Porosi të rëndësishme për të gjithë drejtuesit në Xhemat | Përmbushni përgjegjësitë tuaja
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Porosi të rëndësishme për të gjithë drejtuesit në Xhemat | Përmbushni përgjegjësitë tuaja

Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht

Pjesë e shkëputur nga hutbja

Në një rrëfim përmendet:

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. tek po dërgonte Ebu Musain dhe Muadh bin Xhebelin, duke i caktuar Drejtues për dy pjesë të ndryshme të Jemenit, i këshilloi:

Krijoni lehtësi për njerëzit, dhe mos krijoni vështirësi për ta. Përhapni dashuri midis tyre, dhe mos lejoni të krijohet urrejtja midis tyre.

Kjo është këshilla, të cilën të gjithë drejtuesit dhe përgjegjësit, sidomos ata që kanë punë drejtpërdrejt me njerëzit, ta kenë si parim udhërrëfyes.

Kjo është pikërisht metoda, me të cilën, drejtuesit në Xhemat do të arrijnë t’u shërbejnë siç duhet anëtarëve të Xhematit, do të arrijnë të japin kontributin e tyre edhe në ruajtjen e besimit të tyre, do të arrijnë ta ruajnë edhe unitetin e Xhematit dhe do të arrijnë të përmbushin edhe amanetet e tyre. E kur të ndodhë kjo, atëherë do të kemi një shoqëri të mbarë, një shoqëri e cila në kuptimin e plotë mund të quhet shoqëri e pastër islame, për ta vendosur të cilën, Hazret Mesihu i Premtuar a.s. ka ardhur në këtë kohë. Dhe ne e kemi pranuar atë duke bërë bejat me të.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp