Udhëheqësi i Xhematit Ahmedia u mirëprit nga Kryetarja e Komunës së Hvidovre, Danimarka

Danimarka – Me 5 Maj 2016, udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Kalifi i pestë, Hazret Mirza Masrur Ahmedi u mirëprit në Danimarkë nga Z. Helle Adelborg, Kryetarja e komunës së Hvidovre dhe këshilltarët Annette Sjobeck, Maria Durhuus, Kenneth Christensen dhe Kashif Ahmad.
Gjatë mbledhjes, Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha se vendosja e paqes në botë është çështja kritike a kohës.
Gjatë mbledhjes 30 minutëshe që u mbajt në xhaminë “Nusret Xhehan” në Kopenhag, Kreytarja deklaroi se ishte
“një nder i madh dhe burim i krenarisë”
dhe se do ta mirëpriste Shenjtërinë e tij sërish në Hvidovre.
Në përgjigjen ndaj pyetjes rreth persekutimit të muslimanëve ahmedianë, Shenjtëria e tij shpjegoi se muslimanët ahmedianë përballen me persekutime në vende të ndryshme muslimane, sidomos në Pakistan, megjithatë, me ndihmën e Allahut Xhemati Musliman Ahmedia vazhdon të forcohet çdo ditë e më shumë.
Gjatë mbledhjes, Shenjtëria e tij foli për nevojën e
“bashkimit në përpjekjen për ta vendosur paqen në botë”
dhe gjithashtu trajtoi çështjen e lirisë së shprehjes.
Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:
“Gjithmonë kam thënë se liria e shprehjes është jashtëzakonisht e rëndësishme, megjithatë duhet të jetë një pikë në të cilën shënjohet kufiri ngase nuk është e drejtë që të përdorën fjalime të atilla ne të cilat ofendohen dhe lëndohen ndjenjat e të tjerëve. Ne duhet ta gjejmë rrugën e mesme, që ta vendosim paqen në botë.”
Si shembull, Shenjtëria e tij u referua në komentet e Papa Françeskut të bëra vitin e kaluar, në të cilat ai kishte thënë se i besuari i tij i ngushtë duhet të pres të “grushtohet” nëse ai do t’ia shante nënën.
Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:
“Papa duhet të përgëzohet për përpjekjet e tij për t’i mbrojtur mendimet dhe ndjenjat e njerëzve dhe besoj se ai është duke u përpjekur t’i ndjekë mësimet e vërteta të Krishterimit.”
Hazret Mirza Masrur Ahmedi shtoi:
“Kurani i Shenjtë na mëson se nuk duhet të ketë imponim në besim dhe se besimi i një personi të mbetet ndërmjet individit dhe Zotit të Plotfuqishëm. Nëse ne i përmbahemi parimit të respektit të ndërsjellë, atëherë mund ta vendosim paqen.”