
Veprat mund të ndahen edhe në mënyra të tjera. Për shembull, janë katër lloje mirësish. Së pari, ato mirësi të cilat i sjellin dobi atij që i bën dhe gjithashtu, edhe të tjerëve. Këto, nganjëherë, njeriu nuk i bën vetëm nga inati (i atyre që mund të përfitojnë), andaj ai duhet të shqyrtojë herë pas here që mos të sillet në këtë mënyrë.
Së dyti, janë ato mirësi që nuk i sjellin ndonjë dobi personit që i bën, por ato janë të dobishme për të tjerët.
Së treti, ato mirësi të cilat nëse nuk i bën, vetes nuk i sjell as dobi e as dëm, por të tjerët dëmtohen nga ato.
Së katërti, ato mirësi të cilat nëse njeriu i bën, i sjellin ndonjë dëm vetes, por të tjerëve u sjellin dobi. Edhe këto vepra, nëse njeriu i shqyrton duke i ndarë në grupe, kontrolli i tyre bëhet më i lehtë për të. Në të njëjtën mënyrë, mund të kategorizohen edhe ndalimet.