Lutje për të pasur fillim dhe fund të mbarë dhe ndihmë të veçantë të Zotit

Hazret Abdullah Ibni Abasi r.a. rrëfen: “Pak para se të ndodhte mërgimi drejt Medinës, të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. iu zbrit ajeti i mëposhtëm, i përbërë nga një lutje.[1] Kjo lutje është e provuar për të pasur fillim dhe fund të mbarë në çdo punë të mirë”.
رَّبِّ اَدۡخِلۡنِیۡ مُدۡخَلَ صِدۡقٍ وَّ اَخۡرِجۡنِیۡ مُخۡرَجَ صِدۡقٍ وَّ اجۡعَلۡ لِّیۡ مِنۡ لَّدُنۡکَ سُلۡطٰنًا نَّصِیۡرًا
O Zoti im! Më mundëso hyrjen me vërtetësi dhe daljen me vërtetësi dhe më jep prej Vetes Sate ndihmës të fuqishëm.[2]
[1] Xhami‘u et-Tirmidhi, kitab “Et-Tefsir”, hadithi nr. 3139.
[2] Kurani Famëlartë 17:81.