U vu gurthemeli i një xhamie të re në qytetin Nordhorn të Gjermanisë

Më 14 tetor 2015, Hazret Mirza Masrur Ahmedi, Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia dhe Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar vuri gurthemelin e xhamisë së re të Xhematit që do të ndërtohet në qytetin Nordhorn të Gjermanisë. Në këtë ceremoni të bekuar, ishin të pranishëm rreth 100 miq nga fusha të ndryshme. Ndër ta ishin edhe Kryetari i Bashkisë së qytetit Nordhorn, Z. Thomas Berling dhe Zëvendësshefi i policisë së provincës, Z. Helena Hoon.
Po ju sjellim disa pamje të kësaj ceremonie: