Hapet xhamia e dytë brenda një muaj, në Nottingham nga Xhemati
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Hapet xhamia e re në Nottingham nga Udhëheqësi i Xhematit Musliman Ahmedia

xhamia e re

Hazret Mirza Masrur Ahmedi thotë se mësimi i gjuhës angleze është shumë i rëndësishëm për të gjithë muslimanët ahmedianë që emigrojnë në UK.

Xhemati Musliman Ahmedia ka kënaqësinë të shpallë se me 13 maj 2018 Udhëheqësi i Xhematit Musliman Ahmedia, Shenjtëria e tij Hazret Mirza Masrur Ahmedi inauguroi xhaminë Bejtul Hafeez (shtëpia e Mbrojtësit) në Nottingham në rajonin e East Midlands në Angli.

xhamia e rePas mbërritjes, Shenjtëria e tij zyrtarisht përuroi xhaminë duke zbuluar një pllakë përkujtimore dhe duke drejtuar një lutje të heshtur në shenjë falënderimi ndaj Zotit të Plotfuqishëm. Pas kësaj, Shenjtëria e tij udhëhoqi namazin e drekës dhe ikindisë në xhami para fjalimit për muslimanët vendas ahmedianë.

Gjatë fjalimit, ai i këshilloi Ahmedianët të cilët kishin emigruar së fundmi në Britani të Madhe të mësonin gjuhën angleze. Ai tha se mësimi i gjuhës angleze ishte një element thelbësor i integrimit dhe do t’u mundësonte muslimanëve të emigruar ahmedianë që të udhëzonin më mirë dhe të edukonin moralisht fëmijët e tyre.

Shenjtëria e tij gjithashtu citoi gjerësisht nga shkrimet e themeluesit të Xhematit Musliman Ahmedia, Mesihut të Premtuar, Hazret Mirza Ghulam Ahmed (paqja qoftë mbi të) në të cilën ai foli për rëndësinë e adhurimit të Allahut të Plotfuqishëm dhe shërbimit ndaj njerëzimit.

xhamia e reHazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

Elhamdulil-lah, Allahu i Plotfuqishëm ju ka bekuar me këtë xhami të re në të cilën mund të bashkoheni për ta adhuruar Atë dhe gjithashtu të mbani aktivitete dhe evente të ndryshme, të cilat Insha’Allah do të jenë mjet i tarbijat për ju dhe fëmijët tuaj. Pas arritjes së këtij bekimi të madh, të gjithë duhet të jeni jashtëzakonisht mirënjohës ndaj Allahut të Plotfuqishëm”.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi vazhdoi:

“Falënderimi i vërtetë kërkon që ju të përpiqeni vazhdimisht të përmbushni kushtet e Bejtit siç përshkruhet nga Mesihu i Premtuar (paqja qoftë mbi të) dhe të veproni me të gjitha ato që ai i mësoi dhe i dëshiroi nga xhemati i tij. Mbi të gjitha, Mesihu i Premtuar donte që ne të kërkonim afrimin e Allahut të Plotfuqishëm dhe të përmbushnim të drejtat e njerëzimit”.

Shenjtëria e tij citoi shkrimet e Mesihut të Premtuar, Hazret Mirza Ghulam Ahmed (paqja qoftë mbi të), i cili tha:

“Justifikime të papërshtatshme për lënien e namazit nuk janë gjë tjetër veçse një rezultat i dobësisë së ndërgjegjes suaj. Mos jini fajtorë për neglizhencë dhe padrejtësi në përmbushjen e të drejtave të Allahut dhe të drejtave të njerëzimit. Jini të ndershëm dhe manifestoni integritet të dukshëm në përmbushjen e detyrimeve tuaja fetare”.

Mesihu i Premtuar (paqja qoftë mbi të) më tej tha:

xhamia e re“Shtoni vëllazërinë dhe dashurinë midis jush. Lini krejtësisht të gjitha format e urrejtjes dhe konfliktit. Braktisni të gjitha format e talljes sepse ata jua largojnë sinqeritetin e zemrës. Trajtojeni njëri-tjetrin me respekt dhe çdo person duhet ti japë prioritet rehatisë së vëllait të vet mbi rehatisë së tij. Sinqerisht, kushtojini Allahut të Plotfuqishëm dhe kthehuni në bindjen e Tij”.

Duke përfunduar fjalën e tij, Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Sot gjendja e botës është jashtëzakonisht e rëndë dhe po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme nga dita në ditë dhe në mënyrë që të shpëtohet nga pasojat shkatërruese të luftërave dhe padrejtësive të përhapura në botë, ne duhet të ndjekim drejtimin e Mesihut të Premtuar (paqja qoftë mbi të ) në të gjitha kohët”.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi vazhdoi:

mbjell peme“Allahu ju mundësoftë të gjithë juve të përmbushni të drejtat e kësaj xhamie dhe të shfaqni mësimet e vërteta të Islamit në çdo kohë. Allahu i Plotfuqishëm u mundësoftë pjesëtarëve të xhematit të heqin mendimet e gabuara rreth Islamit që ekzistojnë në shoqëri dhe t’i sjellin njerëzit në drejtim të Krijuesit të tyre”.

Gjatë vizitës së tij, Shenjtëria e tij u takua personalisht me anëtarët lokalë të Xhematit Musliman Ahmedia dhe gjithashtu mbolli një pemë për të shënuar më tej rastin.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp