Folësi është i nderuar me komunikimin dhe shpalljen Hyjnore
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Kapitujt (Lexoni kapitujt Online)
  1. Pohimi dhe argumenti duhet të jenë nga Libri i Shenjtë
  2. PYETJA I – Cilat janë tri gjendjet e njeriut?
  3. Viti dyzet i jetës suaj mund të jetë shumë i bekuar
  4. Shpirti është krijesë
  5. Zhvillimi gradual i njeriut
  6. Kuptimi i vërtetë i Islamit
  7. Dallimi mes gjendjeve instinktive dhe morale
  8. Përgënjeshtrimi i doktrinës që ndalon therjen a mbytjen e kafshëve
  9. Tri stadet e reformimit
  10. Ardhja e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. në kohën më të nevojshme të reformimit
  11. Gjendjet instinktive, nëse mbahen në ekuilibër, shndërrohen në morale
  12. Moralet e vërteta
  13. Reformimi i parë – gjendjet natyrore
  14. Ndalimi i mishit të derrit
  15. Gjendjet morale të njeriut
  16. Moralet që aftësojnë njeriun për të hequr dorë nga mëkatet
  17. Pesë ilaçe për të qenë i dëlirë
  18. Moralet lidhur me mirëbërësinë
  19. Trimëria e vërtetë
  20. Vërtetësia
  21. Durimi
  22. Dhembshuria
  23. Kërkimi i një qenieje më të lartë
  24. Arsyeja pse Profeti i Shenjtë s.a.v.s. u shfaq në Arabi
  25. Mirësia e Kuranit Famëlartë ndaj botës
  26. Argumente për ekzistencën e Zotit të Madhërishëm
  27. Cilësitë e Zotit të Madhërishëm
  28. Gjendjet shpirtërore
  29. Një lutje e bukur
  30. Kuptimi i pijeve me kamfur dhe xhenxhefil
  31. Mjeti për të krijuar lidhje të përsosur shpirtërore me Zotin e Madhërishëm
  32. PYETJA II – Çfarë ndodh me njeriun pas vdekjes?
  33. PYETJA III – Cilat janë qëllimet e jetës së kësaj bote dhe si mund të arrihen ato?
  34. PYETJA IV – Cili është zbatimi praktik i Sheriatit në këtë jetë dhe pas kësaj jete?
  35. Urtësia e betimeve të Allahut në gjëra të ndryshme
  36. PYETJA V – Cilat janë mjetet për të arritur dijen dhe njohjen ndaj Zotit?
  37. Natyra e ndërgjegjes njerëzore
  38. Çfarë është shpallja Hyjnore?
  39. Folësi është i nderuar me komunikimin dhe shpalljen Hyjnore
  40. Shpallja e Zotit të Madhërishëm është mjeti për të arritur dijen e përsosur
  41. Dy periudha të jetës së Profetit Muhammed s.a.v.s.
  42. Qëllimi i luftërave të Profetit Muhammed s.a.v.s.
Related Contents from Topics

Unë do të bëja padrejtësi ndaj njerëzimit, nëse nuk do të tregoja këtu që pozitën që sapo e kam përshkruar dhe gradën e komunikimit me Zotin që sapo e kam shpjeguar, Zoti me mirësinë e Tij ma ka dhuruar mua, që unë t’u jap shikimin të verbërve dhe t’u tregoj kërkimtarëve adresën e Atij që e kanë humbur dhe t’u jap pranuesve të së vërtetës lajmin e mirë të këtij Burimi të shenjtë, për të cilin shumë flasin, por pak e gjejnë.

Unë dua t’i siguroj dëgjuesit që Ai Zot që i jep njeriut shpëtimin dhe lumturinë e përhershme, kurrsesi nuk mund të gjendet, përveçse duke ndjekur Kuranin Famëlartë. Ah sikur njerëzit ta shohin atë që unë e kam parë, ta dëgjojnë atë që unë e kam dëgjuar, dhe të braktisin tregimet dhe të vrapojnë drejt realitetit! Ai burim i dijes së përsosur me të cilin ju mund ta shihni Zotin, ai ujë, pastrues i llumit, që do t’ju largojë të gjitha dyshimet, ajo pasqyrë që ju jep mundësi për të parë Zotin, është pikërisht komunikimi me Zotin dhe shpallja prej Tij që sapo e kam përmendur. Ai që ka etjen në shpirt për të gjetur të vërtetën, le të çohet dhe le ta kërkojë.

Unë sinqerisht ju them të vërtetën, nëse shpirtrat do të kenë kërkimin e sinqertë, nëse zemrat do të kenë etjen e vërtetë, njerëzit patjetër do ta kërkojnë mënyrën dhe do të nisen në kërkim të kësaj rruge. Por si mund të hapet kjo rrugë dhe me çfarë mjeti mund të hiqet pengesa? Unë i siguroj të gjithë kërkimtarët se është vetëm Islami që u jep lajmin e mirë të kësaj rruge. Popujt e tjerë prej kohësh e kanë quajtur të vulosur shpalljen e Zotit.

Por jini të sigurt se kjo vulosje nuk është prej Zotit, por është një justifikim që krijon vetë njeriu për shkak të privimit prej saj. Dhe jini të sigurt që ashtu siç nuk është e mundur të shohim pa sy, ose të dëgjojmë pa veshë, ose të flasim pa gjuhë, në të njëjtën mënyrë, nuk është e mundur të shohim pa Kuran Fytyrën e Atij të Dashuri. Isha i ri dhe tani jam plakur, por nuk kam gjetur asnjë që të ketë pirë kupën e njohjes së qartë Hyjnore, përveçse me këtë burim të shenjtë.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem