U vu gruthemeli i xhamisë së re në qytezën Florstadt të Gjermanisë

Lavdia është e Allahut që, më 18 tetor 2015, udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Hazret Mirza Masrur Ahmedi vuri gurthemelin e xhamisë së parë të Xhematit në qytezën Florstdt të Gjermanisë. Xhamia do të quhet “Mubarak” (xhamia e bekuar).
Rreth 150 miq morën pjesë në këtë ceremoni, duke përfshirë Znj. Bettina Muller, deputete e Bundestagut (Parlamentit) Kombëtar të Gjermanisë dhe Z. Herbert Unger, Kryetar i bashkisë së Florstadt-it.