E ardhmja e shoqërisë perëndimore
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics

(Ky është transkriptimi i një pyetje-pergjigje sesioni të mbajtur nga Hazret Mirza Tahir Ahmedi r.a. (Allahu e mëshiroftë) Kalifi i Katërt i Xhematit Mysliman Ahmadia më 30 shtator të vitit 1983 në West Ferry të Australisë)

Pyetje:

Si e shikoni të ardhmen e shoqërisë perëndimore, nga pikëpamja juaj fetare?

Përgjigje:

Kjo është një pyetje shumë interesante për të cilën i gjithë njerëzimi duhet të jetë  i interesuar më seriozisht se sa është aktualisht. Është fakt se kërkimi i kënaqësisë dhe ndjenja e lirisë së bashku, e kanë bërë shoqërinë perëndimore ajo që është sot. Liri nga çfarë? Liri nga të gjitha detyrimet që lidhin njeriun me Krijuesin e tij. Kjo është ajo çka unë shikoj në konceptin perëndimor të lirisë sot. Liri nga gjithçka që është fisnike, që të jep përgjegjësi, që të lidh ty dhe që t’i kufizon rrugët e tua të kërkimit të kënaqësisë.

Kjo është liria që Perëndimi ka arritur sot dhe që ende po kërkon;  një kërkim i çmendur i kënaqësisë pa marrë parasysh se ku ju çon ai, duke harruar se nuk ka mundësi për njeriun të ketë gjithçka që ai kërkon dhe në çfarëdo mase që ai dëshiron t’i ketë ato.

Njeriu ka lindur me aftësi të kufizuara dhe burime të kufizuara. Ai ka lindur me imagjinatë të kufizuar dhe arritje të kufizuar. Kështu që, është e pamundur për njeriun të arrijë kënaqësi të pakufizuar, siç e dëshiron ai me  atë lloj rezultati, që më shpesh se kurrë, disa rrugë përfundojnë me asgjë. Pas kërkimeve të çmendura të dëshirave materiale, ka mbetur vetëm ndjesia e një veljeje, që ka efekte të tjera anësore të dëmshme, ndaj dhe shoqëria po bëhet gjithnjë e më e shqetësuar.

Do ta shpjegoj këtë: në shoqëritë orientale, për shembull, veçanërisht ato nën ndikimin e fesë myslimane, gratë dhe burrat në përgjithësi janë të veçuar dhe atje, ekzistojnë mësime për të kontrolluar, në një farë mase rrjedhën e veprimtarisë seksuale midis burrave dhe grave. Si me telat me rrymë të elektricitetit, poli negativ është me ngarkesë të ndryshme nga ngarkesa e polit pozitiv. Nëse nuk ka veçim midis tyre, çfarë do të ndodhë? Rrjedha e energjisë, në vend që të marrë kursin më të vështirë dhe të kalojë nëpër disa makineri dhe aparate për ta arritur qëllimin e saj, do të bëjë një qark të shkurtër dhe do të shkatërrojë veten.

Kështu, Islami i shikon nxitjet njerëzore me dëshirën për t’i shfrytëzuar ato dhe për t’i vënë ato në dobinë e duhur. Islami beson se nëse jepet liri e pakufizuar, nxitjet dhe dëshirat do të “shpërthejnë” dhe do t’i shkatërrojnë kërkuesit e kënaqësisë.

Në kontrast, në shoqëritë ku zonjat mbahen të veçuara, vetëm një shikim për një çast i një fytyre të bukur jep kënaqësi të tillë te njerëzit e kësaj shoqërie, që juve nuk mund t’jua japë në ditët e sotme një person i/e zhveshur lakuriq, sa do i/e bukur që të jetë ai/ajo, ju jeni të mësuar tashmë me gjithnjë e më shumë lakuriqësi. Ndërsa ju avanconi në një gjendje kënaqësie, ju ndjeni gjithnjë e më pak kënaqësi, siç ndodh me alkoolin. Gllënjka e parë e alkoolit jep një kënaqësi të madhe tek ata që e përdorin atë për herë të parë, por pastaj, gradualisht përdoruesit arrijnë relativisht më pak kënaqësi. Ata bëhen përdorues gjithnjë e më të mëdhenj, deri sa bëhen alkoolistë. Alkooli pastaj bëhet vetë një burim sëmundjeje se sa një burim kënaqësie.

Kjo është saktësisht ajo që ka ndodhur te shoqëria perëndimore, në kërkim të kënaqësisë. Ata shpikën mënyra të reja në emër të lirisë, në emër të emancipimit nga të gjitha mendimet e vjetra. Por ku kanë përfunduar ata?

Unë e kam studiuar shoqërinë amerikane. Për shembull: Ajo që ka ndodhur atje ishte, se pas pak kohe ata filluan të shpikin mënyra të reja të kënaqësisë. Gjithë revistat iu kushtuan këtyre gjërave; gjithë studimet psikologjike u preokupuan me këto gjëra. Në emër të shkencës ata u thanë njerëzve të kërkonin kënaqësi në drejtime të ndryshme – të shkonin në sadizëm, të shkonin në këtë, të shkonin në atë, të lejonin homoseksualitetin, për të lejuar çfarëdo lloj shpërfytyrimi që njeriu mund të mendojë dhe t’i sjellë kënaqësi. Atyre iu thanë se nuk ka dëm, nuk ka tabu – ky ishte mesazhi i shoqërisë moderne – dhe ata e realizuan atë! Por në çfarë mase? Ata gjithmonë gjetën një fund të verbër ndaj çdo mënyre që ata ndoqën. Rrjedhimisht, një lloj çmendurie filloi të zërë vend në shoqëri. Ata ndoqën bohemianizmin; ata eksperimentuan hipizmin [hipitë]; nganjëherë ata qethin kokat, thjesht për të arritur një kënaqësi nga jeta. Dhe kjo kënaqësi filloi të dështonte pas pak kohe. Disa njerëz filluan të përdorin droga dhe i kërkonin ato kudo që mund t’i gjenin.  Megjithatë, nuk ishte e mundur që tërë vendi  të lejohej e të jepej pas drogës, kështu që, qeveria ushtroi forcën e saj pas një farë tolerimi dhe lufta vazhdoi dhe përfundimisht këta të droguar e fituan atë. Tani shoqëria amerikane është plotësisht pa përkrahje dhe në duart e njerëzve të mafias. Krimi u bë i shfrenuar në një shkallë të atillë saqë njerëzit që kërkonin një kënaqësi, do të vrisnin thjesht për hir të trillit të tyre.

Në Amerikë, kur unë isha atje pak vite më parë, ishte një stacion radioje i kushtuar tërësisht njoftimeve të vrasjeve dhe thuhej se mesatarisht çdo pesë minuta, bëhej një vrasje. Njerëzit grabiteshin dhe vriteshin, jo për arsye të urisë, e as për arsye nevojash të jetës, por thjesht për argëtim të njerëzve të mafias. Ata kërkonin kënaqësi kudo ku mund ta gjenin atë. Kjo është sëmundja e shoqërisë. Në emër të lirisë, ata vihen në pranga dhe prej tyre (për fat të keq) nuk do të çlirohen më kurrë. Këta njerëz ecin drejt shkatërrimit përfundimtar, sepse ky kërkim, ky kërkim i çmendur i kënaqësisë, i ka bërë ata plotësisht “të pavarur sipas mendimit të tyre” nuk them “të pavarur” por më saktë “të pavarur sipas mendimit të tyre” nga Zoti.

Dëshiroj të bëj një dallim të qartë ndërmjet kuptimit të fjalëve “të pavarur” (independent) dhe atij “të pavarur sipas mendimit të tyre” (undependent). Askush nuk mund të jetë i pavarur nga Zoti, por disa njerëz mund të mendojnë se ata nuk janë të varur më prej Tij, kështu që, për ata unë përdor fjalët “të pavarur nga askush” (undependent). Këta nuk kanë nevojë më për ndonjë Zot dhe materializmi i tyre po i udhëheq në shkatërrim të mëtejshëm. Ata po luftojnë për një betejë të humbur. Kërkimi i kënaqësisë që ata kanë adaptuar tashmë ka arritur në fund, dhe në vend të kënaqësisë po u jep atyre tashmë trishtim dhe asgjë tjetër.

