam anëtarësuar në xhemat, kam ndjerë keqardhje të madhe, se përse kisha vonuar aq shumë. Por, atë ditë kur pashë dokumentarin për Aleksandër Douin, i thashë vetes, po të më kishte treguar Amiri profecinë për Aleksandër Douin, unë ndoshta kisha pranuar xhematin 20 vjet përpara. Unë kurrë nuk kam pasur një qartësi a bindje nga ndonjë ngjarje fetare, sesa jam impresionuar nga profecia për Sionin. Unë kam parë sfidën më madhështore të kësaj epoke, aq më tepër kur kjo ngjarje ka ndodhur nën lupën e mediave perëndimore. Imam Mehdiu ka shpallur një ngjarje nga e ardhmja me kaq qartësi, sikur ai ndodhej para Zotit dhe dëgjonte vendimin e Tij.

Unë mendoj që kur bisedojmë me jo-ahmedianët, duhet ta përmendim patjetër profecinë rreth Sionit, pasi është një argument i pathyeshëm.

Ditën kur kisha pranuar Xhematin, atë natë kisha menduar se ishte vendimi i drejtë. Por pas profecisë së Sionit, jam plotësisht i bindur që kërkimi im për të gjetur të vërtetën, që më zgjati 20 vjet, nuk shkoi kot. Kam marrë një vendim të drejtë”.

Përveç kësaj, ishin edhe disa aktivitete dhe ceremoni të tjera, që u zhvilluan krahas përurimit të xhamive. Për shembull në Uashington dhe në xhaminë Marryland, zhvillova takime me ambasadorin e Ganës dhe Sierraleonit dhe bisedova rreth gjendjes në vendet e tyre. Këto ishin takime shumë të frytshme. Pastaj, kam pasur takim me anëtarë të rinj dhe gjithsej 45 ahmedianë të rinj kishin ardhur në këtë takim. Unë i kisha porositur zyrtarët për të lidhur kontakt me ahmedianë të vjetër, dhe ata kanë pasur sukses në këtë përpjekje. Në anën tjetër, anëtarët të rinj janë përballur me kundërshtim të ashpër, megjithatë ata kanë treguar qëndrueshmëri.

Një ahmedian i ri tregoi se kur familja e tij kishte mësuar se ai ka pranuar Xhematin Ahmedia, ata kundërshtuan ashpër dhe kishin ndërprerë çdolloj lidhje me të. Një anëtar i ri, i cili me origjinë vjen nga Bangladeshi, shpjegoi se imami i xhematit e kishte dëgjuar me vëmendje dhe i kishte shpjeguar çdo gjë duke harxhuar një kohë mjaft të gjatë. Ai bisedoi me mua me nge, dhe tashmë kam kuptuar çdo gjë. Ai madje, iu drejtua edhe anëtarëve të tjerë dhe u tha me pasion “Unë tashmë kam kuptuar Islam-Ahmediatin, dhe po ju them me bindje të plotë se vetëm ky është Islami i vërtetë, andaj mos e lini kurrë!”

Një ahmedian i ri amerikan i cili quhej Cristopher, dhe i cili kishte pranuar Islam-Ahmedian nga feja e krishterë dhe kishte bërë kërkesë për bejat. Kështu u zhvillua ceremonia e bejatit dhe kjo gjithashtu u ngjalli ndikim pozitiv ahmedianëve të vjetër apo atyre që ishin të pranishëm. Në këtë mënyrë, shumë ahmedianë, të cilët kanë kërkuar azil në Amerikë, patën mundësinë të lidhnin zotimin e bejatit dhe kështu u krijua një atmosferë mjaft emocionuese.

Në këtë mënyrë, Allahu e ka bekuar këtë turne në çdo aspekt. Në dashtë Allahu! Paçim gjithmonë bekimet e Allah

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp