Mëkati dhe pendesa
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics

Hazret Mirza Ghulam Ahmedi, Mesihu i Premtuar dhe Imam Mehdiu a.s. thotë:

Realiteti i mëkatit nuk është që Allahu e ka krijuar atë dhe falja e tij iu kujtua pas mijëra vitesh. Ashtu siç miza ka dy krahë: në njërin ka shërim dhe në tjetrin ka helm, edhe njeriu ka dy krahë të tillë: një të mëkateve dhe një tjetër të keqardhjes, të pendesës, të shqetësimit. Njeriu rreh pamëshirë shërbëtorin e tij, por ndien edhe keqardhje për të. Pra, të dy krahët veprojnë njëkohësisht. Bashkë me helmin, ai ka edhe shërim. Lind pyetja: Përse ekziston helmi? Përgjigjja është: Helmi edhe pse ekziston, por po ta thërrmosh, ai bëhet shërim. Po të mos ishte mëkati, helmi i mendjemadhësisë do të përhapej, dhe njeriu do të shkatërrohej. Pendesa ia zhdëmton. Mëkati e ruan njeriun nga gjëma e mendjemadhësisë dhe e vetëpëlqimit. Nëse Profeti i dëlirë s.a. kërkonte falje shtatëdhjetë herë, sa herë duhet të kërkojmë ne? Nga mëkati vetëm ai nuk pendohet, që pajtohet me të. Kurse ai që e njeh mëkatin si mëkat, do të largohet përfundimisht prej tij.

Në hadith thuhet se kur një njeri vazhdimisht i kërkon falje Allahut, duke qarë para Tij, përfundimisht Allahu i thotë: “Të kam falur! Tani, bëj çfarë të duash!” Kuptimi i kësaj është që Zoti ia ndërron zemrën dhe ai njeri do të ketë në natyrë ta urrejë mëkatin. Ashtu siç njeriu që sheh delen duke ngrënë bar, nuk e lakmon të hajë të njëjtën gjë, në të njëjtën mënyrë, edhe ai që e ka falur Zoti, nuk do të mëkatojë. Muslimanët në përgjithësi e urren mishin e derrit, edhe pse bëjnë një mijë punë të tjera që janë haram dhe të ndaluara. Urtësia në këtë është pikërisht kjo që Zoti ka lënë një model për ta urryer dhe i ka mësuar njeriut që kështu duhet ta urrejë edhe mëkatin.

(“Malfuzat” (thënie), vëll. 1, f. 3)

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp