Garat akademike dhe sportive - Ixhtimaja e 6-të vjetore Shqipëri-Kosovë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Garat akademike dhe sportive – Ixhtimaja e 6-të vjetore Shqipëri-Kosovë

garat ixhtima ijtema

Xhemati Musliman Ahmedia i Shqipërisë në bashkëpunim me Xhematin Ahmedia të Kosovës, zhvilluan në datat 23-24 qershor Ixhtimanë e 6 -të Shqipëri-Kosovë. Ky aktivitet është kthyer në një praktikë të përvitshme, dhe synon nxitjen e të rinjve (Khuddamul Ahmedia) të garojnë në vepra të mira.

Allahu i madhërishëm në Kuranin Famëlartë:

“Çdo kush ka një synim, në të cilin ai është i përqendruar, pra garoni në mirësi! Kudo që të gjendeni Allahu do të ju mbledhë bashkë. Allahu me të vërtetë ka fuqi të plotë mbi çdo gjë që dëshiron”. (Surja El Bekara 2:149)

garat ixhtima ijtema garat ixhtima ijtemaTë rinjtë e Xhematit Musliman Ahmedia duke u mbështetur në urdhrin e Allahut, thënë në Kuranin e Shenjtë, garojnë me njëri-tjetrin në disiplina të ndryshme akademike dhe sportive.

Me rreth 50 pjesëmarrës në total, 40 prej të cilëve garues, të rinjtë e xhematit jetësuan edhe këtë vit urdhrin e Allahut të Madhërishëm.

Aktiviteti filloi me recitimin e Kuranit Famëlartë, e më pas një fjalim hapës të Presidentit të Xhematit Ahmedia të Shqipërisë Samad Ghori sahib, i cili foli rreth kësaj porosie të Allahut. Ai gjithashtu lexoi një mesazh të shkruar Hazret Kalifi i Dytë i Mesihut të Premtuar r.a., njëherësh, themelues i organizatës Khuddamul Ahmedia (shërbëtorët ahmedianë) të Xhematit, me temën “Një rob i Zotit të kërkon ty!”

garat ixhtima ijtema garat ixhtima ijtema garat ixhtima ijtema garat ixhtima ijtema ixhtima garat ixhtima garatPas këtij fjalimi, u zhvilluan garat akademike si, recitimi i Kuranit, mbajtja e fjalimeve, vëzhgim-kumtimi dhe kumtimi i mesazhit. Po ashtu u krye falja e namazeve Drekë dhe Ikindi e më pas u shërbye dreka për pjesëmarrësit.

Pas namazeve u zhvilluan tre gara të tjera, tashmë në disiplinën sportive, volejboll, tërheqja e litarit dhe pingpong.

garat ixhtima ijtemaNë vijim të programit, u bë falja e namazeve Aksham dhe Jaci, ndërsa dita e parë u mbyll me garën kryesore, atë të “Kuicit” me pyetje rreth njohurive fetare dhe ngjarjeve kryesore të shënuara gjatë vitit 2017.

garat ixhtima ijtema garat ixhtima ijtemaDita e dytë e aktivitetit filloi me faljen  e namazit të Sabahut dhe një ders përcjellës. Ndërkohë rreth orës 07:30, anëtarët konsumuan mëngjesin dhe u nisën për në fushat sportive, ku u mbajt kampionati i futbollit. Pas kampionatit, të rinjtë e xhematit falën namazin e Drekës dhe të Ikindisë, e më pas u shërbyen me një drekë.

Ashtu edhe siç pas çdo gare ka fitues, xhemati shpërndau çmimet dhe dhuratat për fituesit e garave, ku nuk munguan as çmimet inkurajuese.

garat ixhtima ijtema garat ixhtima ijtemaAktiviteti u mbyll me një fjalim nga Bujar Ramaj sahib, zv.President i Xhematit të Shqipërisë, i cili dha disa këshilla të vyera në dritën e mësimeve të Kuranit, të Profetit Muhammed s.a.v.s dhe Mesihut të Premtuar a.s, për ditët e vështira në të cilat po kalon shoqëria shqiptare në përgjithësi dhe umeti musliman në veçanti. Ky fjalim përmbyllës u shoqërua me një lutje të heshtur.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem