“Përhapni Islamin me dashuri, e jo me forcë dhe imponim” – Udhëheqësi i Xhematit Musliman Ahmedia
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

“Përhapni Islamin me dashuri, e jo me forcë dhe imponim” – Udhëheqësi i Xhematit Musliman Ahmedia

Hazret Mirza Masrur Ahmedi mbajti fjalimin kryesor në pritjen e veçantë që u zhvillua me rastin e përurimit të xhamisë “Bejtul Ahad” në Nagoja (Nagoya) të Japonisë.
2015-11-21-JP-Nagoya-Pritje-001-1200x571Më 21 nëntor 2015, udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Kalifi i Pestë, Hazret Mirza Masrur Ahmedi mbajti fjalimin kryesor në pritjen e veçantë që u zhvillua me rastin e përurimit të xhamisë “Bejtul Ahad” (shtëpia e të Vetmit), në qytetin Nagoja të Japonisë. Më shumë se 100 miq jo-ahmedianë intelektualë dhe figura të shquara morën pjesë në këtë ceremoni.

Xhamia, e cila është edhe xhamia e parë e Xhematit Musliman Ahmedia në Japoni, u përurua zyrtarisht një ditë përpara, përmes predikimit të xhumasë, të mbajtur nga Kalifi i Xhematit.
2015-11-21-JP-Nagoya-Pritje-002Gjatë fjalimit të tij, Hazret Mirza Masrur Ahmedi shpjegoi konceptin e vërtetë të adhurimit në Islam dhe tha se objektivat e xhamive të Xhematit Musliman Ahmedia pasqyrojnë objektivat e Qabes së shenjtë.

Shenjtëria e tij nisi fjalën duke shprehur se terrorizmi dhe ekstremizmi, në çfarëdo forme qoftë, është krejtësisht kundër mësimeve të Islamit.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

Më lejoni t’ju bëj shumë të qartë se mësimet e Islamit, duke përfshirë edhe qëllimin e ndërtimit të një xhamie të vërtetë, janë krejtësisht paqësore dhe përbëjnë një mjet për të afruar shoqërinë së bashku. Një prej shtyllave kryesore, mbi të cilat ndërtohet një xhami, është që ajo të shërbejë të mbledhë njerëzit, në një mënyrë që gjithë së bashku të adhurojnë Zotin e Madhërishëm, të shpërndajnë dashuri, dhembshuri dhe dashamirësi në mbarë shoqërinë.

2015-11-21-JP-Nagoya-Pritje-003Duke shpjeguar natyrën e adhurimit siç e mëson Islami, Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

Sipas fjalorit të gjuhës arabe, adhurimi që bëhet në Islam ose namazi që besimtarët falin, quhet “es-salat”. Në thelb, kjo fjalë do të thotë mëshirë, dashamirësi, mbarësi dhe bekim.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi vijoi:

Prandaj, njerëzit që adhurojnë në përputhje me mësimet e vërteta të Islamit, kurrë nuk mund të jenë të pamëshirshëm dhe mizorë, përkundrazi, do të jenë mëshirues, dashamirës dhe ata që duan më të mirën për të tjerët dhe që provojnë veten si një burim i pashtershëm i bekimeve për mbarë njerëzimin.

2015-11-21-JP-Nagoya-Pritje-004Kalifi shpjegoi qëllimin për të cilin themeluesi i Xhematit Musliman Ahmedia ishte dërguar prej Zotit si Mesih i Premtuar dhe Imam Mehdi.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

Mesihu i Premtuar (paqja qoftë mbi të) nxiti njerëzit që ta njohin Krijuesin e tyre dhe t’i nënshtrohen Atij. Ai u bëri thirrje që t’i japin fund çdolloj mizorie dhe padrejtësie, të jetojnë me harmoni me njëri-tjetrin dhe të plotësojnë detyrimet që kanë ndaj njëri-tjetrit. Ai theksoi se Hazret Profeti Muhammed (paqja qoftë mbi të) ishte burim i paqes për mbarë njerëzimin dhe se, sipas Kuranit të Shenjtë, nuk duhet të ketë asnjë imponim në çështjet fetare.

2015-11-21-JP-Nagoya-Pritje-005Duke folur rreth përpjekjeve që bën Xhemati Musliman Ahmedia për të përhapur Islamin, Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

Ne përpiqemi të shpërndajmë Islamin jo me forcë a imponim, por me dashuri e dhembshuri. Xhemati ynë dhe xhamitë tona përmbushin qëllimin, për të cilin ishte ndërtuar Qabja e shenjtë, pra, atë të shpërndarjes së paqes në botë. Xhamitë tona janë si fenerë që ndriçojnë rrethinat e tyre.

Lideri fetar gjithashtu foli për nisma të ndryshme humanitare që Xhemati Musliman Ahmedia ndërmori.

Për shembull, Xhemati Musliman Ahmedia ndërtoi shkolla e spitale në zonat më të varfra të botës, ku ato u mundësojnë njerëzve arsimin dhe shërbimin shëndetësor, pa bërë dallimin fetar dhe mjedisor.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

Muslimanët ahmedianë përpiqen t’u fshijnë lotët atyre që janë në dhimbje. Ne përpiqemi t’ua largojmë brengën, dëshpërimin dhe pikëllimin. Ne përpiqemi t’ua plotësojmë nevojat e t’i ndihmojmë në atë mënyrë që ata të ngrihen në këmbët e tyre.

2015-11-21-JP-Nagoya-pritje-006Duke iu referuar konceptit të xhihadit, Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

Ne besojmë se në këtë kohë, xhihadi i vërtetë nuk është ai me shpatë, por është xhihad me vetveten, një xhihad për ta çuar veten drejt përsosmërisë. Xhihadi është që të sjellim ndryshime të pastra në jetën tonë. Xhihadi është që të përhapim mësimet e vërteta e paqësore të Islamit deri në skajet e botës. Ky pikërisht është qëllimi ynë edhe këtu në Japoni, që t’i tregojmë këtij populli të nderuar mësimet e vërteta të Islamit.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi vijoi:

Ne përpiqemi që t’i tregojmë popullit japonez që Islami është feja që na bën thirrje për të njohur Krijuesin tonë, për ta lidhur veten me Të dhe për t’i shërbyer njerëzimit. Kështu që, insha’Allah, kjo xhami, e cila është edhe xhamia jonë e parë në Japoni, po këtë mesazh do ta përhapë gjithmonë, në këtë qytet dhe në mbarë vendin.

2015-11-21-JP-Nagoya-pritje-007Në fund të fjalimit të tij, Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

Minaret e kësaj xhamie do të proklamojnë se Islami është fe e paqes, sigurisë dhe dashurisë dhe është një fe që na nxit për të përmbushur detyrimet që kemi ndaj Zotit dhe ndaj njëri-tjetrit.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi vijoi:

Realiteti mbetet dhe gjithmonë do të mbetet, që  feja Islame ka mësimet paqësore të atilla, që nuk gjenden në të gjithë historinë e botës.

Përpara fjalimit kryesor, liderët e feve të ndryshme dhe figura të shquara të pranishme iu drejtuan audiencës dhe përgëzuan Xhematin Musliman Ahmedia për përurimin e “Xhamisë së Japonisë” dhe e mirëpritën Hazret Mirza Masrur Ahmedin në vendin e tyre.
2015-11-21-JP-Nagoya-pritje-008Ata gjithashtu theksuan vlerësimin e tyre për shërbimet humanitare që Xhemati Musliman Ahmedia bëri, menjëherë pas tsunamit dhe tërmetit që ra në vend në vitin 2011.
2015-11-21-JP-Nagoya-pritje-010Ceremonia u mbyll me lutje solemne, të udhëhequr nga Hazret Mirza Masrur Ahmedi. Pas lutjes, shenjtëria e tij takoi individualisht të gjithë të ftuar jo-ahmedianë.

Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp