Cilësitë e Zotit të Madhërishëm
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Kapitujt (Lexoni kapitujt Online)
  1. Pohimi dhe argumenti duhet të jenë nga Libri i Shenjtë
  2. PYETJA I – Cilat janë tri gjendjet e njeriut?
  3. Viti dyzet i jetës suaj mund të jetë shumë i bekuar
  4. Shpirti është krijesë
  5. Zhvillimi gradual i njeriut
  6. Kuptimi i vërtetë i Islamit
  7. Dallimi mes gjendjeve instinktive dhe morale
  8. Përgënjeshtrimi i doktrinës që ndalon therjen a mbytjen e kafshëve
  9. Tri stadet e reformimit
  10. Ardhja e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. në kohën më të nevojshme të reformimit
  11. Gjendjet instinktive, nëse mbahen në ekuilibër, shndërrohen në morale
  12. Moralet e vërteta
  13. Reformimi i parë – gjendjet natyrore
  14. Ndalimi i mishit të derrit
  15. Gjendjet morale të njeriut
  16. Moralet që aftësojnë njeriun për të hequr dorë nga mëkatet
  17. Pesë ilaçe për të qenë i dëlirë
  18. Moralet lidhur me mirëbërësinë
  19. Trimëria e vërtetë
  20. Vërtetësia
  21. Durimi
  22. Dhembshuria
  23. Kërkimi i një qenieje më të lartë
  24. Arsyeja pse Profeti i Shenjtë s.a.v.s. u shfaq në Arabi
  25. Mirësia e Kuranit Famëlartë ndaj botës
  26. Argumente për ekzistencën e Zotit të Madhërishëm
  27. Cilësitë e Zotit të Madhërishëm
  28. Gjendjet shpirtërore
  29. Një lutje e bukur
  30. Kuptimi i pijeve me kamfur dhe xhenxhefil
  31. Mjeti për të krijuar lidhje të përsosur shpirtërore me Zotin e Madhërishëm
  32. PYETJA II – Çfarë ndodh me njeriun pas vdekjes?
  33. PYETJA III – Cilat janë qëllimet e jetës së kësaj bote dhe si mund të arrihen ato?
  34. PYETJA IV – Cili është zbatimi praktik i Sheriatit në këtë jetë dhe pas kësaj jete?
  35. Urtësia e betimeve të Allahut në gjëra të ndryshme
  36. PYETJA V – Cilat janë mjetet për të arritur dijen dhe njohjen ndaj Zotit?
  37. Natyra e ndërgjegjes njerëzore
  38. Çfarë është shpallja Hyjnore?
  39. Folësi është i nderuar me komunikimin dhe shpalljen Hyjnore
  40. Shpallja e Zotit të Madhërishëm është mjeti për të arritur dijen e përsosur
  41. Dy periudha të jetës së Profetit Muhammed s.a.v.s.
  42. Qëllimi i luftërave të Profetit Muhammed s.a.v.s.
Related Contents from Topics
cilesite e Zotit

Sollëm si shembuj disa argumente të ekzistencës së Zotit. Pas kësaj, duhet të dimë edhe cilësitë e Zotit, drejt të cilit na thërret Kurani Famëlartë. Ai thotë:

ہُوَ اللّٰہُ الَّذِیۡ لَاۤ اِلٰہَ اِلَّا ہُوَ ۚ عٰلِمُ الۡغَیۡبِ وَ الشَّہَادَۃِ ۚ ہُوَ الرَّحۡمٰنُ الرَّحِیۡمُ ﴿۲۳﴾ 1

مٰلِکِ یَوۡمِ الدِّیۡنِ ؕ﴿۴﴾ 2

اَلۡمَلِکُ الۡقُدُّوۡسُ السَّلٰمُ الۡمُؤۡمِنُ الۡمُہَیۡمِنُ الۡعَزِیۡزُ الۡجَبَّارُ الۡمُتَکَبِّرُ 3

ہُوَ اللّٰہُ الۡخَالِقُ الۡبَارِئُ الۡمُصَوِّرُ لَہُ الۡاَسۡمَآءُ الۡحُسۡنٰی ؕ یُسَبِّحُ لَہٗ مَا فِی السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضِ ۚ وَ ہُوَ الۡعَزِیۡزُ الۡحَکِیۡمُ ﴿٪۲۵﴾ 4

عَلٰی کُلِّ شَیۡءٍ قَدِیۡرٌ 5

رَبِّ الۡعٰلَمِیۡنَ ۙ﴿۲﴾ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ ۙ﴿۳﴾ مٰلِکِ یَوۡمِ الدِّیۡنِ ؕ﴿۴﴾ 6

اُجِیۡبُ دَعۡوَۃَ الدَّاعِ اِذَا دَعَانِ 7

اَلۡحَیُّ الۡقَیُّوۡمُ 8

قُلۡ ہُوَ اللّٰہُ اَحَدٌ ۚ﴿۲﴾ اَللّٰہُ الصَّمَدُ ۚ﴿۳﴾ لَمۡ یَلِدۡ ۬ۙ وَ لَمۡ یُوۡلَدۡ ۙ﴿۴﴾ وَ لَمۡ یَکُنۡ لَّہٗ کُفُوًا اَحَدٌ ٪﴿۵﴾ 9

Zoti është i Vetëm, pa ortak dhe askush tjetër përveç Atij nuk është i denjë për t’u adhuruar dhe për t’iu nënshtruar. Kjo është dhënë si argument, sepse po të mos ishte kështu, mundej që fuqia e rivalit të pushtonte fuqinë e Tij dhe në këtë rast, të qenët Zot gjithmonë do të mbetej e rrezikuar. Dhe kjo që tha se përveç Atij askush nuk është i denjë të adhurohet, do të thotë që Ai është aq i përsosur dhe atributet e Tij janë kaq të larta e të përsosura, saqë nëse do të zgjidhnim një zot nga universi, të pajisur me atribute të përsosura, ose të përfytyronim cilësitë më të mira dhe më të larta Hyjnore, atëherë më i larti që nuk ka asnjë të dytë, do të dalë pikërisht ky Zot, prandaj, të shoqërosh qoftë edhe një gjë të vogël me Të, është padrejtësi. Më pas tha: Ai është i Dijshmi i së padukshmes. Kjo do të thotë se Vetëm Ai e di Qenien e Tij, dhe askush tjetër nuk mund ta përfshijë Atë me dije. Ne mund të shohim skajet e diellit, të hënës dhe të çdo krijese tjetër, por nuk mund të shohim skajet e Zotit. Më pas tha:

عَالِمُ الشَّھَادَۃٌ  Ai është i Dijshmi i së dukshmes. Kjo do të thotë se asgjë nuk është e fshehur në shikimin e Tij. Nuk është e mundur që duke qenë Zot, Ai të mbetet i paditur ndaj gjërave, përkundrazi, Ai sheh çdo grimcë të kësaj bote, gjë që njeriu nuk mundet. Ai e di se kur do ta zhbëjë këtë sistem dhe do të shkaktojë kiametin. Përveç Atij askush nuk e di se kur do të ndodhë kjo. Andaj, është pikërisht Zoti që i di të gjitha kohërat. Më pas tha:

ہُوَ الرَّحۡمٰنُ

Ai është i Gjithëmëshirshmi (Er-Rahman).

Kjo do të thotë se Ai përgatiti dhe rregulloi të gjitha mjetet e rehatisë për gjallesat, përpara se ato të bënin ndonjë vepër ose të lindin, pra për shkak të mëshirës së Tij dhe jo për shkak të ndonjë vepre të ndonjë krijese. Ai ka krijuar diellin, Tokën dhe të gjitha gjërat e tjera, përpara se të vinin në dritë veprat tona. Një dhuratë e tillë sipas librit të Zotit vjen nga atributi i Tij i Gjithëmëshirshëm dhe për këtë arsye Ai quhet Rahman. Më pas tha se Ai është الرَّحِیْمُ Mëshirëbërësi (Er-Rahim), që do të thotë se Ai jep shpërblimet më të mira për veprat e mira dhe nuk i mohon mundin askujt dhe për shkak të kësaj cilësie, ai quhet Rahim. Më pas tha:

مٰلِکِ یَوۡمِ الدِّیۡنِ 10

Ai ka mbajtur në dorë rezultatin e çdo gjëje. Ai nuk ka asnjë shoqërues, që t’i ketë dorëzuar ose t’i dorëzojë në të ardhmen sundimin e Tokës dhe të qiejve dhe të gjitha çështjet e tjera, për t’u mënjanuar më pas ose për të hequr dorë nga aftësia e Vet. Ai vijon:

اَلۡمَلِکُ الۡقُدُّوۡسُ 11

Ai është Mbreti që nuk ka ndonjë njollë prej dobësie. Dihet që mbretërit tokësorë nuk janë pa dobësi. Për shembull, nëse i gjithë populli mërgon dhe shkon në një shtet tjetër, mbi kë do të mbretërojë mbreti? Nëse vendin e pushton thatësira, mbretëria nga do t’i ketë të ardhurat? Nëse populli rebelohet dhe i kërkon të provojë epërsinë mbi ta, çfarë aftësie të veçantë do t’u tregojë mbreti? Mbretëria e Zotit nuk është e tillë. Ai mund të shkatërrojë gjithçka përnjëherë dhe mund të krijojë krijesa të tjera. Po të mos ishte Krijuesi dhe i Plotfuqishmi i tillë, Ai nuk do të mund ta ruante mbretërinë e Tij, përveçse me dhunë. Dhe një Zot i tillë si mund të siguronte një botë tjetër, duke i falur njerëzit njëherë dhe duke u dhënë shpëtimin? Mos vallë do të rrëmbente sërish njerëzit e shpëtuar dhe mizorisht do t’ua mohonte faljen që u kishte dhënë më parë?! Në këto raste të qenët Zot do të provohej me të meta dhe Ai do të ishte si mbretërit tokësorë, të cilët vendosin ligjet për botën e tyre, hidhërohen edhe për gjëra të vogla, dhe kur i kap egoizmi dhe shohin se nuk ka rrugëdalje përveçse me dhunë, dhunën e konsiderojnë të drejtën e tyre. Për shembull, mbretërit e kësaj bote konsiderojnë të lejuar shkatërrimin e udhëtarëve të një varke, për të shpëtuar një anije, por Zoti nuk duhet të ketë pamundësi të tilla. Shkurt, nëse Zoti nuk do të ishte i Plotfuqishëm dhe Krijues nga asgjëja, do t’i duhej të luante rolin e mbretërve të dobët e të përdorte dhunën në vend të plotfuqisë, ose atë të gjyqtarit, për t’i thënë më pas lamtumirë Qenies së Tij si Zot. Në të vërtetë, anija e Zotit lundron me të gjitha fuqitë mbi drejtësinë e vërtetë.

Më pas tha: السَّلَامُ Ai është es-Selam. Pra, Zoti jo vetëm që është i pastër nga çdo e metë dhe i lirë nga çdo vështirësi e vuajtje, por është edhe Siguridhënësi. Zoti duhet ta ketë edhe këtë veti, sepse nëse Ai Vetë hyn në vështirësi, vritet nga duart e njerëzve dhe dështon në planet e Tij, si mund të qetësohen zemrat e njerëzve duke parë shembullin e Tij të keq dhe si mund të besojnë me siguri se një Zot i tillë patjetër do t’i shpëtojë nga vështirësitë?! Për këtë arsye, Zoti i Madhërishëm për zota të rremë thotë:

اِنَّ الَّذِیۡنَ تَدۡعُوۡنَ مِنۡ دُوۡنِ اللّٰہِ لَنۡ یَّخۡلُقُوۡا ذُبَابًا وَّ لَوِ اجۡتَمَعُوۡا لَہٗ ؕ وَ اِنۡ یَّسۡلُبۡہُمُ الذُّبَابُ شَیۡئًا لَّا یَسۡتَنۡقِذُوۡہُ مِنۡہُ ؕ ضَعُفَ الطَّالِبُ وَ الۡمَطۡلُوۡبُ ﴿۷۴﴾ مَا قَدَرُوا اللّٰہَ حَقَّ قَدۡرِہٖ ؕ اِنَّ اللّٰہَ لَقَوِیٌّ عَزِیۡزٌ ﴿۷۵﴾ 12

Ata që ju i keni marrë si zota, nuk mund të krijojnë as edhe një mizë, edhe sikur të mblidhen të gjithë për të bashkëpunuar. Madje, nëse miza u rrëmben diçka atyre, ata nuk kanë fuqi as të rimarrin gjënë e tyre nga miza. Ja, adhuruesit e tyre janë të dobët nga mendja, kurse ata vetë janë të dobët nga fuqitë. A mund të jenë zota, të tillët?! Zoti është më i Plotfuqishmi se çdo i fuqishëm, Mbizotëruesi i të gjithëve dhe askush nuk mund ta zërë ose ta vrasë Atë. Ata që ndjekin gabime të tilla në besim, nuk e kanë vlerësuar Zotin dhe nuk e dinë se si duhet të jetë Ai.

Më pas tha: Ai është Paqedhënësi dhe Vetë shfaq provat e përsosurisë dhe të njëshmërisë së Tij. Kjo tregon se besimtari i Zotit të vërtetë nuk turpërohet në asnjë mbledhje, sepse ka argumente të pathyeshme, dhe nuk do të turpërohet as përpara Zotit. Kurse besimtari i një zoti të sajuar mbetet në hall të madh, sepse në vend që të japë argumente, çdo gjë të kotë e quan sekret, që të mos turpërohet, dhe tenton t’i fshehë gabimet e provuara.

Më pas tha:

الۡمُہَیۡمِنُ الۡعَزِیۡزُ الۡجَبَّارُ الۡمُتَکَبِّرُ 13

Ai është Mbrojtësi i të gjithëve, Mbizotëruesi, Rregulluesi i punëve të prishura dhe tërësisht i Vetëmjaftueshëm. Dhe vijon:

ہُوَ اللّٰہُ الۡخَالِقُ الۡبَارِئُ الۡمُصَوِّرُ لَہُ الۡاَسۡمَآءُ الۡحُسۡنٰی 14

Ai Zot është Krijuesi i trupave, Krijuesi i shpirtrave, Formuesi i njeriut në mitër, të gjithë emrat e bukur që mund të imagjinohen, i përkasin Atij. Dhe thotë:

یُسَبِّحُ لَہٗ مَا فِی السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضِ ۚ وَ ہُوَ الۡعَزِیۡزُ الۡحَکِیۡمُ 15

Edhe popujt e qiellit e përkujtojnë Atë me nderime, edhe popujt e Tokës. Ky ajet na jep shenjë që ka popuj edhe në trupa të tjerë qiellorë dhe se edhe ata janë të obliguar të zbatojnë udhëzimet e Zotit. Më pas Ai tha:

عَلٰی کُلِّ شَیۡءٍ قَدِیۡرٌ 16

Zoti është i Plotfuqishëm. Kjo u sjell qetësi adhuruesve, sepse nëse Zoti do të ishte i pafuqishëm, çfarë shprese mund të kishin ata prej Tij?! Më pas thotë:

رَبِّ الۡعٰلَمِیۡنَ ۙ﴿۲﴾ الرَّحۡمٰنِ الرَّحِیۡمِ ۙ﴿۳﴾ مٰلِکِ یَوۡمِ الدِّیۡنِ ؕ﴿۴﴾ 17

اُجِیۡبُ دَعۡوَۃَ الدَّاعِ اِذَا دَعَانِ 18

Ai Zot është Krijuesi dhe Mbajtësi i të gjitha botëve, është i Gjithëmëshirshëm dhe Mëshirëbërës. Ai është Sunduesi i ditës së gjykimit. Këtë veti Ai nuk ia ka dhënë askujt. Ai dëgjon lutjen e çdo lutësi dhe i përgjigjet duke i pranuar lutjet. Më pas tha:

اَلۡحَیُّ الۡقَیُّوۡمُ 19

Ai është i Përjetshmi, Jeta e të gjitha jetëve, Mbështetja e çdo qenieje. Arsyeja pse na tregoi këtë veti të Tij është se nëse Ai nuk do të ishte i Përjetshëm, do të kishim frikë për jetën e Tij se mos vallë vdes përpara nesh.

Më pas tha: Ai Zot është i Vetmi, as nuk është i lindur dhe as nuk ka lindur dikë, dhe dikush tjetër as nuk është i barabartë dhe as homogjen me Të.

Nuk duhet harruar që kur njeriu beson në unitetin e saktë të Zotit, duke mos shtuar e duke mos pakësuar diçka në të, është drejtësia që ai bën ndaj Krijuesit të tij të Vërtetë. Kemi parashtruar mësimet e Islamit nga Kurani Famëlartë mbi moralin. Parimi kryesor i tyre është që Zoti i Madhërishëm na udhëzon të ruajmë çdo moral a virtyt edhe nga teprica, edhe nga mangësia. Ai e quan moral atë që nuk kalon kufijtë e duhur. Dihet që mirësia e vërtetë është ajo që gjendet në mes të dy skajeve, që nuk është as e tepruar dhe as e mangët. Çdo shprehi jona që qëndron në mes këtyre dy skajeve, na stolit me moralin. E mesmja është të dini kohën dhe vendin e duhur për veprën tuaj. Për shembull, nëse një bujk mbjell farën parakohe ose paskohe, në të dyja rastet ai nuk e ndjek të mesmen. Mirësia, vërtetësia, urtësia e gjitha është në të mesmen, kurse e mesmja është njohja e momentit. Ose mund të kuptoni që e vërteta gjithmonë është mes dy të rremeve dhe pa dyshim, zbatimi i momentit të duhur e mban njeriun gjithmonë në mes. Kurse e mesmja për njohjen ndaj Zotit është që duke përshkruar atributet e Tij, as nuk duhet të mohoni disa prej tyre, dhe as nuk duhet ta cilësoni Zotin si gjërat fizike. Kjo pikërisht është metoda që ka ndjekur Kurani Famëlartë për të përshkruar Zotin. Kështu që, Kurani thotë se Zoti sheh, dëgjon, di, flet, komunikon, por që njerëzit të mos e ngjasojnë Atë me krijesat, ai gjithashtu e ruan duke pohuar:

لَیۡسَ کَمِثۡلِہٖ شَیۡءٌ 20

فَلَا تَضۡرِبُوۡا لِلّٰہِ الۡاَمۡثَالَ 21

Askush nuk është i ngjashëm me Zotin, as në Qenien e Tij, as në atributet e Tij. Mos nxirni shembuj të Tij nga krijesat. Pra, të besosh Qenien e Zotit midis ngjasimit dhe hyjnizimit është e mesmja e vërtetë. Prandaj, të gjitha mësimet e Islamit janë të rrugës së mesme. Edhe surja El-Fatiha udhëzon për rrugën e mesme, sepse Zoti i Madhërishëm thotë:

غَیۡرِ الۡمَغۡضُوۡبِ عَلَیۡہِمۡ وَ لَا الضَّآلِّیۡنَ 22

Kjo është një lutje për të qenë në rrugën e atyre që Zoti i ka bekuar, dhe jo në rrugën e atyre që tërhoqën zemërim dhe as të atyre që devijuan. Shprehja “ata që tërhoqën zemërim” nënkupton njerëzit që përdorin fuqinë e zemërimit kundër Zotit, duke ndjekur fuqitë kafshërore, kurse “të devijuarit” nënkupton ata që ndjekin shthurjen. Ndërsa rruga e mesme është ajo e atyre “të cilët Zoti i ka bekuar”. Kështu që, Kurani Famëlartë sjell udhëzimin për rrugën e mesme për këtë umet të bekuar. Në Tevrat Zoti vuri theksin te hakmarrja, në Ungjill theksoi faljen, kurse muslimanëve u dha mësimin për të ndjekur të përshtatshmen dhe të mesmen, siç Zoti i Madhërishëm tha:

وَ کَذٰلِکَ جَعَلۡنٰکُمۡ اُمَّۃً وَّسَطًا 23

Ne ju kemi bërë ndjekës të së mesmes dhe ju dhamë mësimin e rrugës së mesme. Andaj, të bekuar janë ata që ndjekin rrugën e mesme.

خَیْرُالْاُمُورِ اَوْسَطُھَا۔

[“Rruga e mesme është më e mira.”] [24]


[1] “Ai është Allahu, nuk ka të adhuruar tjetër përveç Atij. I Dijshmi i së padukshmes dhe i së dukshmes. Ai është i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëbërësi.” (El-Hashr 59:23).
[2] “…Sunduesit të ditës së gjykimit.” (El-Fatiha 1:4).
[3] “Ai është Mbreti, i Shenjti, Paqja, Paqedhënësi, Strehuesi, i Plotfuqishmi, Ndreqësi, Krenari”. (El-Hashr 59:24).
[4] “Ai është Allahu, Krijuesi, Filluesi, Formuesi. Ai i ka emrat më të bukur. Atë e përkujton gjithçka që është në qiej e në tokë. Dhe Ai është i Plotfuqishmi, i Urti.” (El-Hashr 59:25).
[5] “… është i Plotfuqishëm mbi çdo gjë që dëshiron.” (El-Bekare 2:21).
[6] “Lavdia është e Allahut, Zotit të botëve; të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit; Sunduesit të ditës së gjykimit.” (El-Fatiha 1:2-4).
[7] “I përgjigjem lutjes së lutësit, kur ai Më lutet.” (El-Bekare 2:187).
[8] “I Gjalli, i Qëndrueshmi.” (El-Bekare 2:256).
[9] “Thuaj: Ai, Allahu është i Vetëm. Allahu është i Pavaruri. Ai nuk ka lindur (askënd) dhe as nuk është i lindur. Askush nuk ka qenë asnjëherë i barabartë me Të.” (El-Ikhlas 112:2-5).
[10] “(Lavdia është e Allahut), Sunduesit të ditës së gjykimit.” (El-Fatiha 1:4).
[11] “Ai është Mbreti, i Shenjti.” (El-Hashr 59:24).
[12] “Ata që ju thirrni në vend të Allahut, kurrë nuk do të krijojnë dot as (edhe) një mizë, edhe sikur të bashkohen për (ta bërë) këtë. Madje, nëse miza u rrëmben diçka, ata nuk do ta rimarrin dot prej saj. Sa të dobët qenkan kërkuesi dhe i kërkuari! Nuk e vlerësuan Allahun, siç duhej vlerësuar Ai. Sigurisht, Allahu është i Forti, i Plotfuqishmi.” (El-Haxh 22:74-75).
[13] “Ai është … Strehuesi, i Plotfuqishmi, Ndreqësi, Krenari”. (El-Hashr 59:24).
[14] “Ai është Allahu, Krijuesi, Filluesi, Formuesi. Ai i ka emrat më të bukur.” (El-Hashr 59:25).
[15] “Atë e përkujton gjithçka që është në qiej e në tokë. Dhe Ai është i Plotfuqishmi, i Urti.” (El-Hashr 59:25).
[16] “… është i Plotfuqishëm mbi çdo gjë që dëshiron.” (El-Bekare 2:21).
[17] “Lavdia është e Allahut, Zotit të botëve; të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit; Sunduesit të ditës së gjykimit.” (El-Fatiha 1:2-4).
[18] “I përgjigjem lutjes së lutësit, kur ai Më lutet.” (El-Bekare 2:187).
[19] “I Gjalli, i Qëndrueshmi.” (El-Bekare 2:256).
[20] “Asgjë nuk i shëmbëllen Atij.” (Esh-Shura 42:12)
[21] “Pra, mos i bëni shëmbëlltyra Allahut.” (En-Nahl 16:75).
[22] “…që nuk tërhoqën zemërim dhe që nuk devijuan.” (El-Fatiha 1:7).
[23] “Kështu pra, ju kemi bërë një popull të baraspeshuar”. (El-Bekare 2:144).
[24] Ebī Abdilah el-Kurtubī, “El-Xhāmiul-Ahkām el-Kurān”, vëllimi II, boton: “Muessesetur-Risāleh”, Bejrut, 1427 h./ 2006, fq. 434.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp