Cilat janë mjetet për të arritur dijen dhe njohjen ndaj Zotit?
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Kapitujt (Lexoni kapitujt Online)
  1. Pohimi dhe argumenti duhet të jenë nga Libri i Shenjtë
  2. PYETJA I – Cilat janë tri gjendjet e njeriut?
  3. Viti dyzet i jetës suaj mund të jetë shumë i bekuar
  4. Shpirti është krijesë
  5. Zhvillimi gradual i njeriut
  6. Kuptimi i vërtetë i Islamit
  7. Dallimi mes gjendjeve instinktive dhe morale
  8. Përgënjeshtrimi i doktrinës që ndalon therjen a mbytjen e kafshëve
  9. Tri stadet e reformimit
  10. Ardhja e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. në kohën më të nevojshme të reformimit
  11. Gjendjet instinktive, nëse mbahen në ekuilibër, shndërrohen në morale
  12. Moralet e vërteta
  13. Reformimi i parë – gjendjet natyrore
  14. Ndalimi i mishit të derrit
  15. Gjendjet morale të njeriut
  16. Moralet që aftësojnë njeriun për të hequr dorë nga mëkatet
  17. Pesë ilaçe për të qenë i dëlirë
  18. Moralet lidhur me mirëbërësinë
  19. Trimëria e vërtetë
  20. Vërtetësia
  21. Durimi
  22. Dhembshuria
  23. Kërkimi i një qenieje më të lartë
  24. Arsyeja pse Profeti i Shenjtë s.a.v.s. u shfaq në Arabi
  25. Mirësia e Kuranit Famëlartë ndaj botës
  26. Argumente për ekzistencën e Zotit të Madhërishëm
  27. Cilësitë e Zotit të Madhërishëm
  28. Gjendjet shpirtërore
  29. Një lutje e bukur
  30. Kuptimi i pijeve me kamfur dhe xhenxhefil
  31. Mjeti për të krijuar lidhje të përsosur shpirtërore me Zotin e Madhërishëm
  32. PYETJA II – Çfarë ndodh me njeriun pas vdekjes?
  33. PYETJA III – Cilat janë qëllimet e jetës së kësaj bote dhe si mund të arrihen ato?
  34. PYETJA IV – Cili është zbatimi praktik i Sheriatit në këtë jetë dhe pas kësaj jete?
  35. Urtësia e betimeve të Allahut në gjëra të ndryshme
  36. PYETJA V – Cilat janë mjetet për të arritur dijen dhe njohjen ndaj Zotit?
  37. Natyra e ndërgjegjes njerëzore
  38. Çfarë është shpallja Hyjnore?
  39. Folësi është i nderuar me komunikimin dhe shpalljen Hyjnore
  40. Shpallja e Zotit të Madhërishëm është mjeti për të arritur dijen e përsosur
  41. Dy periudha të jetës së Profetit Muhammed s.a.v.s.
  42. Qëllimi i luftërave të Profetit Muhammed s.a.v.s.
Related Contents from Topics
dije njohja Zoti

Ajo që thotë Kurani Famëlartë në mënyrë të hollësishme duke iu përgjigjur kësaj pyetjeje, nuk kemi mundësi ta përmendim të gjithën këtu, por si shembuj do të parashtrojmë disa pika.

Kurani Famëlartë shpjegon që dija ka tri shkallë: 1) dija përmes arsyetimit, 2) dija përmes konstatimit dhe 3) dija përmes përjetimit. Më herët, duke komentuar suren Et-Tekathur, kemi thënë se dija përmes arsyes është ajo që nuk arrihet drejtpërdrejt, por nëpërmjet ndonjë mjeti tjetër, i cili na mundëson të nxjerrim një përfundim të caktuar, siç nxjerrim përfundimin për praninë e zjarrit duke parë tymin. Pra ne nuk e pamë zjarrin, por vetëm tymin, gjë që na bëri të besojmë se aty ka edhe zjarr. Dhe nëse kemi parë vetë zjarrin, sipas sures Et-Tekathur të Kuranit Famëlartë, shkalla e dijes sonë do të jetë dija përmes konstatimit. Dhe nëse kemi hyrë në atë zjarr, këtë shkallë të dijes Kurani Famëlartë e quan si dija përmes përjetimit. Nuk është e nevojshme ta shkruajmë përsëri këtu suren Et-Tekathur dhe dëgjuesit dhe lexuesit tanë mund t’i referohen kapitullit përkatës për të lexuar komentimin e saj.

Duhet ditur që mjetet për të arritur shkallën e parë të dijes, pra atë të arsyes, janë logjika dhe informacioni. Allahu i Madhërishëm citon dy banorë të ferrit, duke thënë:

وَ قَالُوۡا لَوۡ کُنَّا نَسۡمَعُ اَوۡ نَعۡقِلُ مَا کُنَّا فِیۡۤ اَصۡحٰبِ السَّعِیۡرِ ﴿۱۱﴾ 1

Disa banorë të xhehenemit do të thonë: Po të kishim punuar me mend dhe të kishim logjikuar fenë dhe besimin siç duhet, ose po të kishim dëgjuar dhe ndjekur me vëmendje fjalët dhe shkrimet e të mençurve dhe studiuesve, sot nuk do të ishim në ferr.

Ajeti i mësipërm lidhet edhe me një ajet tjetër, në të cilin Allahu i Madhërishëm thotë:

لَا یُکَلِّفُ اللّٰہُ نَفۡسًا اِلَّا وُسۡعَہَا 2

Zoti i Madhërishëm nuk e ngarkon shpirtin e njeriut përtej fuqisë së tij të dijes dhe i paraqet vetëm atë besim, të cilin njeriu ka fuqi ta pranojë, në mënyrë që urdhrat e Tij, të mos jenë si një barrë e papërballueshme për të.

Këto ajete tregojnë se njeriu mund të arrijë dijen e saktë në shkallën e arsyes edhe përmes dëgjimit. Për shembull, ne nuk e kemi vizituar Londrën, por kemi dëgjuar rreth atij qyteti nga njerëzit që e kanë parë. Por a mund të mbetemi në mëdyshje duke menduar se ndoshta të gjithë kanë gënjyer?! Ose një shembull tjetër. Ne nuk ishim në kohën e mbretit Alamgir dhe as nuk ia kemi parë fytyrën, por a mund të dyshojmë ndopak në faktin se Alamgiri ka qenë njëri prej mbretërve mogulë?! Si u bindëm për këtë fakt? U bindëm sepse në mënyrë të vazhdueshme njerëzit kanë dëgjuar për të. Prandaj, nuk ka dyshim që edhe dëgjimi e çon njeriun në dijen e saktë që i përket shkallës së arsyes.

Edhe librat e Profetëve, nëse nuk ka mungesa në traditën e përcjelljes së historisë, janë një burim i dijes nëpërmjet të dëgjuarit. Por nëse një libër pretendon të jetë qiellor dhe ka pesëdhjetë a gjashtëdhjetë variante të ndryshme të tij, ku disa prej tyre janë kundërthënëse me disa të tjera, atëherë edhe nëse një grup të ketë besuar se vetëm dy a katër prej tyre janë të sakta dhe të gjitha variantet e tjera janë të sajuara, kjo për studiuesit nuk do të ishte një provë, mbi të cilën të vendosej baza e një dijeje të sigurt. Të gjitha variantet, për shkak të kontradiktave që kanë, cilësohen si të pabesueshme dhe nuk mund të merren si burim i një dijeje të sigurt. Sepse dija është ajo që ju siguron njohuri bindëse, kurse në një përmbledhje kontradiktash nuk mund të gjeni një dije të tillë.

Kurani Famëlartë nuk është i kufizuar vetëm në atë çfarë ndër shekuj ishte dëgjuar, sepse ai ka edhe argumente mjaft bindëse për njerëzit. Gjithashtu, në asnjërën prej mësimeve, parimeve dhe porosive të tij, ai nuk imponohet thjesht me autoritet, madje thotë se këto mësime janë të gdhendura vetë në ndërgjegjen e njeriut, kurse Kurani Famëlartë veten e quan “Kujtesë”, siç thotë në një ajet:

وَ ہٰذَا ذِکۡرٌ مُّبٰرَکٌ 3

Ky Kuran i bekuar nuk solli ndonjë gjë të re, por është vetëm kujtesë e asaj që gjendet në ndërgjegjen e njeriut dhe në librin e natyrës.

Në një vend tjetër, ai thotë:

لَاۤ اِکۡرَاہَ فِی الدِّیۡنِ 4

Feja nuk synon të bindë me imponim, përkundrazi, jep argumente për çdo gjë që thotë.

Përveç kësaj, Kurani Famëlartë ka një fuqi shpirtërore për të ndriçuar zemrat, siç thotë:

وَ شِفَآءٌ لِّمَا فِی الصُّدُوۡرِ 5

Kurani është shërim për sëmundjet. Për këtë arsye, ai nuk mund të quhet thjesht një libër me informacion, i përcjellë përgjatë brezash, por është i mbushur me argumente të arsyeshme të një shkalle të lartë me një dritë të qartë.

Gjithashtu, edhe argumentet e logjikshme që janë nxjerrë si përfundime të çështjeve mbi baza të shëndosha, e çojnë njeriun në dijen e saktë deri në shkallën e arsyes. Pikërisht kësaj i referohet Allahu i Madhërishëm në ajetet vijuese:

اِنَّ فِیۡ خَلۡقِ السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضِ وَ اخۡتِلَافِ الَّیۡلِ وَ النَّہَارِ لَاٰیٰتٍ لِّاُولِی الۡاَلۡبَابِ ﴿۱۹۱﴾ۚۙ الَّذِیۡنَ یَذۡکُرُوۡنَ اللّٰہَ قِیٰمًا وَّ قُعُوۡدًا وَّ عَلٰی جُنُوۡبِہِمۡ وَ یَتَفَکَّرُوۡنَ فِیۡ خَلۡقِ السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضِ ۚ رَبَّنَا مَا خَلَقۡتَ ہٰذَا بَاطِلًا ۚ سُبۡحٰنَکَ فَقِنَا عَذَابَ النَّارِ ﴿۱۹۲﴾ 6

Kur njerëzit e mençur mendojnë rreth krijimit të tokës, qiellit dhe trupave qiellorë dhe studiojnë me thellësi arsyet e ndërrimit të natës e të ditës, gjejnë argumentin e ekzistencës së Zotit të Madhërishëm. Prandaj, për të zbuluar më shumë, ata i kërkojnë ndihmë Zotit dhe e kujtojnë Atë në këmbë, ulur dhe kur janë shtrirë në ijët e tyre, dhe kjo ua pastron edhe më shumë mendjen. Më pas, me mendjet e tyre kur ata thellohen në krijimin pa të metë të tokës dhe të trupave të tjerë qiellorë, në mënyrë të vetvetishme shprehen: “Ky sistem i përsosur kurrsesi nuk mund të jetë kot dhe pa qëllim, madje tregon fytyrën e Krijuesit Absolut”. Duke pohuar praninë e Zotit Krijues, ata i luten:

“O Zoti ynë! Ti je i Shenjtë dhe i Lartë ndryshe nga ajo që njerëzit Të mohojnë e Të veshin Ty me veti të padenja! Andaj, na shpëto nga zjarri i ferrit! Sepse të mohojmë Ty është ferri vetë dhe, të njohim dhe të arrijmë Ty është kënaqësia dhe lumturia vetë. Ai që e privoi veten nga njohja ndaj Teje, është në zjarr që në këtë botë.


[1] “Dhe ata do të thonë: Po të kishim dëgjuar ose të kishim logjikuar, nuk do të ishim mes banorëve të zjarrit.” (El-Mulk 67:11).
[2] “Allahu nuk ngarkon asnjë shpirt përtej fuqisë që ka.” (El-Bekare 2:287).
[3] “Kjo është një kujtesë e bekuar”. (El-Enbija 21:51).
[4] “Nuk ka imponim në fe”. (El-Bekare 2:257).
[5] “… është shërim për atë (sëmundje) që keni në kraharorë”. (Junus 10:58).
[6] “Pa dyshim, në krijimin e qiejve dhe të tokës dhe në ndërrimin e natës e të ditës, ka shenja për të mençurit. Ata që kujtojnë Allahun në këmbë, ulur dhe kur janë (shtrirë) në ijët e tyre dhe thellohen në krijimin e qiejve dhe të tokës: “O Zoti ynë! Këto nuk i ke krijuar kot! Ti je i Shenjtë. Andaj, na shpëto nga ndëshkimi i zjarrit!”” (Al Imran 3:191-192).

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp