Lutje për t’u ruajtur nga shirku

Hazret Ebu Musa el-Esh’ariu r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha: “Ruhuni nga shirku, sepse ai është më i imët se gjurmët e këmbëve të milingonës”. Sahabët e pyetën: “Si mund të ruhemi nga ai, o i Dërguari i Allahut?” Ai iu përgjigj: “Bëni këtë lutje:
O Allah! Të kërkojmë mbrojtje që të mos barazojmë diçka me Ty, edhe nëse e njohim, edhe nëse nuk e njohim, dhe të kërkojmë falje për atë që nuk e dimë.”[1]
[1] Ahmed ibn Hanbel, “Musned”, vëllimi XXXII, redaktor: Shu‘ajb el-Arnaut, botues “Muessesetur-Risāleh”, Bejrut 1420 h./ 1999, fq. 383-384, hadithi nr. 19606.