Në Amerikë, për shembull, kanë lindur sëmundje të reja veneriane për të cilat mjekët nuk e kishin idenë më parë. Ato po përhapen me shumë shpejtësi dhe janë kaq rezistente ndaj çdo gjëje që njeriu mund të  përdorë kundër tyre, saqë ato kanë dalë plotësisht jashtë kontrollit. Po flas për urdhjen që është e lidhur me ndonjë sëmundje veneriane dhe tani, sipas fakteve të fundit dhe shifrave të publikuara nga Departamenti Amerikan i Shëndetit, 30% e popullsisë amerikane vuan nga urdhja dhe në një fazë tjetër, këta të sëmurë mund të arrijë në 60% – dhe më pastaj, kjo sëmundje mund të përfshijë tërë shoqërinë. Pra kjo do të thotë se kërkimi i kënaqësisë është bërë një burim terrori për ta. Asnjë amerikan nuk mund të ndihet i sigurt në shoqërinë e një amerikani tjetër, sepse ai nuk e di kur dhe si mund ta marrë këtë sëmundje, që po i torturon dhe po i çmend ata, që luan me nervat e tyre.

Kjo është gjendja kritike e gjërave që njerëzit nuk dëshirojnë ta shikojnë. Gjithçka që transmetohet në televizion, kudo, janë lodra dhe vallëzim i çmendur dhe shfaqje të bukurisë. Nuk më duhet t’jua shpjegoj këto gjëra juve, sepse ju mund t’i shpjegoni këto më mirë vetë. Nuk kam shumë përvojë në këto gjëra, por po përpiqem t’jua tregoj juve vetëm atë që kam parë këtu. Thjesht për t’u treguar drejtimin e këtyre gjërave këta shembuj janë plotësisht të mjaftueshëm.

Pra, cila është përgjigja? Përgjigja e vetme është kjo: kënaqësia e vërtetë, kënaqësia e qëndrueshme, lumturia e vërtetë dhe përmbushja e saj, mund të zotërohet duke vendosur marrëdhënie të secilit me Krijuesin e tij. Kjo është ajo për të cilën është krijuar njeriu. Shoqëria ka humbur drejtimin. Njeriu i ka humbur koordinatat e orientimit. Ai ka humbur qëllimin e krijimit të tij. Kështu që, përse Zoti duhet të interesohet ende për shpëtimin e njeriut, kur ai nuk i shërben qëllimit të krijimit të tij? Gjithçka është krijuar për një qëllim të caktuar dhe sipas Kuranit të Shenjtë njeriu është krijuar për t’u njohur me Zotin e tij.

Në stadet e mëparshme të jetës asnjë kafshë nuk ishte aq e zhvilluar sa të kuptonte gjërat që vetëm njeriu mund t’i kuptojë. Specia e parë që mundi të vinte në kontakt me Krijuesin e saj, ishte në formën e njeriut, domethënë kontakti i drejtpërdrejtë dhe i ndërgjegjshëm. Ja se çfarë na thotë Kurani i Shenjtë:të ndjekim këtë qëllim, të arrijmë Zotin sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të qëndrojmë me Të; të jetojmë me Të; të ndiejmë afërsinë e Tij; e kështu me radhë. Kurani i Shenjtë na mëson se kjo është përmbajtja e kënaqësisë, kjo është kënaqësia.  Ai na mëson gjithashtu se duke jetuar pranë Zotit ju bëheni fisnikë, sepse Ai është Fisnik.

Mënyra e vetme për të përmirësuar një shoqëri është duke e sjellë këtë shoqëri më pranë Zotit, sepse Zoti u përket të gjithë njerëzve, të çdolloj ngjyre qofshin ata. Kështu që, ata që i përkasin Allahut kanë dhembshuri për të gjithë njerëzit. Ata nuk bëjnë dallim midis të bardhëve dhe të zinjve, midis jugorëve dhe veriorëve, midis perëndimorëve dhe lindorëve, sepse ata i përkasin Zotit. Kështu që mënyra e vetme për të edukuar njerëzimin është të kthehet te Zoti. Ky është mesazhi im për ju,  bëjeni atë tashti, sa më shpejt që të jetë e mundur!

Unë shikoj gjithashtu një betejë të humbur në këto pak ditë që kam qenë edhe në Australi. Por nuk e kam humbur shpresën, sepse nuk është në natyrën e njeriut ta humbasë atë për aq kohë sa ai mund të lutet; për aq kohë sa Allahu mund të na dëgjojë me mëshirë, ne nuk mund ta humbasim shpresën aspak, por gjërat janë në gjendje shumë të keqe për të thënë më të paktën.

(Revista Review of Religions, prill 2009, Vëll. 104, Nr. 4, f. 28-32, botuar nga Al Shirkatul Islamiyyah, ISSN No: 0034-6721, Londër)

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp