Kalifi i Xhematit përuroi xhami të re në Wasell të Anglisë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Kalifi i Xhematit përuroi xhami të re në Wasell të Anglisë

xhamia e re

“Feja jonë kërkon të bashkojë njerëzit përmes dashurisë dhe dialogut dhe asnjëher përmes forcës dhe frikës”.

Xhemati Musliman Ahmedia ka kënaqësinë të shpallë se me 12 maj 2018 , Kalifi i Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Masrur Ahmed inaguroi xhaminë Bejtul Mukit (Shtëpia e Zotit të Gjithpushtetshëm) nëWalsall nëWest Midlands të Anglisë.

xhamia e re Pas mbërritjes, shenjtëria e tij inaguroi zyrtarisht xhaminë duke zbuluar një pllakë përkujtimore dhe duke udhëhequr një lutje të heshtur në shenjë falenderimi për Allahun e Gjithmëshirshëm.  Pas kësaj, shenjtëria e tij udhëhoqi namazin e ikindisë nëxhami para fjalimit, të drejtuar muslimanëve ahmedianë të zonës.

Më vonë, një pritje speciale u bë në xhami si shenjë e hapjes së saj,në të cilënmorën pjesë personalitete dhe mysafirë të ndryshëm.

xhamia e re

Pika kryesore e eventit ishte fjalimi i mbajtuar nga Hazret Mirza Masrur Ahmedi, gjatë të cilit ai theksoi se Islami refuzon kategorikisht të gjitha format e terrorizmit dhe të ekstremizmit.

Ai vlerësoi gjithashtu

“zemrat e hapura dhe mendjet e hapura”

të banorëve të zonës që lejuan Xhematin Musliman Ahmedia të ndërtojë xhaminë dhe kontrastin me lirinë fetare si në rastin e muslimanëve ahmedianë në vende të tjera, ku ata janë të persekutuar dhe nuk janë të lirë të praktikojnë besimin e tyre haptazi dhe të lirë.

Shenjtëria e tij foli për shqetësimet e mundëshme që popullsia vendase mund të kishte për hapjen e xhamisë së re.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi  tha:

“Disa nga ju, qoftë midis fqinjëve tanë apo mysafirëve të tjerë, mund të ndiejnë trembje dhe një farërezerve në lidhje me këtë xhami.Ju mund të frikesoheni se kjo mund të përdoret për të mbjellë farat e ndarjes në shoqëri ose për të ndezur tension midis komuniteteve”.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi vazhdoi:

“Sigurisht, unë vlerësoj shumë dhe kuptoj shqetësime të tilla sepse të gjithë ne jemi tragjikisht dëshmitarë të faktit se disa të ashtuquajtur muslimanë kanë kryer akte terroriste, edhe në UK gjithashtu edhe në vende të tjera. Të tilla akte dhune kanë krijuar një klimë frike tek jo muslimanët dhe, në të njetën kohë, kanë shërbyer për të diskredituar fenë Islame”.

xhamia e reShenjtëria e tij përmendi se është raportuar që disa të rinj muslimanë kanë udhëtuar nga Walsall për tju bashkuar grupeve terroriste.

Duke ju referuar muslimanëve që kanë udhëtuar për t’iu bashkuar grupeve terroriste, Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Ndoshta ata besojnë se kanë shkuar të luftojnë për të mbrojtuar Islamin, por e vërteta është se çfarëdo mizori dhe akte të dhunshme që ata kryejnë, janë në mosbindje të plotë me mësimet e vërteta të Islamit dhe provojnë injorancën totale të tyre të besimit që ata mendojne që përfaqësojnë”.

xhamia e reShenjtëria e tij shpjegoi se luftërat  e zhvilluara nga muslimanët në kohën e Profetit Muhmed s.a.v.s nuk ishin agresive apo për të pushtuar toka, por ishin luftëra mbrojtëse që ishin zhvilluar si mjet i fundt për të mbrojtur parimin e “lirisë së besimit”.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Kurani i Shenjte e ka bërë deklarimin si kristali se është detyra e muslimanëve të mbrojnë të gjitha fetë dhe njerëzit e besimeve të ndryshme dhe të ruajnë shenjtërinë e të gjitha vendeve të adhurimit. Ka mishëruar lirinë e besimit si një parim i domosdoshëm dhe parësorë i Islamit”.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi vazhdoi:

“Nëse kemi sado pak frikë se kjo xhami do të provojë të jetë një qendër e ekstremizmit të mbushur me njerëz mizorë dhe të pashpirt, më lejoni tju siguroj që në fillim. Feja jonë kërkon tëbashkojë njerëzit përmes dashurisë dhe dialogut dhe kurrë përmes frikës dhe forcës. Islami hedh poshtë totalisht të gjitha format e ekstremizmit dhe terrorizmit.Nuk ka paqartësi dhe dyshime në këtëçështje”.

Shenjtëria e tij shpjegoi përshkrimin e Allahut në Kuranin e Shenjtë si “Zot i të gjitha botërave”,  i cili bëri të gjithë krijimin. Pra, muslimanët e vërtetë nuk mund të shkaktojnë asnjë mizori ose padrejtësi ndaj jomuslimanëve.

Shenjtëria e tij foli gjithashtu se xhamia është e hapur për të gjithë njerëzit paqësorë dhe vepron si një simbol i unitetit.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Është një parim themelor islam që xhamitë janë të hapura për njerëzimin dhe Allahu i Plotfuqishëm ka vendosur që të pengosh njerëzit të hyjnë në një xhami është një mizori e padrejtësi e madhe”.

xhamia e reHazret Mirza Masrur Ahmedimë tej tha:

“Unë përsëris që xhamitë e vërteta janë të hapura për të gjithë njerëzit për të adhuruar Zotin e vetëm dhe se dyert e çdo xhamie të ndërtuar nga Xhemati Musliman Ahmedia, ska rëndësi se ku në botë, janë të hapura për tëgjithë njerëzit e të gjitha feve dhe besimeve”.

Duke paraqiturshembullin e Profetit të Shenjtë të Islamit (paqja qoft mbi të) Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Gjatë gjithë jetës së tij, Profeti i Islamit (paqja dhe bekimet qofshin mbi të) kërkoi të bashkojënjerëzit dhe të ndërtojë një urë me njerëzit e komuniteteve të ndryshme dhe besimeve të ndryshme.Ai kërkoi një dialog ndërfetar dhe ishte gjithnjë i kujdesshm për ndjenjat e njerëzve të tjerë”.

Shenjtëria e tij tha se Profeti i Shenjtë Muhammed (paqja qoftë mbi të)ka vendosur  një shembull të përjetshëm të tolerancës fetare për tu ndjekur nga muslimanët  kur ai lejoi një delegacion tëkrishterë nga qyteti i Nexhramit për të bërë adhurime sipas traditave dhe besimeve të tyre në xhaminë e tij.

Më vonë, Shenjtëria e tij foli se si muslimanët ahmedianëduhet të integrohen dhe të kontribuojnë pozitivisht në shoqëritë ku jetojnë.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Historia e Xhematit Musliman Ahmedia dëshmon faktin se kudo që ne ndërtojmë një xhami, banorët e zonës shpejt shohin për veten se aty ku muslimanët ahmedianë bashkohen për të adhuruar, ata gjithashtu mblidhen së bashku për të përhapur paqen dhe për t’u shërbyer komunitetet të tyre dhe shoqërisëfqinje më gjerë.”

Hazret Mirza Masrur Ahmedi më pas deklaroi:

“Ne e konsiderojmë këtë një favor të madh të këtij qyteti dhe njerëzve të tij që na kanë mundësuar të ndërtojmë këtë xhami … Ne kurrë nuk do ta harrojmë këtë dhe e konsiderojmë detyrën tonë fetare të kujdesemi për njerëzit në këtë komunitet, të jemi besnikë ndaj këtij kombi dhe të jemi gjithnjë gati në shërbimin tuaj dhe për të ofruar ndihmën tonë kudo dhe kurdoherë që është e nevojshme”.

Pas kësaj, Shenjtëria e tij tha se për shkak të besimit të tyre Islam, muslimanët ahmedianë janë të angazhuar në projekte humanitare anembanë botës.Ai përmendi se si Xhemati Musliman Ahmedia ndërtoi shkolla dhe spitale në Afrikë dhe po siguronte energji elektrike dhe ujë në fshatra të largëta dhe shumë të privuara.Ai tha se muslimanët ahmedianë nuk kërkojnë shpërblim ose lavdërim për përpjekjet e tyre.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Ndihma ndaj të tjerëve dhe zbutja e vuajtjes fizike dhe mendore të njerëzimit është misioni ynë dhe pjesë integrale e besimit tonë … Ne nuk konsiderojmë se po i bëjmë atyre një favor, por na mundësojnë që të përmbushim detyrat tona për t’i shërbyer të tjerëve”.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi vazhdoi:

“Ky është Islami i vërtetë. Kjo është një fe e dhembshurisë dhe dashamirësisë dhe një fe që kërkon të rrëzojë muret e padrejtësisë që na ndajnë perms fuqisë së dashurisë dhe të njerëzimit “.

Ne mbyllje të fjalimit të tij, Hazret Mirza Masrur Ahmedi u lut:

“Me gjithë zemër lutem që kjo xhami të jetë një dritë për të gjithë komunitetin dhe te shërbejësi simbol i unitetit, bashkimit dhe paqes”.

Më parë, folësit e ftuar të ndryshëm morën skenën për të përgëzuar Xhematin  Musliman Ahmedia për hapjen e Xhamisë.

xhamia e reZëvendës-Lord-Lejtnant për West Midlands, Dr Beverly Lindsay, OBE OD tha:

“Sot demonstruam përfshirjen tonë të vazhdueshme si një komb. Motoja e Xhematit  Musliman Ahmedia, ‘Dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd’ është e dukshme në çdo veprim tuaj”.

Steve McCabe deputeti për Birmingham Selly Oak tha:

“Dua ta shfrytëzoj këtë mundësi për të pranuar punën tuaj në promovimin e paqes dhe punës shembullore për të ndihmuar të varfërit… Ju vuani nga persekutoheni në Pakistan dhe, rrethana të tilla, ju bëjnë të tërhiqeni, por Xhemati Musliman Ahmedia vazhdon të praktikojë atë që predikon –Dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd”.

Eleanor Smith, deputet për Wolverhampton South West tha:

“Muslimanët ahmedianë flasin për mirëdashjen dhe bamirësinë dhe unë jam shumë e lumtur që ju keni qenë në gjendje të hapni këtë xhami të re mrekullueshme në Walsall. Mendimi im është se besimi në Zot është i mirë për individin dhe për shoqërinë”.

Deputeti Bill Etheridge për West Midlands tha:

“Xhemati Musliman Ahmedia është një nder për njerëzit e West Midlands. Unë nuk mund të mendoj për njerëz më të mirë sesa për muslimanët vendas ahmedianë … Do ta kujtoj këtë ditë për një kohë të gjatë dhe do ta respektoj përgjithmonë muslimanët ahmedianë”.

xhamia e reProcedimet formale përfunduan me një lutje të heshtur të udhëhequr nga Shenjtëria e Tij.

Më parë, gjatë fjalimit të tij ndaj muslimanëve ahmedianë vendas, Hazret Mirza Masrur Ahmedi shprehu shpresën se muslimanët lokalë të Ahmediatit do të bëheshin ‘ambasadorë të vërtetë të Islamit’ dhe se do të hiqnin çdo keqkuptim rreth Islamit që ekziston në shoqëri.xhamia e re

Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp