Kalifi i Xhematit Musliman Ahmedia mbërrin në Danimarkë

Hazret Mirza Masrur Ahmed po viziton për herë të tretë Danimarkën.
Më 4 maj 2016, pas një udhëtimi të shkurtër nga Londra, Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia mbërriti në Kopenhagën, Danimarkë.
Në aeroport, ai u prit nga Presidenti Xhematit Musliman Ahmedia të Danimarkës, Z. Muhamed Zakaria Khan dhe më pas u drejtua për në xhaminë “Nusrat Xhahan”, ku do të pritej nga qindra muslimanë ahmedianë, burra, gra e fëmijë.
Më pas, Shenjtëria e tij udhëhoqi namazin e drekës dhe të ikindisë, përpara se t’i bënte inspektim kompleksit të xhamisë, e cila sapo është e zgjeruar dhe e restauruar.
Gjatë vizitës së tij, Kalifi i Xhematit Musliman Ahmedia do të mbajë fjalimin e së xhumasë po në këtë xhami dhe, gjithashtu, do të mbajë fjalimin kryesor në një pritje speciale që do të zhvillohet në nder të tij.
Në ditët në vazhdim, Kalifi i Xhematit do të takojë personalitete të ndryshme të vendit dhe po ashtu, do bëjë takime individuale me myslimanët ahmedianë që jetojnë në Danimarkë.
Comments are closed.