Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Kapitujt (Lexoni kapitujt Online)
  1. Pohimi dhe argumenti duhet të jenë nga Libri i Shenjtë
  2. PYETJA I – Cilat janë tri gjendjet e njeriut?
  3. Viti dyzet i jetës suaj mund të jetë shumë i bekuar
  4. Shpirti është krijesë
  5. Zhvillimi gradual i njeriut
  6. Kuptimi i vërtetë i Islamit
  7. Dallimi mes gjendjeve instinktive dhe morale
  8. Përgënjeshtrimi i doktrinës që ndalon therjen a mbytjen e kafshëve
  9. Tri stadet e reformimit
  10. Ardhja e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. në kohën më të nevojshme të reformimit
  11. Gjendjet instinktive, nëse mbahen në ekuilibër, shndërrohen në morale
  12. Moralet e vërteta
  13. Reformimi i parë – gjendjet natyrore
  14. Ndalimi i mishit të derrit
  15. Gjendjet morale të njeriut
  16. Moralet që aftësojnë njeriun për të hequr dorë nga mëkatet
  17. Pesë ilaçe për të qenë i dëlirë
  18. Moralet lidhur me mirëbërësinë
  19. Trimëria e vërtetë
  20. Vërtetësia
  21. Durimi
  22. Dhembshuria
  23. Kërkimi i një qenieje më të lartë
  24. Arsyeja pse Profeti i Shenjtë s.a.v.s. u shfaq në Arabi
  25. Mirësia e Kuranit Famëlartë ndaj botës
  26. Argumente për ekzistencën e Zotit të Madhërishëm
  27. Cilësitë e Zotit të Madhërishëm
  28. Gjendjet shpirtërore
  29. Një lutje e bukur
  30. Kuptimi i pijeve me kamfur dhe xhenxhefil
  31. Mjeti për të krijuar lidhje të përsosur shpirtërore me Zotin e Madhërishëm
  32. PYETJA II – Çfarë ndodh me njeriun pas vdekjes?
  33. PYETJA III – Cilat janë qëllimet e jetës së kësaj bote dhe si mund të arrihen ato?
  34. PYETJA IV – Cili është zbatimi praktik i Sheriatit në këtë jetë dhe pas kësaj jete?
  35. Urtësia e betimeve të Allahut në gjëra të ndryshme
  36. PYETJA V – Cilat janë mjetet për të arritur dijen dhe njohjen ndaj Zotit?
  37. Natyra e ndërgjegjes njerëzore
  38. Çfarë është shpallja Hyjnore?
  39. Folësi është i nderuar me komunikimin dhe shpalljen Hyjnore
  40. Shpallja e Zotit të Madhërishëm është mjeti për të arritur dijen e përsosur
  41. Dy periudha të jetës së Profetit Muhammed s.a.v.s.
  42. Qëllimi i luftërave të Profetit Muhammed s.a.v.s.
Të ngjashme rreth kësaj teme
dyzetvjetori i lindjes

Këtu është e udhës të tregojmë edhe një gjë tjetër. Në embrion, fëmija fillon të lëvizë pas katër muajsh e dhjetë ditësh. Kjo kohëzgjatje është gati gjysma e gjithë qëndrimit të tij në mitër. Pra, vetëm në muajin e katërt fëmija tregon një shenjë dalluese të jetës së tij dhe, si të thuash, nga një gjendje vegjitale, merr një gjendje shtazore. I njëjtë është edhe ligji i lindjes shpirtërore. Domethënë, ashtu sikurse fetusi tregon shenja të qarta të jetës së tij pas gjysmës së jetës embrionale, në të njëjtën mënyrë ndodh me jetën shpirtërore.

Sipas shumë njerëzve, pjesa e frytshme dhe e pastër e jetës së njeriut konsiderohet deri në moshën tetëdhjetë vjeçare. Gjysma e kësaj periudhe është dyzet vjet, e cila simbolizon muajin e katërt të fazës embrionale, pas përfundimit të të cilit, fëmija gëzon një shpirt për jetën e tij. Edhe në jetën e njeriut, kur kalojnë dyzet vjet, pra gjysma e jetës së tij ose kur vjen në prag të kësaj moshe, nëse brumi i tij është i pastër dhe përbëhet nga shpirti i së vërtetës, në këtë kohë të caktuar, ai merr një zhvillim të veçantë shpirtëror dhe prej tij shfaqen shenja të qarta.

Mendoj se të gjithë e dinë faktin se shumica e njerëzve deri në moshën dyzetvjeçare, jetojnë në një lloj errësire. Sepse, shtatë a tetë vitet e para njeriu e kalon jetën në fëmijëri. Pastaj deri në njëzetepesë apo njëzetegjashtë vjeç, ai merret me studime ose humb kohën duke u dhënë më shumë pas dëfrimeve të kota. Pas kësaj periudhe, zakonisht njeriu martohet dhe bëhet me fëmijë, ose thjesht pushtohet nga dëshirat e kësaj bote, për pasuri e krenari materialiste dhe nderime tokësore. I lindin lloj-lloj dëshirash dhe ambiciesh, aq sa disa herë ato tejkalojnë çdo masë.

Për këto arsye, njeriu në këtë moshë edhe sikur të kthehet drejt Zotit, prapëseprapë atë e shoqërojnë dëshirat e kësaj bote. Nëse lutet, ka mundësi që më shpesh të lutet për të arritur gjërat e kësaj bote. Nëse qan, ka mundësi që shpesh dënesat i vijnë për humbjet e kësaj bote. Ai pak beson në botën ku do të kthehet dhe, edhe po të besojë, i duket sikur ka shumë kohë për të shkuar atje. Ai përballet me një furi epshesh, që e vënë në rrezik të madh, si shembulli i thyerjes së digës së një lumi që i shkatërron tokat përreth.

Në këtë gjendje, si mund t’i besojë njeriu gjërat e imta të botës tjetër!? Ai, përkundrazi, do të qeshë me çështjet fetare, duke përdorur logjikën dhe filozofinë e tij të thatë e të pakuptimtë. Ndërsa ai që është njeri i mirë e beson Zotin, por nuk e beson me gjithë sinqeritet e besnikëri, por e beson vetëm duke e kushtëzuar me realizimin e sukseseve të tij. Nëse Zoti ia plotëson dëshirat, atëherë ai bëhet i Zotit, përndryshe bëhet i djallit.

Shkurt, mosha e rinisë është shumë delikate dhe nëse mëshira e Zotit nuk e zgjat dorën, njeriu bie në gropën e xhehenemit. E vërteta është se pikërisht kjo moshë është rrënja e të gjitha ligësive dhe po në këtë moshë, njeriu merr gjithfarë problemesh trupore dhe sëmundjesh të turpshme që i shfaqen në të ardhmen e tij. Madje, pikërisht për shkak të gabimeve të kësaj moshe të papjekur, edhe Zotit të Vërtetë dhe të Pandryshueshëm i kthehet shpina.

Pra, rinia është ajo moshë, kur njeriu shumë pak i frikësohet Zotit dhe shpesh i ndizen epshet dhe e pushton instinkti, madje nuk ia vë veshin asnjë këshilltari. Gabimet që bën në këtë moshë, ka rrezik t’i paguajë gjatë gjithë jetës. Mirëpo, kur njeriu arrin të dyzetat dhe flokët e rinisë fillojnë t’i thinjen, atëherë ai pendohet për të gjitha gabimet e bëra, për të cilat këshilltarët qenë lodhur pas tij. Tundimet e shpirtit fillojnë t’i ulen vetvetiu, sepse sipas gjendjes fizike i afrohet edhe mosha e pleqërisë dhe ai nuk do ta ketë më atë marrëzinë e rinisë që kishte më parë. Nuk ka më atë fuqi në trupin e tij dhe nuk ka më atë gjallëri rinore që gëzonte më parë. Tashmë ka ardhur koha e rënies dhe e humbjes. Veç kësaj, në këtë moshë, ai sheh vdekjen e shumë të mëdhenjve, e madje nganjëherë për shkak të caktimit të Zotit, edhe të të vegjëlve, gjë që atij ia këput shpirtin. Zakonisht edhe prindërit i vdesin kur ai arrin këtë moshë dhe kështu e dëshmon paqëndrueshmërinë e kësaj bote në forma të ndryshme dhe Zoti i vë një pasqyrë përpara duke i thënë:

– Ja, kjo është gjithë historia e kësaj dynjaje, për të cilën ti vdes!

Kështu, atij i vjen shumë keq për të gjitha gabimet që kishte bërë gjer atëherë dhe pëson një revolucion të ndjeshëm në jetën e tij, duke nisur një botë të re, me kusht që brumi i tij të ketë mirësi dhe ai të jetë ndër ata që janë thirrur prej Zotit. Lidhur me këtë Allahu thotë:

dyzetvjetori i lindjes filozofia

Ne e kemi porositur njeriun: Duhet të sillesh mirë ndaj prindërve të tu! Shih se çfarë mundimesh ka përballuar nëna jote për ty! Ajo hoqi gjithë atë vuajtje për një kohë të gjatë të shtatzënisë dhe të ka lindur duke përjetuar dhimbje të padurueshme. Për tridhjetë muaj, që nga shtatzënia e saj e deri sa të ushqeu me gji, ajo u mundua vazhdimisht.

Pastaj Allahu thotë në këtë ajet se kur një njeri i mirë arrin të dyzetat dhe bëhet i pjekur, atëherë i kujtohen porositë e Zotit dhe fillon të lutet: O Zoti im, që sot më mundëso të të falënderoj Ty për të gjitha mirësitë që m’i bëre mua dhe prindërve të mi. O Zoti im, që sot më mundëso që të kryej ato punë që të pëlqejnë Ty dhe m’i udhëzo edhe fëmijët e mi, O Zot. Pra, nëse unë kam bërë padrejtësi ndaj prindërve të mi, të mos ndodhë që edhe ata të veprojnë ashtu; nëse unë kam kaluar një jetë të shthurur, të mos ndodhë që edhe ata të jetojnë ashtu. O Zoti im, sot unë pendohem dhe bëhem ndër të bindurit e Tu.[1]

Pra, Zoti i Lartësuar tregon në këtë ajet që njerëzve të mirë, viti dyzet i jetës u vjen i bekuar dhe çdokush që ka shpirtin e së vërtetës, me siguri merr hov në këtë moshë. Shumë nga profetët e mëdhenj janë shfaqur pikërisht në këtë moshë. Madje, prijësi dhe udhëheqësi ynë, i zgjedhuri Hazret Muhammedis.a.v.s. në moshën dyzetvjeçare u caktua si reformator i njerëzimit.


[1] “Ne e porositëm njeriun të jetë mirëbërës ndaj prindërve të tij. Nëna e tij e mbarti atë me vështirësi dhe e lindi me vështirësi. Mbartja dhe gjidhënia për të janë tridhjetë muaj. Derisa ai arriti pjekurinë e tij dhe arriti moshën dyzetvjeçare, tha: O Zoti im! Më mundëso të Të falënderoj për bekimin që më dhe mua dhe prindërve të mi, të bëj vepra të mira që ti i pëlqen, dhe m’i përmirëso edhe fëmijët! Me të vërtetë, unë kthehem te Ti dhe pa dyshim, jam i nënshtruar.” (El-Ahkaf 46:16)